Hidhu te lënda

KOSOVA: NJE NGA 34 APO 193 SHTETET ANTARE TE OKB

by më 04/04/2007

1.
Ne keto dy dekadat e fundit,pas “Luftes se Ftohte”, ne kuadrin e Rendit te Ri Boteror, ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara jane pranuar 33 shtete, qe i takon rreth 20 per qind te antareve te saj, ku,pjesa me e madhe e tyre, jane nga kontineti Europian.
Ky fakt tregon se OKB eshte ende e hapur per te pranuar antare te rinj dhe, nisur nga kjo, pritet qe te hedhin edhe nje hap tjeter, antaresimin e Kosoves, qe tashme e ka Protektoriat Nderkombetar te saj dhe ceshtje te shtruar per zgjidhje ne Keshillin e Sigurimit.
Ne kete kuader a do te jete Kosova shteti i 34-t antar i Kombeve te Bashkuara, nderkohe qe 10 prej ketyre shteteve e kane siperfaqen me te vogel si: Lihtenshtej-ni,Ishujt Marshall,San Marino,Andorra, Monako,Palau,Kiribati,Nauru,Tonga e Tuvalu, ndersa 16 prej tyre e kane popullsine me te vogel si: Lihtenshtejni, Namibia, Estonia, Mikronezia, Ishujt Marshall,San Marino,Andorra,Monako,Maqedo-nia,Palau,Kiribati,Nauru,Tonga, Tuvalu,Timori Lindor e Mali i Zi.

2.
Nder keto 33 shtete te reja,disa prej tyre jane integruar ne organizata te rendesi-shme si, ne Bashkimin Europian 6 shtete: Estonia, Sllovenia, Letonia, Lituania, Cekia, Sllovakia, ndersa ne NATO 6 shtete: Sllovenia,Cekia, Sllovakia, Estonia, Lituania,Letonia dhe aspirojne me 2008 Kroacia e Maqedonia, me 2009 Gjeorgjia dhe me 2010 Mali i Zi.
Ne Organizaten e Zhvillimit e Bashkepunimit Ekonomik bejne pjese: Cekia,Sllovakia, Koreja e Jugut dhe Zvicra.
Ne Organizaten Boterore te Tregtise: Cekia, Sllovakia, Letonia, Estonia, Lituania,Koreja e Jugut, Zvicra, Kroacia,Maqedonia,Armenia, Gjeorgjia, Lihtenshtejni, Namibia,Kroacia,Kirgistani.
Nga keto shtete, 20 prej tyre, bejne pjese ne Keshillin e Europes: Zvicra, Lihtenshtejni,San Marino, Estonia, Lituania, Letonia,Sllovakia, Cekia,Andorra, Sllovenia, Moldavia, Maqedonia,Kroacia,Gjeorgjia,Armenia, Azerbajxhani,Bosnje-Hercegovina, Monako, Serbia, Mali i Zi.
Kurse ne Organizaten e Sigurimit e Bashkepunimit Europian jane 25 shtete, qe i takon me shume se dy te tretat e tyre.
Pra, ne kohen e sotme, keto shtete, qe kane me pak se dy dekada qe jane bere antare te OKB-se kane arritur te hyjne ne organizatat me te rendesishme te planetit, cka eshte e mundur qe edhe Kosova, menjehere pas Pavaresise se saj te jete ne disa prej tyre si ne OSBE, Keshillin e Europes, kandidate e mundshme per ne NATO e BE, etj. Biles, ceshtja shtrohet edhe keshtu: Cili nga keto organizma nderkombtar do t’i japin paraprakisht, te pakten, statusin e vezhguesit ne gjirin e tyre, edhe Kosoves?

3.

Nga viti 1992 deri me 2006,ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, jane antaresuar Sllovenia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi ,pas shperberjes se ish Jugosllavise artificiale, ndersa Kosova ende ka mbetur Protektoriat Nderkombetar i saj.

Cilesojme nje fakt: Maqedonia, Sllovenia e Mali i Zi e kane popullsine me te vogel se Kosova.
Apo tjetra: Te gjitha shtetet kufitare te saj: Shqiperia, Serbia, Maqedonia e Mali i Zi jane antare te OKB-se dhe ka mbetur vetem Kosova pa e marre Pavaresine e merituar,biles po i stergjatet tranzicioni i standarteve dhe “kupola” e Protektoriatit Nderkombetar dhe, me keq e me rende, Serbia po don ta mbaje ende si koloni te saj!

Ne kuadrin e shperberjes se ish-Jugosllavise, ketij “Bashkimi Sovjetik” te vogel ne Ballkan, i takon edhe Kosoves te jete antari i 34-te dhe, njekohesisht, edhe antari i 193-te i Organizates se Kombeve te Bashkuara.
Nuk mund te kete reformim te OKB-se ne kete vit pa nje qendrim te drejte ndaj Kosoves, pasi edhe ky eshte nje barometer tregues se ky institucion nderkombetar po ecen me ritmet e reja te Mijevjecarit te Trete.

4.
Ne vitin 1999, me ndermarrjen e “Luftes se Kosoves” nga NATO, nuk kishim, natyrisht, nje “Lufte te Trete Boterore”, por as kjo lufte e vecante nuk e ndryshoi Boten e sotme e te neserme, por ama duhet te bindemi per nje fakt tjeter: Qe kjo lufte tregoi se sa shume ka ndryshuar Bota e sotme ne ecjen e saj drejt te nesernes.
Vecse kjo duhet te kaloje nje prove te madhe e te veshtire: Kosova te jete shteti i 34 antar i OKB-se ne keto dy dekadat e fundit dhe, perndryshe, shteti i 193-te antar i saj.

Ramiz Lushaj
Drejtor Ekzekutiv i Qendres Shqiptare te Studimeve
Amerikane e Britanike – Tirane

About these ads

From → Uncategorized

Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

%d bloggers like this: