Hidhu te lënda

KOSOVA, ME ELEMENTET TERESOR TE PAVARESISE NE VESHTRIMIN HISTORIKO- POLITIK TE RAMIZ LUSHAJ

by më 30/08/2007

Nga Gjon Necaj
Libri i Ramiz Lushaj“Kosova me elementet teresor te Pavaresise” eshte nje liber i duhur dhe ne kohen e duhur, ku, autori Ramiz Lushaj, sjell per lexuesit veshtrime historiko-politike, ne nje fokusim te vecante, ne sherbim te aktualitetit te ceshtjes se Kosoves, si problem i shtruar per zgjidhje ne organizmat nderkombetare dhe i futur ne rrugen pakthim te Pavaresise e Sovranitetit .

Ne faqet e ketij botimi publikohen 34 shtete qe e kane siperfaqen dhe 56 shtete qe e kane popullsine me te vogel se Kosova, theksohet se 101 shtete antare te OKB e kane nacionalitetin e tyre kryesor me te vogel se Kosova, etj. Gjithashtu, analizon edhe faktin se Shqiptaret nga potenciali i tyre demografik zene vendin e dyte ne Ballkanin Perendimor.

Nje veshtrim te vecante i kushton Pavaresise se Kosoves duke e fokusuar ne trekendshin SHBA-BE-Rusi dhe duke e trajtuar si nje zgjidhje euro-atlantike.

Autori ne faet e ketij libri e vlereson lart kontributin e SHBA per Ceshtjen e Pavaresise te Kosoves si ne “Planeti Amerike dhe Kosova”, “Celsi “S” i Kosoves”, “Presidenti Amerikan Linkoln i jep nje autograf Presidentit Bush”, “Me Ameriken jemi te bashkuar edhe ne ene”, etj.

Vlera te vecanta mbart e percjell per lexuesit edhe studimi “261 Veto ne Keshillin e Sigurimit per 61 vjet: Po Kosova?”, ku e trajton edhe keqperdorimin e Vetos Molotoviane te Federates Ruse, etj.
Interes te vecante, per vet faktet qe sjell, paraqet edhe Prememorja, qe autori i ka derguar Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se me 12 nentor te vitit 2003.
r_lushaj_libri_2.jpg Ne faqet e ketij libri jepen te gjithe elementet e Pavaresise se Kosoves, si siperfaqja e saj gjeopolitike me kufinj te njohur nderkombetarisht, popullsia e saj me 90 per qind shqiptare etnike te Kosoves, gjuha shqipe-si dege e vecante e trungut Indo-Europian dhe perdorimin e saj si gjuhe zyrtare te pare ne Kosove, identitetin kombetar historic e kulturor te Kosoves, te trasheguar mbi 2.500 vjet me pare, nga periudha e ndritur e Mbreterise Dardane, faktin se Kosova eshte i vetmi vend ne bota Protektoriat Nderkombetar i OKB-se, si i vetmi vend ne bota ku NATO beri vetenderhyrje ushtarake me 1999 per ta mbrojtur nga genocide e spastrimi etnik i shovinizmit serb, si i vetmi vend, jo Shtet Sovran dhe i Pavarur qe ka hyre ne “Eurozonen ” e Bashkimit Europian dhe po perdoret si “model” i tij, etj.

Ky liber eshte jo vetem nje arritje e mire e autorit, por edhe nje apel per nderkombetaret per t’i dhene Kosoves Pavaresine e Mbikeqyrur dhe per ta antaresuar ne OKB, si shtetin me te ri te botes.

Gjon Necaj
Tropoje

About these ads

From → Uncategorized

Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

%d bloggers like this: