Hidhu te lënda

GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU (Poezi nga Fejzulla Duraku)

by më 26/03/2008


Kur do zoti, bën mëshirë
T’mos na len’ në errësirë,
Kryeprofet Ai dërgon
Shqipërinë ta shpëton.

Kur u ngris e kur u errë
Natën vonë që gasterrë,
Dhe mileti pret me ardhë
Nga Nishi kalorësin e bardhë.

S’pandehu ferman e rremë!
Se Skënderin dot’ e zinte gjemë.
Kur po ngrisej më qielli
Hëna perëndonte, lindej dielli.

Lart né Krujé ndrit pishtarë;
Shej u bën’ trimave kordhëtarë,
Skënderi kështjellën pushton
Edhe turqit i dëbon.

Ogllu Oman bej i mbretit,
Zemërgaz e gazepit!
Dhe për hir të dovletit
Kërkon shpëtim dor’s miletit?
Në luftë kërkon mëshirë
Të ikën me tynxirë,
Po Hamzai sy patrembur
Në Ushtë kokën shembur.

Ç’gënjeu rrot’ e fatit,
Askerin e sulltan Muratit!
Tre herë thundra rrahë në prak
Që Dovleti ra në lak.
Nga të shumtit i lenka gjallë,
Që sulltanit t’i çojnë fjalë.

Rrob’n e turkut po të xhvesh,
Plis’n e bardh, tirq të zi mvesh,
Shpat’n e rënd brezit ngjesh.
-Është koha-tha-për t’u qesh.

Kas ngritej prej dheut
Kal’ i bardhë i Skëndërbeut,
Që në fre s’mbahet dot’
Veçë Gjergjit ësht’ e kot’.

Që me natë po valon
Gjysmëhëna po fundron,
Në mëngjes e kuqe rrezë
Dykrenare shkab e zezë.

Skënderi siç e ka zakon;
Me ngadalëz e gjykon,
Në ç’do punë urdhëron,
Po i pari at’ zbaton.

Veç pluhuri u ngrit pre dheut!
Nga kal’ i bardhë i Skënderbeut,
Shqiponja fluturoj përtej viseve
Në Lezhë bëri bashkimin e fiseve.

Vepra:Gërshetat e Amshimit
Autor:Fejzulla Duraku

About these ads

From → Uncategorized

22 Koment
  1. albina kiqmari permalidhje

    me pelqen shum kjo vjersh sepse eshte e vertet gjergj kastriot shenderbeu ka qene luftetar i vertet i lumte fejzullah durakut me shum deshir do ta lexoj edhe qindra her

    • te puth fort zemra vogel paske msu me shkrujt hahahahahahaha

    • eshte nje poezi sh e bukur
      dhe me ka ndihmuar ne nje detyre historie lidhur me gjergjin
      sh flm per kete poezi eshte sh e bukur
      meriton nje like te madhe

  2. Une nuk di poezi per skenderbeun po di tjua trgoj diqka per te qe Skenderbeu ka qen nje trim , i fuqishem . ai ka qen nje luftetar i madh dhe i guxhimshem kaq di une per skenderbeun per luftetarin tone te madh shqipetar . Ai do te jet qithnje ne zemra ton kurre nuk do te vdes

    • te pyes dicka ??? a je dashuru ndonjeher apo zemra jote do te jete akoma me skenderbeun ?????????????? puc puc puc ………..

  3. o sa mire e paska qit per gjergj kastrioti

  4. gjergj kastrioti e mbajti shpaten

    • e di para teje kushe e ka ngritur shpaten a shkon ne shkolle shpirt , atje mesoje ,…………….

  5. me pelqeu shume kjo poezi sepse fliste per trimin tone skenderbe lumte fejzullau ia befte zoti kabull
    love yoo

    • këtu marrin pjese njerez te cilet nuk din akoma me fol po ty fejzulla te lumt puc puc puc puc ………………………………….love shihemi ne shkolle

      • krenare permalidhje

        komplimente shum e mir vjersha per gjergjin

  6. nare-blini permalidhje

    qitne naj vjersh per mu se per ta e dina

  7. drenusha behrami permalidhje

    shum shum mir se krejt qa ke than per skenderben osht e vertet

  8. suela permalidhje

    shum mir per ket poezin e skendrebeu

  9. blerta permalidhje

    une di se skenderbeu ishe nje njeri i dashu i fuqishem

  10. vjerrsha per gjergj kastriotin permalidhje

    shum mir po une po e lupi ni vjerrsh shum tmir

  11. eshte nje poezi sh e bukur
    dhe me ka ndihmuar ne nje detyre historie lidhur me gjergjin
    sh flm per kete poezi eshte sh e bukur
    meriton nje like te madhe

  12. shum e bukur qenka kjo vjersh

Pasgjurmime & Pingback-e

  1. GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU (Poezi nga Fejzulla Duraku) « Kosova tek AlbEmigrant

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

%d bloggers like this: