Skip to content

“Il Rinascimento” ose “Rilindja” Europiane (3)

by më 11/06/2008

pieta.bmp
Ne vitin 1498, kur posa kishte mbushe 22 vjeç, Michelangelo mori persiper te bante skulpturen e tij te famshme “La Pietà” , e cila gjindet ne Baziliken e Shen Pjetrit ne Vatikan dhe qe vizitohet çdo dite nga mijra vizitor nga e gjithe bota, deri edhe nga Japonia.

Kete skulpture Mikelangjelo e bani nga nji blok mermeri qe ai vete personalisht e kishte zgjedhe ne minieren e famshme te mermerit ne Carrara.
Ne kete skulpture artisti paraqet Vergjineshen Marie e cila mbante ne prehen trupin e Krishtit qe porsa e kishin ule nga kryqi.

Kjo skulpture, qe asht e nalte 1.74 meter, paraqet hollesina anatomike dhe shndritshmeri te tille mermeri sa qe drita shndrite shume. Ne kete kryeveper te tij ai ka vue edhe nenshkrimin: “Angelus Bonarotus Florentinus Faciebat” qe don te thote: “Kete e bani Fiorentini Angjelo Bonarotti” .

Kete skulpture Mikelangjelo e perfundoi mbas nji viti dmth ne vitin 1499 kur ishte 23 vjeç. Kjo skulpture ka qendrue gjithnji ne Baziliken e Shen Pjetrit ne Vatikan me perjashtim te dy viteve 1962-1964, kur e paten dergue ne Ekspoziten Botnore ne New York ku u admirue nga 27 miljon persona.
Ketu ma poshte paraqiten fotografinat e disa pjesve te kesaje skulpture:

pieta4.gif -
-

pieta3.jpg -
-
pieta8.jpg -

pieta6.gif -
pieta7.gif

“Il Rinascimento” apo “Rilindja” Europiane asht nji periudhe artistike e kulturore e historise se Europes, e cila u zhvillue nga fundi i Mesjetes dhe fillimit te Kohes Moderne. Ne ate periudhe lindi nji ideal i ri per jeten, i cili solli lulzimin perseri te studimeve humaniste dhe te Arteve te Bukura.

Ringjallja kulturore dhe shkencore filloi ne dhjetvjeçart e fundit te shekullit te XIV dhe ato te fillimit te shekullit te XV ne Itali, ku nji nder qendrat kryesore ishte Firence nga ku u perhap ne te gjithe Italine mbi te gjitha ne Venedik dhe ne Rome. Ne shekujt vijues “Il Rinascimento” apo “Rilindja” u perhap ne te gjithe Europen Veriore.

Rilindja ne shkencat, teologjine, leteraturen dhe ne artet filloi me rizbulimin e klasikve latin (te cilet ishin ruejt ne monastiret dhe ne bibliotekat e studjuesve) si dhe te klasikve greke (te perhapun ne Perandorine Bizantine). Nji rihapje e tille e kesaje kulture antike i dha nji shtytje nji serie studimesh te reja dhe zbulimesh, te cilat u materializuen ne dy shekujt pasues.

Perveç Venedikut dhe Romes qendra te tjera te Rilindjes ishin edhe Ferrara, Urbino, Siena, Piza, Viçenca, Verona, Mantova, Milano e Napoli.

“Sinteze e Historise Shqipnise shek.XV-XX” nga Profesor Sami Repishti!

Ketu ma poshte po jap nji pjese te nxjerrun nga “Pershendetje te gjithe vllezenve dhe motrave shqiptare: gezuar vitin 2000 “ , nga Profesor Sami Repishti , Badwin, New York, USA 01.01.2000.

“….Mbas vdekjes se Skenderbeut traktati i 1479-s ne mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman te Shqiprise. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperise pikrisht ne nji kohe kur era frymedhanse e Renaissances dhe idete fisnike te Humanizmit po krijojshin nji Europe te Re me nji etje garantuese per njohuni te reja, per hapsina dhe nji bote te re me nji zhvillim te lire, te pakufizueme te shpirtit kerkues e thellesisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – qe mbetet gjithhere nji çeshtje krejtesisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate te jete nji krahine e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulture te kundert nga ajo e Europes, qe po rilindte ne Perendim….“

About these ads

From → Uncategorized

Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: