Hidhu te lënda

SHKENCA DHE TEKNOLOGJIA NE RUAJTJEN E NATYRES DHE MJEDISIT

by më 03/02/2009

Dr.Sul Gragjevi

Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit konsiderohen si pjesa më e rendesishme e jetës në planetin tonë.
Te gjitha proceset qe çojne në një sistem ekologjik te suksesshëm janë të
lidhura me programin për përcaktimin e strategjise dhe zhvillimin e mëtejshëm të objektivave në ruajtjen e natyrës e të mjedisit.
Koncepti themelor i ekologjisë duhet të njihet fort mirë jo vetëm nga shkollat e mesme,shkollat e larta,universitetet,organet shtetrore,institutet
shkencore por edhe nga Akademia e Shkencave e cila duhet të udhëheq në mënyrë shkencore zgjidhjen e problemeve në fushen e ruajtjes se natyrës dhe mjedisit si dhe ato të ngrohjes globale . Por po të njiheshin mirë të gjitha këto probleme sot nuk do te kishim shqetsimet e ndotjes së ajrit,ujit
të tokës apo efektet e ngrohjes globale.
Ekologjia është themeli i ruajtjes se natyrës dhe të mjedisit dhe si shkencë e biologjisë shfrytzon të dhënat shkencore të kimisë, të fizikës
të matematikës dh të shumë shkencave tjera.
Dy janë drejtimet kryesore :
1. Ruajtja e mjedisit që ka si qellim të kufizojë ndikimin e ndotjeve te industrisë , bujqësisë, transportit, ndertimit etjera veprimtari te njeriut.
2. Ruajtja e natyrës që ka si qellim të kufizojë deri ne minimum ndryshimet në natyrë (ekosistemet ) siç janë efektet e ngrohjes globale,ruajtja e shtresës së ozonit, paksimi i emetimit të gazrave,evitimi i shirave acide.
Prandej ka rendësi të dihet një strategji e cila duhet të ndiqet për të evituar një krizë ekologjike në vendin tonë. Por një gjë e till fatkeqsisht
nuk pasqyrohet në websiten e Ministrisë Mjedisit bile te dhenat
i perkasin vetem viteve 1997-98 ne te cilat jo vetëm ka gabime por edhe pasaktësira dhe plot teorira.
Mendoj se prioritetet duhet të jenë në problemet më të mëdha e më të ngutshme për tu zbatuar, qe të sigurojnë një natyrë e mjedis te pastër .
Ndotjet e mjedisit duhen percaktuar dhe vlersuar drejtë duke i kushtuar
rendësi klasifikimit të tyre në të ngurta (solide ), në shkarkimet e lengëta
dhe ndotje të ajrit.
Vetëm në qoftse marrim industrine e lëkurve, shqetsimet janë më të mëdha për mjedisin. Mbetjet e ngurta si copa lëkurësh të paregjura e të
gëlqerosura me sulfid ose hidrosulfid Na dhe me gelqere (Ca(OH)2 pluhur,
tallash kromik që del nga barazimi i lëkurve kromike seleksionohen dhe destinohen per prodhim tutkalli dhe prodhim karton fiber.
Derdhjet teknologjike permbajne sasira sulfidesh, komponime organike të
tretshme,alkalinitet i lartë si dhe mbetje lendësh regjëse të pa lidhura, të ngjyruesve, yndyrnave dhe emulsioneve. Ujrat që dalin nga derdhjet e fabrikave të lëkurve duhet te jenë të pastra para se të futen në rjetin
hidrografik,për të mos prishur balancin ekologjik.
Organizime të tilla janë në Santa Croce,Arzignano Itali, Stahl Waalvijk
Hallandë, Kayseri Turqi etj.
Prandej vemendjen kryesore duhet ta përqendrojmë në trajtimin e ujrave të ndotura duke eliminuar sulfidet me anen e oksidimit katalitik në prani të sulfatit të Mn dy valent, 200 gr per m3 si katalizator ose duke e precipituar me anen e sulfatit të Fe dy valent. Por te vjen keq kur ,ne vend që një ministri te meret me arritjet e saja e te ndermarjeve në këtë fushë
ajo mbush faqet e websites me teorirat e 10 viteve më parë.
Percaktimi i trajtimit të derdhjeve teknologjike duhet të ndiqet konkretisht
nga çdo ndermarje e industrisë në gjendje pune.
Jashtë vendit tonë shteti nuk lejon të punojnë fabrika e ndermarje industriale pa patur impjantin e pastrimit te ujrave shkarkuese bile merr të
dhëna çdo ditë për përbërsit e pastertisë së ujrave.
Zgjedhja e metodes së pastrimit si dhe percaktimi i parametrave të trajtimit të tyre varet nga përbërja e derdhjeve teknologjike. Vlera e pH, përmbajtja e lendëve organike dhe inorganike duhen mbajtur në nivelet
standarte të lejuara.Në rastin e numrit të madh të komponimeve të ndryshme organike që ndodhen në derdhjet, percaktimi i secilit paraqet problem dhe kerkon shumë kohë prandej për këtë arsye behet një
percaktim total i treguesve kryesorë të derdhjeve që ndikojnë në
percaktimin e sasisë së komponimeve organike dhe aftsinë e tyre per tu degraduar. Për këtë ka rëndsi sasia e oksigjenit e domosdoshme për
dekompozimin e përbërsve organikë,pra një fenomen i till është plotsisht në dëm të mjedisit e në tërsi të shëndetit. Per këtë duhen ruajtur vlerat standarte të NBO (BOD) nevoja biologjike për oksigjen dhe të NKO (COD) nevoja kimike për oksigjen dhe këto të mos merren të
shkëputura prej prodhimit. Ashtu siç janë përgjegjes për prodhimin dhe per teknologjinë, drejtuesit dhe personeli ing-teknik janë përgjegjës edhe
për ndotjet e krijuara të cilat duhet ti minimizojnë sa të jetë e mundur
bashkë me efektet e tyre demtuese nepermjet permirësimeve të teknologjisë dhe të perdorimit të kimikateve me efekte sa më pak ndotse.
Edhe ndotjet e ajrit në vendet e punës të reparteve në industri varen nga
proceset teknologjike,lloji i prodhimit, i kimikateve si dhe mënyra e sistemit të zgjedhur në realizimin e teknologjisë së prodhimit.Por çfare
është bërë për të percaktuar një KMV,koncentrimi maksimal te vendi i punës për ndotjen e ajrit .Asnjë parameter i till nuk ekziston në vendet e punës në repartet e prodhimit apo atje ku punohet me hidrokarbure dhe
mineralet.
Po japim vetem një shembull : KMV per butilacetatin në ajer në një repart që punon me këtë tretes organik është 950mgr/m3 ne 8 ore punë.
Njeriu thithë për këtë kohë 10 m3 ajer. Atëherë maksimumi i butilacetetit që mund të thith njeriu mbrenda kohës së punës është 9.5 gram e që konsiderohet e pa demshme.
Gjithmonë mjedisi mund të jetë shumë i keq ose
katastrofik , dhe shumë i mirë. Kjo gjithnjë varet nga kushtet.Në të dy rastet faktorët duhen kerkuar tek njerzit.
Ruajtja e natyres dhe e mjedisit janë të lidhura me ngrohjen globale pra
ndryshimet klimatike duhen marrë si probleme të mjedisit.
Hedhurinat prap mbeten një problem i pazgjidhur në vend.Ato, si kudo jashtë, duhen klasifikuar të pakten në dy grupe, në hedhurina për asgjesim dhe në hedhurina për riciklim ose riperdorim ku duhet të bëjnë
pjesë hedhurina letre, kartoni,fibre e plastiket.
Por per problemet e ruajtjes së natyrës dhe të mjedisit si dhe të ngrohjes
globale nuk duhet të qendrojë dorëjashtë as akademia e shkencave e cila
duhet ti ketë prioritetin e saj te parë .
Themeli i kerkimeve dhe studimeve shkencore të akademisë së shkencave të Shqiperisë është dhe mbetet organizimi dhe drejtimi i studimeve shkencore për të fituar njohuri të reja mbi natyren,mjedisin dhe ngrohjen
globale. Po të vrejmë programet dhe prioritetet e shumë akademive jashtë
vendit tonë do të konstatojmë se pothuejse të gjitha kanë në krye të tyre
problemet e ruajtjes së natyres, mjedisit dhe të ngrohjes globale me gjithë
planin e raportimeve para qeverive perkatse.
Le të shohim vetem një problem që ka të bëjë me angazhimin e kapitalit
shkencor të akademise .
Gomat e automjeteve, hedhurina, e ndotin aqë fort mjedisin sa që kur digjen lëshojnë blozë, tymra toksikë, dhe nuk janë
pak. Per këto, duhet menduar seriozisht se cfarë duhet bërë për të evituar nje ndotje mjedisi.Mendoj se ky nuk është një problem i pa zgjidhshem.
Do të kujtoj vetem një nga variantet më interesante dhe me
vlerë ekonomike e shkencore.
Gomat mbasi mblidhen arrihet që të ngrihen në temperaturë shumë gradë nën zero,kalojnë pastaj në proceset e coptimit, thermimit .Materiali
i perftuar i shtohet asfaltbetonit per asfaltim rrugësh.Nje asfaltim i till është më i qendrueshem dhe fleksibel .Ky mund të jetë një nga shumë raste tjera kur teknologjia dhe shkenca thotë fjalen e vet.
Pse mungojnë të dhenat per treguesit kryesorë të ndryshimeve klimatike tek ne? Qe nga 1998 e deri sot nuk paraqitet asgjë
në websiten e ministrisë mjedisit, sektorit që e drejton ministri Xhuveli.
Media shqiptare , mendoj se duhet të investigojë shumë më teper për problemet e siperpermendura sepse janë aqë të rendësishme edhe për ne shqiptarët ,se kanë të bëjë në radhë të parë me ruajtjen
e shëndetit .
Në ngrohjen globale kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë emetimet e
CO2, CH4, oksidet e azotit,komponimet e halogjenuara të karbonit.
Ozoni , dihet se redukton rrezatimin ultraviolet dhe duhet mbrojtur shtresa e tij sa të jetë e mundur.Shumë kimikate siç janë komponimet e klorofluor-
karbonit dhe të tjerë gjatë çlirimit të tyre nga industritë , ngjiten lart deri
në atmosferë,shkatrrojnë molekulat e ozonit. Nje fenomen i till ka filluar
të çfaqet me shpejtsi vitet e fundit duke shtuar efektin demtues ultraviolet UV. Ngrohja globale prek çdo pjesë të planetit prandej edhe njerzit janë të ekspozuar ndaj gjithë efekteve negative kudo që të ndodhen.
Tani çdo ndryshim klimatik është evident dhe pasojat dihen,asgjë nuk duhet nënvlersuar as tek ne,por çdo situatë duhet mbajtur nën kontroll.
Kjo ,sidomos për vendin tonë dhe pjesen e mesdheut që ngrohen më
shpejt sesa pjesa e veriut te kontinentit. Një gjë e till duket fare qartë
nga cikli kaotik i reshjeve vjetore.
Gjithmonë duhet të punojmë për të paksuar sa më tepër emetimin e
gazrave të efektit serë,greenhouse, e që janë CO2, CH4,CFC për atë pjesë që na takon nepermjet modifikimeve dhe novacioneve në
teknologji për të ruajtur sa të jetë e mundur shtresen e ozonit.
Akademia e shkencave para kercnimeve të ngrohjes globale duhet që të ndryshojë rrugen e industrisë që është në punë.Nuk ecet më si deri tani.
Duhet të ecim në raport me efektet e proceseve të ngrohjes globale,të
ndryshimeve klimatike në vendin tonë krahas ruajtjes së natyres dhe të
mjedisit.
Dihet që një pjesë e mirë e emetimit të gazrave në vendin tonë vjen nga
djegëja e karburantit te makinave. Por edhe pse nuk jemi vend i industrisë
së prodhimit të makinave, ka vend për të bërë një ulje të emetimit të
gazrave.
Dy janë problemet më të rendësishme me të cilat duhet të merret akademia e shkencave.
Së pari ,studimi i prodhimit të etanolit nga misri,qe realizohet pa ndonjë
veshtirsi teknologjike.
Së dyti, percaktimi i nevojave për misër qe behet me anen e një bilanci
në bashkpunim me ministrinë e bujqësisë.
Sasia e etanolit që do të përzihet me karburantin ( benzinë ) do të jetë
në 10 deri 15 % dhe më teper.
Perdorimi i etanolit ka disa avantazhe :
Nuk ndikon në ngrohjen globale, nuk ndotë ajrin,nuk është toksik .
Përveç etanolit akademiket e akademisë mund të kërkojn edhe biomasa tjera dhe ti perdorin në një perqindje shumë më të madhe megjithse etanoli i misrit konsiderohet si më i përdoruri .
Kështu, modifikimet teknologjike dhe novacionet duhet të synojnë në paksimin në maksimum ose zevendsimin e plotë të gazrave që demtojne
shtresen e ozonit, CO2,CH4,CFC,PFC,SF6 dhe patjeter N2O i cili bashkë
me SO2 krijojnë shirat acide.
Ishte një revolucion industrial-teknologjik qe perfshiu vendet e zhvilluara
në prodhimin e kimikateve të më siperme dhe ndoshta do të duhet nje tjeter revolucion që të sjell një ndryshim rrënjësor në ekuilibrin e gazrave.
Duke iu referuar problemeve të ruajtjes së natyrës dhe mjedisit në kuadrin e ngrohjes globale një vemendje e veçantë i duhet kushtuar
ujrave të deteve Adriatik dhe Jon krahas liqejve e lumejve.Nje problem
i till duhet të ketë prioritetin e vet në strategjinë dhe programin e punës
akademia e shkencave që në departmentin e natyrës dhe ekologjisë duhet të ketë shkenctarë të aftë ,environmentalistë me pervojë të cilët ti
njohin dhe ti vlersojnë me kompetencë situatat sot.
Se, po të vazhdojë kjo situatë me rritjen e CO2 ne atmosferë edhe vlera e
pH të ujrave nga lehtësisht bazik do të anojë në nje pH acid .
Por sa për kujtese,që, me ndertimin e TEC ve të famshme ne vendin tonë,
asaj sasi te bioksidit të karbonit do ti shtohet nje sasi e re bioksidi bashke
me pluhra e tymra që do të shkaktojnë rritjen drastike jo vetem të ndotjes të gjithë bregdetit e më thellë,por edhe uljen e metejshme të vlerës së pH . Kjo e keqe e madhe do të çojë në zhdukjen e algave të cilat dallohen për një forcë ekologjike të veçantë, por njëkohësisht edhe të koraleve dhe peshqve.Prandej kontrolli i pH dhe i pranisë të aciditetit në ujrat e deteve tona në mbrojtje te koraleve dhe të diversitetit biologjik janë detyrat themelore të akademise së shkencave dhe të ministrisë së mjedisit,që ta perqendrojnë të gjithë shkencen e tyre këtu.
Qeveria,ne këtë situatë duhet të kërkojë raporte të plota ,konkrete
akademisë së shkencave dhe ministrisë mjedisit për rezultatet e arritura
në ruajtjen e natyrës dhe mjedisit si dhe në ngrohjen globale,krahas
publikimit të tyre në gjithë vendin.
Aktivitetet për ato probleme të dy institucionet e mësiperme duhet gjithashtu ti bejnë të njohura edhe në konferenca,simpoziume të veçanta
në shkalle kombtare.Po çfare do ndodhëte me ekosistemin tonë nga një indiferentizëm dhe paaftësi në ndjekjen dhe zbatimin e detyrave per ruajtjen e natyrës, mjedisit dhe të diversitetit biologjik, është e qartë dhe nuk ka nevojë për koment. Lidhja në mes gazrave “greenhouse” dhe ngrohjes globale duhet te dihet e të njihet nga të gjithë shqiptarët.
Në qoftse Brazili në pjesen më të madhe të makinave ka kohë që po perdorë etanolin, Gjermania,Amerika,Danimarka etjerë, i janë kethyer
shfrytzimit të burimeve të pastra energjetike të erërave. Por interesant
mbetet fakti se qeveria daneze bashkpunon mire me ndermarjet e industrisë
në këtë fushë dhe prandej siguron të ardhura kolosale në ekonomi nga
ato burime te pastra energjetike,për tja lënë vendin brezit të ardhshem me
nje natyrë e mjedis të paster.Ndersa brezin e ardhshem shqiptarë e presin TEC et dhe ndoshta edhe radioaktiviteti pa limit i mbetjeve të CB.
Nuk duhet harruar se viti 2009 duhet konsideruar jo vetem vit i shkencës dhe i nanoteknologjisë por edhe vit i perfshirjes të gjithë shqiptarve në proceset ruajtjes së natyrës dhe mjedisit në kuadrin e ngrohjes globale.
Edhe në bujqësi-blegtori ashtu si në industri studimet shkencore duhet të synojnë në paksimin dhe kufizimin maksimal të përdorimit të antibiotikve,pesticideve,herbicideve,prania e të cilëve në
ushqime, fruta e perimet paraqet rezik smundjesh kanceroze. Prandej kudo
sot po i jepet rendësi e veçant prodhimeve organike të freskta pa hormone.
Të gjitha ato kimikate të demshme duke penetruar në tokë ndotin edhe ujrat me të cilat njeriu ekspozohet vazhdimisht prandej ato duhet mbajtur regullisht nën kontroll.
Në ato raste ku është i domosdoshëm pastrimi i ujrave duhet të synohet
edhe shfrytzimi e perdorimi i nanomaterialeve dhe nanoteknologjia duhet të futet sa më parë si një shkencë e re për vendin tonë. Nanomaterialet me të cilat merren ingjinjerët më të aftë, konsiderohen si materialet më të
perparuara dhe me to duhet të merren edhe specialistë të mjedisit,
ekologjistë dhe akademia e shkencave.Per këtë qeveria ti krijojë kushte
ndermarjeve,laboratorve në universitetet për të kryer studimet në drejtim të trajtimeve që i duhen bërë ujrave.
Dikasteret simbas ndermarjeve qe mbulojnë duhet të ndihmojnë për ngritjen e impianteve të pastrimit të ujrave të derdhjeve teknologjike
atje ku të shihet e domosdoshme,ndersa ministria e mjedisit duhet të çertifikojë simbas normave nderkombtare sistemet e mbrojtjes e të
kontrollit në ruajtjen e natyrës dhe mjedisit e që duhet të jenë të integruara mbrenda sistemit të administrimit të cilsisë së ajrit,ujit,tokës
simbas ISO9001.
Duke iu kethyer persri detyrave në fushen e teknologjisë dhe novacioneve
që duhet të jenë pririteti më i rëndsishëm i akademisë së shkencave për ruajtjen e natyrës dhe mjedisit,do të përmend nje përvojë e cila vlen
shumë sot për prodhuesit e industrisë së lëkurve.
Dihet se ndotjet prej kromit në këtë industri janë të medha dhe megjithë rikuperimin qe behet prapseprap nuk arrihet që të eliminohet plotsisht ajo sasi e oksidit të kromit Cr2O3 përveçse 4 deri 6 gr/l bile edhe më shumë.
Për arsyet ekotoksikologjike në disa artikuj të lëkurës u bë e mundur që të bëhet zevendsimi i kromit me regjësa që nuk permbajnë krom, në vitin 1999. Zhvillimin më të madh e më të shpejtë e mori prodhimi i lekurës për sedilet e makinave.Sistemi i ri i aplikueshem perfshinë përdorimin e polimerve,taninave vegjetale e sintetike. Prodhimet e tilla janë paraqitur me sukses në panairet nderkombtare të Stambollit,Bolonjes
dhe të Hong-Kongut. Sot këto lloj lëkurësh prodhohen në masë në Gjermani,Itali e Kore e Jugut. Vetem në Korenë e Jugut, afer Seulit prodhohen reth 2 milion square feet lëkurë sedilesh çdo muaj për veturat.
Strategjia kombtare dhe programi për ruajtjen e natyrës e të mjedisit të lidhura këto me ngrohjen globale duhet të ndiqen nga nje keshill apo agjensi kombtare e cila sipas kushteve të reja sot, të krijuara nga ngrohja globale,të rishikojë gjithë prioritetet që duhen përcaktuar për vendin tonë duke i pasuruar vazhdimisht.
Persa i takon informimit të opinionit shqiptar me të dhenat e saja në
websiten e v. 1997-98 ministria e mjedisit duhet sa më shpejt ti sfreskojë
me të dhena të reja e rezultate e arritje konkrete nëse ka dhe të mos
vihen të dhena që paskan punuar edhe fabrikat e letres në atë periudhë
raportimi kur ato dhe shumë tjera industri janë shkatrruar qysh në fillim të periudhës së tranzicionit.

Po ashtu në kuadrin e bashkpunimit bilateral , programin për Ballkanin
dhe programin CARDS bashkë me standartet nderkombtare që kanë të bëjë me drejtimin e organizimit të ruajtjes natyrës dhe mjedisit,vlersimin
e ndikimit të prodhimit mbi mjedisin e ndotjen si ISO 14001,012,040
si dhe me perdorimin e fondeve financiare të miratuara nga komisioni europian për ruajtjen e natyrës dhe mjedisit, si një ndihmë tekniko-financiare me afat deri në fundin e v.2006 ,duhet të jenë të publikuara
e me to të njihet çdo shqiptar.
Për të gjitha këto probleme shumë të rendsishme është e
domosdoshme që organet shtetrore dhe akademia e shkencave të bashkpunojnë regullisht në mënyrë që të jenë të pergatitur për çdo
situatë të shkaktuar nga efektet e ngrohjes globale.

About these ads

From → Uncategorized

Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

%d bloggers like this: