Hidhu te lënda

Gani Mehmetaj: 17 janar 1468 vjet pas Krishtit (Skenderbeu)

“E kujtoja ditën e zisë së pakufishme. Asnjëherë pikëllim më të thellë nuk e mbërtheu Arbërinë. Qyteti i Lezhjes e mbretëria e Arbërisë frymonin rëndë sikur po i vinte fundi botës. Shpërthyen vajet e gjëmat jo vetëm nga malësorët që zbritën në qytet, por edhe nga ata që ishin brenda kështjellës. Shtetrrethim. Ushtarët rrinin të ngrirë në të gjitha pikat e mbrojtjes. Lajmëtarët u dërguan në të katër anët me kumtin e zi, por edhe për të kërkuar ndihma. Armikun ia behu te dera. Zemërimi i tij kishte arritur në pikën e vlimit. Druanim për sabotime, ndërhyrje tinëzare. Lufta speciale së bashku me luftën në këmbë të bedenave nuk pushoi asnjëherë. Vegjëlia rrinin nëpër të gjitha rrugët e rrugicat, shihnin e nuk flisnin. Turma ishte shqetësuar. Lexoni më tepër…

Advertisements

Jeta e dom KOL JAK BUSHATIT (1890-1949)

Dom KOL JAK BUSHATI ishte Klerik katolik. Lindi në Shkodër, më 8 gusht të vitit 1890. Vdiq ne 12 Shtator te vitit 1949 nga torurat e komunsteve ne hetuesin e LEZHES. Mësimet e para i mori në shkollën françeskane, kurse të mesmet në Seminarin Papnor të Shkodrës. U shugurua meshtar më 30 maj 1915 në Kishën e Seminarit. Lexoni më tepër…

Gani Mehmetaj: Heshtja e frikshme e intelektualëve të Kosovës ndaj spastrimit të teksteve nga fryma kombëtare

Censura po bën hatanë në librat shkollorë: histori, letërsi, gjeografi, muzikë etj, duke e pastruar nga fryma kombëtare, kurse elita intelektuale e krijuese hesht, si të mos ndodhte asgjë.

Pas shpërthimit të demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë dhe në të gjitha qytetet e Kosovës, filloi një agresion i furishëm ushtarak, policor dhe propagandistik i cytur nga Beogradi. Krahas gjendjes së jashtëzakonshme, u përmbys struktura qeverisëse lokale. Goditjen më të madhe e pësoi sistemi arsimor. U ndaluan qindra tituj librash. Me urdhër të Beogradit u formuan Komisione për ndryshimin e teksteve të historisë, të letërsisë, muzikës, gjeografisë dhe gjithë asaj që ishte superstruktura shpirtërore e kombit shqiptar. Elita intelektuale, megjithëse në qendër të sulmeve e të arrestimeve, iu kundërvu me dinjitet këtyre sulmeve. Denoncoi censurën në libra shkollorë. Lexoni më tepër…

Lirim Gashi : Si mu paska hidhëruar Visar Korenica , “bombarduesi” i Izraelit dhe se si VV duhet t’a kuptoj që mbjellësit e ekstremizmit fetar në Kosovë janë dorë e zgjatur e Serbisë, Rusisë, Turqisë e të politikanëve “tanë” mercenarë!

I paska ngel hatri bombarduesit të Izraelit Visar Korenices pse e kam quajtur xunxe magar, por unë ashtu e quaj çdo njeri që dëshiron t’a shndërrojë Kosovën në Kandahar!

Më pëlqen programi i Vetëvendosjes mbi 90% e sidomos përkushtimi i saj për t’a luftuar krimin e organizuar, copëtimin e shtetit dhe për t’a avancuar korin diplomatik në një sekor frytdhënës përmes përfaqësimit profesional të Kosovës në arenën ndërkombëtare etj.. por koketimin me ekstremizmin fetar nga e kaluara e afërme nuk dua t’a shoh më në Vetvendosje dhe pikë. Lexoni më tepër…

Lek Pervizi, Kujtime e dëshmi personale për Loro Boriçin


Në kohën kur vazdoja shkollën në Romë në një kolezh, të dielave na çonin me pa ndeshjet e futbollit ma të randësishme. Ne vitet fundit 40 – 43 filloj të njihej emni i një Boriçi, që sipas thanjeve, edhe une kujtoja fillimisht se ishte jugosllav, sipas italianeve. Une qëllova në një ndeshje me randësi të derbit Roma-Lazio, ku ndodhi qe centerfori i famshëm Piola ishte dëmtue dhe vendin e tij e kishte zanë ky Boriçi 19 vjeçar, i cili në atë ndeshje luejti shkelqyeshem e shenoi golin e fitorës për Lazio. Lexoni më tepër…

LORO BORIÇI BIR’ I DENJË I SHKODRES DERI NË VDEKJE

Nga Fran Radoja

LORO BORIÇI (1922 – 1984) , ka lé në qytetin e Shkodres me 22 Gusht 1922, në qytetin ku ka lé edhe futbolli shqiptar (1905), e asht edhe fidan i atij oazi të quejtun Gjimnazi i Jezuitëve të Shkodres, ku kanë mësue dhe janë formue breza të tanë qytetarësh intelektualë dhe dijetarë të Shqipnisë.

Ne foto Kolegji i Jezuitve ne Shkoder, viti 1928)

Në një oborr të vogel shkolle ku mori arsimin e mesem dhe kulturen qytetare shkodrane, dijti me nderthurë mësimin, formimin qytetar me até fizik, per me mbetë Yll i pavdekshem jo vetem per Shkodren e mbarë Shqipninë, por edhe në plejaden e vet të lojtarëve të Europës. Nuk kishte shkodranë që nuk dinte ku asht shtëpia e Boriçve. Një nga shtëpijat ma të bukra per nga pamja, e ndodhun në rrugen e Badrave, po edhe e një familjes nga ma të vjetrat e në za të Shkodres, e dallueme në shenjë per nga nderi e burrnija e të Parëve. Një familje e paisun me virtytet ma fisnike të trashigimisë së Shqiptarit të nderuem. Edhe djal‘ i atij truelli, Loro, deri në diten e vdekjes në Tiranë me 22 Prill 1984, pa mujtë kush me i ndrrue asnjë cilsi, e mbylli jeten me të gjitha tiparet e një Biri të denjë të Rozafës. Lexoni më tepër…

Matteo Salvini, një triumf: kështu Lega u bë partia e parë në Itali

(Në fund të shkrimit jepet linku në gjuhen origjinale italiane)
Nuk është e vërtetë se ky (Italia) është një vend agnostik, relativist, indiferent ndaj çdo tradite, duke filluar nga ajo fetare. Ka miliona italianëve të cilët nuk janë fanatik, ata nuk shkojnë në Meshë çdo të diel, ndoshta jetojnë së bashku si burrë e grua, dhe sigurisht nuk e kanë lexuar Benedetto Crocen dhe se tij “ne nuk mund ta quajmë veten të krishterë.” Por ata e kuptuan gjënë e rëndësishme, domethënë që pa Krishtërimin dhe simbolet e tij, asgjë nuk mbetet e Italisë. Midis popullit të Matteo Salvini, dje (08-12-2018) në Piazza del Popolo (Romë) kishte dhjetëra mijëra njerz, si kjo. Ata janë një nga arsyet – ndoshta kryesorja – për të cilën Sot Lega i është dhënë 35%, partisë së parë kombëtare.

Lexoni më tepër…