Kalo te lënda

Te njohim vllezrit tone shqiptarë te Bukureshtit !

by më 09/09/2007

ballkaniKorçaret e Bukureshtit: Eleni Shuka.

Keto dite, diten kur mbushi 90 vjet (5 shtator 1917 – 5 shtator 2007), vdiq plaka me e vjeter e Bukureshtit, Leni Shuka. Kurmi i saj tashme prehet ne varrezat Belu te Bukureshtit, aty ku prehen eshtrat e Dhimiter Zografit qe pat marre pjese ne ngritjen e Flamurit ne Vlore (1912).
Ne varrim moren pjese pleq e plaka te komunitetit, shqiptare, rumune dhe arumune. Ishin prezente motrat Keti dhe Gabrila, te bijat e Jon Kristeskut qe e mbante mend Nikolla Nacon. Aty ishte Fatimja e Daut Memishit nga Sllatina e Oltenise, Adriana dhe Joana Kallogjeri me origjine arumuno/shqiptare, zoti Luan Topciu, sekretar i pare i ambasades shqiptare ne Bukuresht, eseist i shquar, koautor i fjalorit akademnik Shqip-Ruamnisht (1245 faqe, Bukuresht, 2003). Elena e ndjere ishte e bija e patriotit shqiptar, Luka Gjergj Shuka (Voskopoje, 1870-Bukuresht, 1946). Pasi kish kryer liceun grek ne Korce, i ati i saj erdhi ne Bukuresht, ne vitin 1927, te daja i tij Jon Kristesku.

Mamaja e Lenit ishte Olimpia, shqiptare fisnike nga Korca (1890 – 1946). Eleni e kishte nje vella ne Bukuresht, Vangjel Shuka (1927–2004), kuader ushtarak i martuar me nje rumune nga Transilvania, Lilana, kjo e fundit mama e dy vajzave te bukura, Aurora dhe Andrea, alias Lucia. Gjate mikpritjes shqiptare qe na ofronte ne lagjen Militari te Bukureshtit, Vangjeli na fliste me admirim per bujarine e prindreve te tij, per trimerine e arnauteve ne kohen e Tudor Vladimireskut, per shqiptaret qe kishte njohur ne Bukuresht dhe province. Shqipen nuk e njihte mire, por ishte i vetedijshem se per shqiptarin mysafiri eshte i barabarte me Zotin. Vangjeli dhe Leni ishin anetare aktive te Bashkesise Kultuore te Shqiptareve te Rumanise, e vetmja organizate etnike e themeluar ne maj te vitit 1990, ne saje te inisiatives se prof. dr. Xhelku Maksuti (Gelcu Maksutovici). Deshira e tyre me e madhe ishin ta vizitojne Shqiperine, deshire e cila mbeti e parealizuar si pasoje e neglizhences se autoriteteve shqiptare dhe mosangazhimeve serioze te atyre qe qendronin ne ballet e komunitetit.

Leni Shuka e ndjere e fliste shqipen per bukuri, i mbante mend figurat qendrore te atdhetarizmit shqiptar ne Rumani, Asdrenin, Mitrush Kutelin, Lasgush Poradecin, Gjergj Bubanin, Aleko Vancin, Visar Dodanin, Andon Popin, Dhimiter Kristo Rembecin e te tjere. Ajo ishte plaka qe e vizitonte dhe ndihmonte derisa ish gjalle, Pandora Kondin, shqiptaren qe u shua ne vetmi, mjerim, skamje e varferi. Shkonte rregullisht te Pandora e gjore nga meraku per te llafosur shqip. Na fliste me admirim per Voskopojen e te pareve te saj, per fisnikerine e arumuneve dhe shqiptareve te saj, per ballot e komunitetit ne kohen e Mbreterise, per Grigore Goden qe kish grumbulluar e derguar nje vagon me grure per viktimat e termetit ne Korce, na fliste me simpati per veteranin e komunitetit te ketushem shqiptar, Thanas Kristo Rembeci (Tanase Cristescu). Leni vdiq, Thanasi jeton, komuniteti jeton, kujtimet jetojne, Bukureshti rradhitet nder qytetet me te dashura rumune te kujteses shqiptare.

Grigore Goda, sipas kujtimeve te Leni Shukes pat ardhe ne Rumani, i varfer si Asdreni, ishte nje cirak dyqani dhe ne saje te punes, korektesise, miqesise dhe mencurise, u be pronar dyqanesh te panumerta dhe pasanik i madh. Leni merrte pjese ne ballot e komunitetit dhe e mbante mend Asdrenin: “Jo vetem qe e kam njohur e pare, por me te kam kuvenduar disa here. Asdreni ishte nje burre i heshtur, mbante mustaqe, vjente ne cdo dy/tri jave te ne. Kur vdiq Asdreni une isha 30 vjece (1947). Ne erdhem ne tetor te vitit 1927, kur isha dhjete vjece. Banonim asokohe ne rrugen Sherban Voda, aty ku ajo kryqezohej me rrugen Cutitul de argint (Thika e argjente), rruge neper te cilen kalonte tramvaji numer 3, me te cilin shkonim ne daja Tushi Kristesku, ne rrugen Berzei. Mbaj mend Irakli Duron qe ishte bankier, mbaj mend familjen Tarpo qe dha kontribut per hapjen e shkolles se pare shqipe ne Korce (1887), kam qene mysafir i familjes Tabaku, kam degjuar per Jovan Ciko Kosturin. Mamaja ishte shqiptare, ndersa gjyshja arumune, e lindur Cipi. Nuk i harroj kurre ballot shqiptare te Bukureshtit qe mbaheshin ne zemer te kryeqendres, ne sallen Liedertafel, prane kishes shqiptare”.

Keto ishin disa nga kujtimet e bukura te Eleni Lluka Shukes, shqiptarja e zgjuar qe na fliste me respekt te vecante per bylbilin e Drenoves: “Mbaj mend Stavri Patelin ne shtepine e te cilit funksiononte shoqata e kmunitetit shqiptar para se te shperbehej nga autoritetet komuniste, sic u shperbene edhe shoqatat e minoreiteve tjera, diku rreth vitit 1953. Asdreni vjente me dashamiresi te Ksanthipi Mihaili, motra e mamase sime qe kish shtepine ne strada Nerva Traian 69. Burri i saj, Sotiri, ishte vellau i artistit te madh te Operes Rumune, Mihailescu Toscani, kompozitor dhe kengetar (1888-1962). Mbaj mend kengetarin e famshem Zavaidoc, te cilin e paten derguar te Dumitru Mihailescu Toscani, tenor i Operes Rumune te i cili kthenin gjithe zerat e medha te kohes, fakte te konfirmuara edhe nga e perditshmja bukureshtare Jurnalul National. Thone se Toskani ka nje vajze ne Kanada, por nuk e dime ne jeton.

Leni Shuka e ndjere na fliste me admirim per Korcen e saj dhe Voskopojen si ishkryeqender kulturore e Ballkanit, Voskopoja arumuno/shqiptare e Theodor Kavaliotit ku pat funksionuar nje akademi, nje biblioteke dhe nje shtypshkronje e famshme, shtypshkronja e pare ne Ballkan, vatra e lashte e kultures ballkanike te cilen e sulmuan, plackiten dhe dogjen disa here bandat e Ali pashe Tepelenit. Nuk na ka hije te permendim nje kujtim te hidhur ne kuadrin e nje artikulli qe ben fjale per nje zonje qe u shua me mllef ne shpirt per fatin tragjik te kombit shqiptar, i destinuar ti duroje barbaret qe erdhen per t’ia shembur tabanin kombetar, turqit duke ua arabizuar emrat, serbet duke ua pergjakur trojet, greket duke ua rrafshuar pertoke fshatrat shqiptare te Camerise. Pse? Ngase ishin te nje feje tjeter, edhepse as greket, as serbet dhe as mjeranet tane, ende nuk e kane kuptuar te verteten se feja e shqiptarit nuk eshte feja e Bin Ladenit apo Millosheviqit, por shqiptarzimi si fe e nje kombi qe e urren percarjen fetare dhe kultivon tolerancen, mirekuptimin dhe dashurine.

Korcaret ishin kajmaku i intelektualitetit shqiptar ne Rumani, na thoshte Leni gjate bisedave ne garsonieren e saj, ne zonen e Titanit, te vellau i saj Vangjeli, apo ne zyrat e Bashkesise Kulturore te Shqiptareve te Rumanise. Ne biblioteken e saj kishte fotografi te vjetra te rilindesve tane, kujtime artistike nga ballot e komunitetit shqiptar, nje liber te Aleko Vancit, libra te vjetra kishtare, nja dy ikona nga Voskopoja, kujtime nga Shqiperia. „Voskopojaret jane te njohur per martesa te perzjera, arumuno/shqiptare, sic eshte rasti i mamase sime Ata nuk dine c’eshte urrejtja interetnike apo xhelozia ballkanike. Vetem ata qe e kane mizen nen kesule, fanatiket dhe mekataret i ngaterrojne punet me fete, njera pale leh kunder myslimaneve, tjetra kunder te krishtereve”. Sipas Elenes se ndjere, „Kur erdhi Zogu ketu, per te ikur per ne Angli, shqiptaret e Bukureshtit ishin te ndare ne dy tabore, disa e admironin, te tjeret e urrenin, disa ishin per Mbreteri, te tjeret kunder Mbreterise, por Zogu kish thene: „Le te vijne te gjithe!. Dua t’i njoh edhe miqte edhe armiqte!”.

„E mbaj mend si sot, Zogu kish paguar nje apartament ne hotelin Palas. Gjeraldina e tij dergjej ne shtrat, ngase sapo kish lindur Leka. Nga te paret qe e kishin vizituar Mbretin ishte Nikollaq Zoi, Asdreni, Ajvaz Voka, Dhimiter Kristo Rembeci, Nik Pema. Nik Pema ishte konzull i Shqiperise, ndersa gruaja e tij, njezet vjet me e re, Elena Pema, kishte nje bukuri te rralle. Bukuria e saj ia kish rrembyer zemren Mbretit shqiptar. Kam degjuar se i panumert eshte numri i shqiptareve qe mendojne vetem per femra, e jo edhe per atdhe. Kam degjuar se turqit e shiten nje park te madh per nje lavire. Nuk e kam njohur Faik Miftarin por kam degjuar se nuk ka kapacitete te mjaftueshme intelektuale, kam degjuar eshte nje ham/ham qe shkruan kunder figurave te kombit, nje surogat paragjykimesh, urrejtjesh dhe mllefi, nje shtrige islamiste qe ndot faqet e gazetarise duke ndjekur parimin e qenjve qe lehin me kot”.

„Kam degjuar e kam pare cmos, por ende s’e kam pare Shqiperine. Per ta pare e kam pare, por tani me ka kapluar pleqeria dhe s’me lejon mosha ta shoh edhe nje here, te shkoj e te vdes ne Korce. Mos haro se shqiptaret e Korces ishin patriote te medhenj. Ata ishin te njohur per moralitet, sinqeritet dhe atdhedashuri. Kush mund ta haroje Gligurin me shpirt te florinjte, Grigore Goden qe e dergoi nje anije me grure per sivellezerit e tij ne Korce”! Themi metaforikisht nje anije, edhepse fjala ishte per nje vagon ndihmash per viktimat e termetit (1931), ne Korcen e bukur te Rajmonda Mojsiut, atje ku jeta dhe vdekja, dashuria dhe miqesia i bashkon te gjithe. Qofte i ndritur kujtimi i Elena Luka Shukes se ndjere!

Baki Ymeri, bukureshti@yahoo.com

From → Uncategorized

Lini një Koment

Lini një koment

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.