Hidhu te lënda

Poezi per "ADEM JASHARIN"

by më 26/04/2008

Nga Fejzulla Duraku

Kjo Kosovë fortë po qanë,
Po vajtonë e mjera nanë!
Një burrë trimë me pas kanë,
Zotë k’saj toke sot me i dal.
Me i dal zotë mëmëdheut
Si në kohën e Skëndërbeut
Si në at’ kohë dikur moti
Kur ishte gjallë Kastrioti;
Që Sulltanatë si la kurrë
Në Arbri me vendos flamurë!

A esht’ afrue dit’ e bardhë?
Si në Krujë kur patë ardhë!
Me ardhë prap e mej pa me sy
Si e kanë nda ket Shqiptari!
Shum po vu’n Kosova nën Sërbi!
Si nën kthedrat e korbit të zi!

Kjo Drenica po folë vetë;
Ende trimat nuk më kan vdekë!
Hala trimat i kamë gjallë
N’ ball Serbies për me i dalë!
Sllobodanin për me e ndalë.

Pushkë e fortë ku paska kris?
Pyet Kosova, djepi Shqipris?
N’ Prekazin e Ahmet Delisë,
Lufton Ademi kund’r Sërbisë!
Si Tahir Meha q’ luftoj dikur,
Per të gjallë s’u dorzue kurr!
Njëmijnëntqind e nëntdhjet e tet
Në Marsë ngritet legjenda vet!
N’ kamë po çohet Legjendari,
Komandantë Adem Jashari.

Nga Kraleva, Nishi, Piroti,
Nga Prokupla vijn oj vraft Zoti!
Si re e zez’ kur prishet moti!
Ushtrit Serbe kolonë po shkojn
Ushtar, polic nga Belgradi çojn,
Pesmij trupa po parakalojn!
Tetëdhjet tanke po i dërgojn!
N’ Mitrovic ushtria kalojnë,
Drejt Skenderajit ata po shkojn!
Forca t’ mëdha nga Skenderaj vijn,
Pa çelë drita n’Prekaz po hijn.
N’Polac n’Llaush stacionohen,
Tre katunde keç po rrethohen!
Nga Llausha e kan lajmrue,
Ademit i kanë tregue;
Veç Prekazi është rrethue!
Ademi djemve u paska than;
Çojnu trima gjithë në kamë,
Mitraloz e bume mej marrë
Gjith n’pozicjone për me dalë,
Shkau Prekazin don me kallë!
Shkau neve na paska mësi,
Në Prekaz ushtria don me hi!
Qoftë përhajr Ademi po thot,
Njëqind vjet kemi pritë si sot.

Te Jashart boll janë mundue,
Dajt nga Llausha per me shkue.
Askush s’mundet me u afrue!
Ndihm Ademit s’po mujn mej çue!
Shum keç shkiet e kan’ rrethue!
Si me lisa me e gardhue!
Rrethimin t’gjall mos me kalue,
Askush i gjall’ mos me shpëtue!

Topat e shkaut po kërsasin,
Kullen Ademit ja godasin!
Tanksi, minahedhsi s’po pushojn,
Barot e hekur ngado gjëmojn!

Jashart kanë nis me kendue
Edhe me kangë tuj luftue!
Pushkë e kangë s’po i ndalin!
Zakon u kishte lën i pari,
Tuj këndue lufton Shqiptari.

Çou nipash, daja po m’ja ban
Ishte plak besa daja Osman
Edhe Ademit çka i ka than;
O Adem ti je si djal i ri
Krejtë prapa nuk mujë të t’ rri
Gjith ka luftonë pas s’muj të t’vi,
Nje besë të Zotit po t’a jap
Për Ti një pushk se la pa e zbraz.

Britë Ademi, lëshon një za;
Ku të kamë Hamëz more vlla?
Mbahu fortë, qëndro o burrë,
Pushken shkaut mos ja ndal kurrë,
Kurrë at’ pushkë mos me ja nda
Kemë me u djegë me shka ka!
Jem në luftë qe njëqind vjetë,
Sot ësht’ koha me tregu vetë
Me hek qafe Serbin përjetë.
Adem Jashari keshtu po flet,
Po u thotë aj familjes vet:
Se ket punë kur e kem nisë
S’kena ba mend me lan përgjisë,
Amanetin në vend do ta çojm
I madh’ e i vogël dot luftojm,
Jashart krejtë me u farue!
Po në fund kena me fitue.

Plot tre ditë e plot dy netë,
Pushka në prekaz po kërsetë!
N’ditën e parë shpëtojkan krejt
Asnjë i vrar te Jashart s’po jet.

Dit’ e dyt para se po zbardhon,
Komandir ilija shka po bon?
Nja tridhjet milic po i urdhron,
Të tridhjet t’ Arkanit jan kanë!
Prej Ushtrisë largue janë,
Kullës s’ Shabanit i shkojn pranë!
E kcejn murin janë hi n’oborr!
O Ademi edhe poj heton
Një za djemve po ja u lishon,
Fort Ademi edhe po bërtet!
Djemë e nipa po mi thërret,
Po i leshon zë vëllaut vet;
Priti Hamëz të gjall mos i le.
A dhe Hamza të gjall s’po i le!
Sa po mujn shkijet po i palojn,
Jashart pushkën nuk po e ndalojn
S’po i lan shkijet të gjall me hi
Në prak me ju shkelë në shtëpi,
Kishin brenda robë e fëmi!
K’shtu Ademi besën e kish ba;
Në dorë të shkaut mos me ra
Me ka krejtë kamë me u vra!
Kurrë Kosovën vet’ nuk e la!
Me ka krejtë pa u farue!
Kurrë Kosovën s’kam me l’shue,
S’kam me l’shu, shkijet me pushtue!
Brez pas brezi e kem trash’gue,
Iliret kët tok’ kan sundue,
Dardan-kosovar kan luftue!
Kurr Kosovën se kan dorzue.
Amanet t’parët lanë naj kan;
Kurrë Kosovën mos me e dhan
Kurr Serbies mos me ia lan.
Sa po mundë shkije po vretë
I kan vrarë njëzet e tetë!
Nja dy t’gjallë i kanë zanë!
Ademit shka na i paskan than;
Fort po e lusin, bej po i bajn
T’gjallë me na l’shue a nuk ban?
Edhe Ademi po më i ngon;
S’kena ardh ketu me luftue,
Po me zorë na kanë çue!
Çaj ilija na ka urdhnue.
Atëher Ademi po menon?
Shqiptari e ka pasë zakon
Me liru aj që vetin dorzon.
Adem Jashari burrë azgan
Të dy Serbet po i lironë!
Njërit shka çka i paska thonë?
Shko ilijes fjalë i çonë;
Baca Shaban ti a t’ka thanë,
Besë në ju nuk ban me nxanë!
S’kemi pas kurrë besë me shka,
Gjithë n’ tradhëti na kanë vra.

Plot dy ditë e plot dy netë,
Po na zbardhë dita e tretë!
Në Prekaz pushka po kersetë!
Jashart me Serbi tuj luftue!
Se kan nder mend me u dorzue!
Me u dorzu kurrë të gjallë!
Shkaut pushken s’ja kanë ndalë,
Nuk po ia ndalin pushkën hiç,
Farun shumë ushtar e milic!
Shum’ ushtar e milic të vrarë!
Nëpër oborr e nëpër arë,
Nja treqind të vramë i lanë!
Si duaj kashte me u kanë
Permbi trupat e shkive t’vramë
Shokët e tyre po kalojnë!
Drejt Jasharve ushtria shkojnë!
Sikur drapri n’arë tu korrë,
Si me drapër mej pre mu konë!
Si kall’zi gruri nëpër tokë.
Pa shpirt sllavt bien si dëborë!
Ademi n’ mitraloz tuj korrë!

Ushtria serbis u farue!
Jashart nuk dojn me u dorzue.
Komandira edhe Gjeneral,
Thojn Ademi nuk jepet i gjall!
Krejtë Serbia k’tu me u kan!

Gjeneralat po urdhërojnë;
Granatimet po i shpeshtojnë!
Shumë predha kullën qëllojnë!
Barot e hekur po lëshojnë!
Gjylet ishin kanë mallkue,
Rob e fmi i paska farue!
Rob e fmi granata i vretë!
Edhe Hamzën me daj’n e vetë,
Bacën Shaban me nipa krejtë!
Jet Ademi veç me djal t’ vetë!
Babë e bir po bajnë gajret
Po qëndrojn si me u kan tridhjet!

Ushtria kull’s iu afrue
Dham n’dham me çetnikët tuj shkue!
Një plumb ishte kanë mallkue,
Adem Jasharin ka çillue!
Ademin keç e paska marrë
Edhe Ademi jet’ po ndrronë!

Djalë i vetëm po më lufton!
I gjallë kullën s’po e dorzon!
Brenda ushtrinë s’po e lejon,
Të gjallë shkiet si len me hi
Si lenë gjallë mej hi në shpi.
Të mramtën pushkë zbraz Kushtrimi
Edhe djalin e merrë timi!
E merr flaka, era barotit
Në gjoks i bjenë gjylja topit!
Gjylja topit veç po ma vretë
Dhe Kushtrimi një fjal e fletë
Sa për plumba se kishim dertë!
Familja ime me një shtetë
Ke tu luftue treqind vjetë!

Fejzulla Duraku
Bruksel,05.03.2008

About these ads

From → Uncategorized

3 Koment
  1. e mir e mir koka

  2. a ba me dit kush e ka shkru

  3. shum e buklur ju lumt

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

%d bloggers like this: