Kalo te lënda

Nënë Tereza, në 6 njerëzit e vetëm në botë, që kanë pasaportë nderi të SHBA-së

by më 17/04/2009

Anton Nikë Berishës-Nëna e DritësNdoshta pak njerëz e dinë që ekziston edhe një pasaportë amerikane, që i tejkalon të drejtat e pasaportës së qytetarëve normalë amerikanë. Bëhet fjalë për pasaportën e qytetarit të nderit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kush mendon se bëhet fjalë për një formalitet, duhet të ndryshojë mendim. Qytetaria e Nderit e SHBA-së, u është dhënë vetëm 6 njerëzve në botë dhe një prej këtyre është shqiptare: Nënë Tereza.

Procedura e marrjes së qytetarisë së nderit amerikane, është e nivelit më superior. Kandidati shpallet Qytetar Nderi i SHBA-së me një akt të Kongresit Amerikan ose me një deklaratë të posaçme të Presidentit Amerikan, të autorizuar gjithsesi nga Kongresi.

6 personat që kanë marrë këtë qytetari, deri në vitin 2008 janë:

1 – Gjenerali Lafayette, një francez që shërbeu si oficer në Revolucionin Amerikan (1824);
2 – Winston Churchill, Kryeministër britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore (1963);
3 – Raoul Wallenberg, diplomat suedez, që ndihmoi çifutët gjatë Holokaustit (1981);
4 – William Penn, guvernator i Pensilvanisë (1984);
5 – Hannah Callowhill Penn, gruaja e William Penn (1984);
6 – Nënë Tereza (1996).

Marre nga SHEKULLI (http://www.shekulli.com.al/index.html)

From → Uncategorized

Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.