Kalo te lënda

Teatri “Migjeni” Shkoder shfaq komedinë e përgjakshme “Shën Gjon Kryepremi”

by më 19/04/2009


me tekst dhe regji të Stefan Capalikut si dhe me pjesmarrjen e jashtzakonshme të Rikard Ljarjes në rolin kryesor.

Do jetë evenimenti kryesor kulturor i qytetit të Shkodrës për këtë fillim viti realizimi i këtij produksioni të madh teatror si për nga rëndësia ashtu dhe përmasat.

Ajo është e para vepër skenike shqiptare që i kushtohet epokës së komunizmit dhe dramës së tij njerëzore.

Me skenografi nga Zef Paci, kostume nga Belinda Maci dhe koncertmaestër Marjan Deda në këtë produksion do interpretojnë: Zyliha Miloti (Agetina ose e shoqja e Gjonit), Agron Dizdari (Patër Andrea), Frederik Fistani (Shoku Miltiadh ose operativi i lagjes), Enver Hyseni (Hilmiu ose kasapi), Merita Smaja (Sadetja ose shitësja e bukës), Rita Gjeka (Anunciata ose një e ve italiane), Ina Gjonci (Ardita ose revolucionarja), Marjan Deda (Arbeni ose revolucionari), Jozef Shiroka (Leci ose djali i shtëpisë, ushtar), Gjon Kola (Ejlli, katundar), Rajmonda Marku (Mrija ose e shoqja e Ejllit).

Ngjarjet janë vendosur në një shtëpi qytetase me 29 Gusht të vitit 1968. Është koha e revolucionit kulturor. Ka filluar shkatërrimi i kishave dhe xhamive. Në shtëpinë e Gjonit arrin nga jashtë televizori i parë në qytet. Ardhja e televizorit koincidon me ditën e Shën Gjon Kryepremit apo ditën e emrit të të zotit të shtëpisë.

Ardhja e televizorit nuk mbetet pa rënë në sy të banorëve të mëhallës, të cilët vijnë dhe mbushin shtëpinë e Gjonit. Nis përpjekja për të vënë në punë këtë aparat të cuditshëm me anë të cilit mund të cahet izolimi komunist.

Përgjatë veprimit skenik kemi edhe risemantizimin e televizionit si një media që merr mbi sipër të gjithë vemendjen dhe besimin e njerëzve. Ndërkohë, pra, që jashtë po shkatërrohen religjionet e vjetra, Brenda po lind një i ri: televizioni.

Sfondi biblik shërben për të krijuar asosiacion midis fatit tragjik të Gjon Pagzorit dhe Gjonit tonë, të zotit të shtëpisë.

Kjo është vepra më e re e Stefan Capalikut, i cili ka bashkëpunimin e dytë edhe si regjisor me Teatrin Migjenit pas dramës “Putargat e thata” të vitit 2008.

Premiera e “Shën Gjon Kryepremit” do jetë ditën e Premte me datë 24 Prill 2009, ora 19.00 në Shkodër. Shfaqja do vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Dergoi per gazeten Nik Leshai

From → Uncategorized

Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.