Kalo te lënda

Paul Tedeschini: Perbaltja sllavo-osmane e figurave patriotike shqiptare!

by më 20/07/2009

Nene Tereza misionareMe gjithe perplasjet shume-shekullore ekstremistat sllav dhe turqit-osman e kan pase gjithmone nji pike te perbashket: Luften e vazhdueshme per zhgatrrimin e identitetit, të vlerave historike dhe kulturale të popullit shqiptar. Shkeputja e Kosoves nga Serbia dhe perfshimja e te gjithe Ballkanit ne Bashkimin Europian asht disfata perfundimtare e aleances se ekstremistve serbo-arab si dhe fundi i influences se Rusise ne kete territor europian. Me gjithe ate populli thote: “Ujt flè, por hasmi s’flè!”.
Dhe ja qe hasmi e nxjerr koken here mbas here duke u perpjekur te hedh balte mbi figurat shqiptare, mbi shpirtin thellesisht shqiptar te paperkulun ne shekuj, figura qe i japin vlere shqiptarizmes neper bote. Dhe ja qe hasmi i aleances ekstremiste sllavo-osmane pohon djallzisht dhe pavertetsisht: “….per prejardhjen vllehe te babait te Nene Terezes! …”. Pamvarsisht ne se a asht i vertete apo jo pohimi “… per prejardhjen vllehe te babait te Nene Terezes! …”, due te theksoj nji gja me shume randesi. Vete pohimi “prejardhje vllehe” formon nji tentative arabofile e nxitjes urrejtjes ndermjet kombesive europiane te Ballkanit.

Paul Tedeschini- Klagenfurt

Europiant i kan vue nji here e pergjithmone kapak se kaluemes me antagonizma dhe kan fillue nji epoke te rè madheshtore te bashkimit te popujve te te gjithe Europes ne nji komunitet. A ka pase antagonizem ma te madh dhe tradicionalisht shekullor ne Europe se sa ne mes Frances dhe Gjermanise?!? E prà sot aleanca mes Frances dhe Gjermanise asht themeli dhe aksi i Bashkimit Europian. Fakti qe u asht mbylle definitivisht arabve dera ne Ballkan ban ate, qe ato te mbeshteten ne mbeturinat turko-osmane ne keto troje, per te tentue nji acarim politik ndermjet ketyne popujve. Por ballkansit, me mend ne krye, te gjithe, pa perjashtim, e kane te qarte se e ardhmja e tyne e perparimit asht vetem Europa. Asht per kete arsye qe tentativat e nxitjes se urrejtjes nderballkanike te kujtedo qofte, do te deshtojne. E çka don me thane per né europiant se njeni asht vlleh, apo grek, apo kroat, apo rumun, apo bullgar, apo shqiptar, apo malazez, apo boshnjak, apo serb, apo maqedonas, apo turk, apo ashkelì, apo rom? Kjo per né europiant nuk don me thane asgja, sepse ne baze te parimeve tona mbi “Te Drejtat Themelore Te Njeriut”, te gjithe jane njisoj. Edhe Presidenti i Zi asht njisoj si Presidenti i Bardh, si Presidenti i Verdhe, apo si Presidenti Lekurkuq etj.etj.etj. Per kete arsye shprehja “….per prejardhjen vllehe (te babait te Nene Terezes apo kujtedo qofte)! …” asht e papranueshme per nè. Tashti le te shohim ne se me te vertete “Kole Bojaxhiu” i jati i Nobelistetes per Paqe, Nane Terezes, na delka vlleh e jo shqiptar! Fakti qe maqedonsit nuk ia arriten ta bajne maqedonse ne opinionin botnor vajzen e Kole Bojaxhiut dhe vete fakti qe ne vendin e shtepise se Kole Bojaxhiut dojne te ndertojne ndertesa te zakonshme, pra vete ky fakt verteton se Kole Bojaxhiu nuk ka qene sllav, por ka qene shqiptar e bir shqiptari me gjak puro shqiptar. Por askush ma shum se vete i biri i Kole Bojaxhiut nuk mund te na deshmoje ma mire origjinen e te jatit. Po citoj ma poshte nji pjese te intervistes se Lazer Kole Bojaxhiut, te birit te Kole Bojaxhiut dhe vlla me Nane Terezen, me banim ne Sicilie dhane gazetarit italian Gaetano Salimbeni dhe qe zotni Pandeli Pasko Kuteli pati miresine te na e sjelli ne shkrimin e tij te dates 24 shkurt 2009 ne gazeten TribunaShqiptare ( http://tribunashqiptare.com/news/133/ARTICLE/1921/2009-02-24.html ) me titull “Drama e fshehur e Nënë Terezës“: -.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.- “ Para do kohe ndesha një shkrim të veçantë: për herë të parë Z. Lazër Bojaxhiu, vëllai i Nënë Terezës, rrëfente për familjen e vet. Bisedën e zhvilloi gazetari Gaetano Salimbeni në dhjetor 1979 dhe e botoi në revistën javore ‘Gente’ (Njerëz). Pra menjëherë mbas dhënies së çmimit Nobel Nënë Terezës. Megjithëse i shkruar sot e 14 vjet më parë shkrimi jep të dhëna me shumë inetres. …. Me interes të veçantë është dëshmia për herë të parë e disa të vërtetave të dhimbëshme. E para është ajo mbi shkatërrimin e mirëqenies të familjes së Nënë Terezës mbas helmimit të të atit, Nikoll Bojaxhiut, helmuar si thuhet në shkrim, për arësye politike. E FSHEHTA E TMERRSHME “Dua së pari të sqaroj një pikë” thotë vëllai i Nënë Terezës. “Ne jemi shqiptarë, jo jugosllavë si shkruajnë nga pak gjithë gazetat e botës. Keqkuptimi ka ardhur nga që Shkupi, qyteti ku jemi lindur, më parë ishte shqiptar dhe pastaj i kaloi Jugosllavisë. Po ne të gjithë vazhdojmë të flasim shqip dhe motra ime (e cila di edhe anglisht dhe pak frëngjisht) letrat m’i shkruan shqip.” “Andrallat për familjen tonë”, kujton Zoti Lazër “filluan pikërisht nga kjo luftë mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë për zotërimin e Kosovës, krahinës ku ndodhet Shkupi dhe që nga sipërfaqja është më e madhe se gjithë Shqipëria e sotme. Babai ynë Nikoll Bojaxhiu, i cili ishte tregtar i kamur dhe kishte edhe një sipërmarrje ndërtimi (pat ndërtuar teatrin e parë në Shkup), ishte i angazhuar edhe politikisht: kuptohet, përpiqej për të drejtat e popullsisë së Kosovës, e cila ndjehej dhe dëshëronte të mbetej shqiptare. Është e qartë se kur erdhën jugosllavët iu desh të vuante gjithë llojet e shpagimit dhe hakmarrje. Vdiq i helmuar më 1919, gati 46 vjeç. Dhe është e qartë, edhe pse nuk thuhet në asnjë çertefikatë mjekësore, u helmua nga jugosllavët”. Më 1919, vitin e vdekjes së Nikoll Bojaxhiut, e ardhëshmja motër Tereza (emri i pagëzimit të së cilës është Gonxhe, përkthyer italisht Agnese – Anjeze) ishte 9 vjeç me që pat lindur më 27 gusht 1910; Lazri, vëllai ishte 11 vjeç dhe 13 vjeç motra e madhe Agata (vdekur më 1976, dy vjet mbas së ëmës, edhe ajo e vetme dhe e dëshpëruar). Është pikërisht kjo drama të cilën motër Tereza e jetoi në heshtje për shumë vite: vdekja e nënës dhe motrës. Lazër Bojaxhiu nuk do të dëshironte të shtonte gjë tjetër asaj që pat thënë: “E di se po hap një plagë ende të pambyllur në zemrën e Nënë Terezës dhe që do të mund të mbyllet me vështirësi, por është e nevojshme që njerëzit ta dinë si është vdekja në këtë vend. Në se vendosa ta zbuloj të fshehtën e tmerrshme (mund ta kisha bërë qysh në Oslo gjatë ceremonisë të dorëzimit të çmimit Nobel nënë Terezës), e bëj veç për këtë: dëshëroj që popujt e gjithë botës t’i hapin mirë sytë”. -.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.- Dhe si perfundim un po perseris çka thashe ne fillim te ketij shkrimi: Me gjithe perplasjet shume-shekullore ekstremistat sllav dhe turqit-osman e kan pase gjithmone nji pike te perbashket: Luften e vazhdueshme per zhgatrrimin e identitetit, të vlerave historike dhe kulturale të popullit shqiptar.

Paul Tedeschini, 20.07.2009

Reklama
Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s