Kalo te lënda

Paul Tedeschini: GJUHA SHQIPE, GJUHA E SHQIPTARVE!

by më 27/07/2009

Paul Tedeschini- Klagenfurt

 

 

 

 

 

 

 

 

(Shkrim nga Paul Tedeschini date 22.03.2006)

Lexova artikullin e Mehmet Krajes: “Shizma kosovare e gjuhes“ e botuem ne gazeten TEMA.

Kush e ka jetue dhe e kujton kohen e diktatures komuniste te Enver Hoxhes ne Shqipni e din mire se çdo e drejte e njeriut asht dhunue.
Per gjyse shekullit, qe nga viti 1944, viti i “ çlirimit “, i asht imponue gjithe popullit shqiptar ne Shqipni politika e Enver Hoxhes dhe e grupit te tij, tue mos lejue asnji parti tjeter politike. Qe nga viti 1945, viti i “ çlirimit “, i asht imponue gjithe popullit shqiptar ne Shqipni pushteti i Enver Hoxhes dhe i grupit te tij tue eleminue çdo forme tjeter te pjesemarrjes ne Pushtet.

Qe nga viti 1944, viti i “ çlirimit “ iu hoq shqiptarve ne Shqipni e drejta e levizjes mbrenda vendit e aqe ma teper jasht vendit. Qe nga viti 1967 i asht imponue popullit shqiptar ne Shqipni ateizmi dhe i asht hjeke njeriut e drejte e ndergjegjes. Qe nga viti 1944, ” çlirimi i vendit “, gradualisht u çpronesuen njerzit dhe i asht hjeke njeriut edhe e drejta e prones deri ne piken qe as fshatarit nuk i lejohej te mbante bagti apo pula. Arrijtme deri ne ate pike sa s’kishim as çka me hanger. Dhunimet perfshine edhe fushen e kultures. Qe nga viti 1972 i asht imponue si gjuhe zyrtare te gjithe popullit shqiptar, mbrende dhe jashte Atedheut, dialekti jugor i Enver Hoxhes.

Sot mbas 15 vjetesh edhe na kena fillue me i harrue keto gjana e aqe ma teper te rijt e sotem qe keto gjana, qe po tham, u duken qesharake dhe te pabesueshme. Por keto gjana kan ndodhe me te vertete, ma besoni!!!!

Rifitimi i te gjithe ketyne te drejtave dhe ndergjegjesimi don kohe. I ashtuquejtuni “Pluralizem” , edhe pse jo i mirefillte, asht nji hap i madh perpara per vendin tone, edhe pse partite e formueme nuk jane gja tjeter veçse pjelle e “Nenes Parti”. Me kohe, me dashje a padashje, edhe keto parti, siç thuhej ne ate kohe, do te bahen “revizioniste” dhe njeriut dalangadale do ti kethehen te drejtat simbas principeve te demokracise europiane. Edhe vete njerzit e ndrydhun nga diktatura dalngadale do te ndergjegjesohen per kete demokraci. Nuk ka force ma ne bote, qe ta rikethejne sistemin falimentar socialist dhe diktaturen komuniste, aqe ma pak te tipit Enver Hoxhes. As vete bijt e Enverit dhe te bashkepuntorve te tij ( shumica jo kot “ anmiq te Popullit dhe te Partise “ ) nuk kishin me pranue ma kethimin mbrapa.

Sot lejohen parti te ndryshme, lejohet pjesmarrja e perfaqesuesve te partive te ndryshme ne Pushtet, lejohet nga qeveria shqiptare levizja e lire e njerzve mbrende dhe jasht vendit, lejohet prona private, po kethehen ( demek ) pronat, lejohet aktiviteti privat, nuk ndalohet ma mbajtja e pulave, nuk denohet ma si krim besimi fetar, por lejohet lirisht, jane rihape kultet fetar, lejohet me ndigjue radio te hueja dhe me pa televizione te hueja, sot ke te drejte te vallzojsh si te duesh bile jane hape diskoteka, lejohet me diskutue lirisht per politiken pa pase frige se te fut kush ne burg, lejohet me u veshe simbas modes, sot ne proceset gjyqesore ke prep te drejte te keshe avokat mbrojtes, sot ke te drejte te mbajsh valute te huej dhe ta thesh valuten lirisht, sot ke te drejte ta pengojsh tjetrin me tu perzi ne punet e tueja personale e shume e shume gjana te tjera, qe ne kohen e diktatures komuniste ndaloheshin.

Mbasi sot asht ba demokratizimi i jetes dhe heqja e dhunimit ne te gjitha fushat, pse mos te hiqet edhe dhunimi, qe iu ba gjuhes, dhe te lejohet populli te flase dhe te shkruej gjuhen e vet lirisht? Dhunimi i gjuhes i vitit 1972 ka qene nji hap mbrapa ne fushen gjuhesore dhe nuk ka qene gja tjeter veçse nji dhunim, qe as ky nuk ka se si ti rrezistoje kohes si nji proces i pashmangeshem demokratizimi edhe ne kete fushe. Ndalimi me ligje i perdorimit te gegnishtes ishte nji krim jo vetem ndaj perqindjes ma te madhe te popullit shqiptar, por ka qene nji krim edhe ndaj autorve shqiptar ma me vlere, tue fillue qe nga autort e dokumentave te para te gjuhes shqipe e deri tek autort e fundit te kryeveprave me fame botnore te letersise shqipe te persekutuem permateper edhe fizikisht.

Linde pyetja:Me ç’te drejte “Tirana e kuqe” pretendon qe kosovart, vetem se jane shqiptar, qe permateper jetojne jasht Shqipnijet, duhet tu nenshtrohen ish ligjve te diktatatures te vitit 1972 ne Shqipni?!! Keto jane pretendime imponuese, absurde, nostalgjike “ akademistash “ te kuq te Shqipnise, te cilet bijne ne kundershtim edhe me vete “ Ligjet e zhvillimit dialektik te gjuhes “ te propaganduem prej atyne vete. Keto jane pretendime anakronike dhe kontrokorrente me kohen e zhvillimit te sotem te Shqipnise dhe te Rrajonit.

Paul Tedeschini, 22.03.2006

Reklama
Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s