Kalo te lënda

Arrestohet terroristi kosovar në SHBA

by më 28/07/2009

Nga Express (Prishtine) më 28.07.2009 në ora 9:45

Kosovari Hysen Sherifi dhe gjashtë burra të tjerë amrikanë janë arrestuar të hënën në Karolinën Veriore në ShBA. Bazuar në padinë e policisë federale, ata akuzohen për komplotimin e sulmeve brenda Izraelit. 24 vjecari i lindur në Kosovë, jetonte me dokumente të rregullta në SHBA. Gjashtë të arrestuarit e tjerë ishin me banim në Karolinën e Veriut.

Të dyshuarit akuzohen për komplot për t’u siguruar mbështetje materiale terroristëve, komplot për vrasje, rrëmbim, dhunim dhe plagosje të personave jashtë vendit “Sipas akuzave, një nga burrat, Hysen Sherifi, thuhet se shkoi në Kosovë për t’u angazhuar në luftën fetare te dhunshme të xhihadit, por është e paqartë nëse ai ka bërë ndonjë sulm”- shkruan sot AP.

Në aktakuzë e bërë e njohur për median thuhej se të akuzuarit kishin udhëtuar për në Izrael në qershor 2007 për t’u angazhuar në xhihadin e dhunshëm, por përpjekjet e tyre kishin dështuar. Prokurorët thonë se udhëheqësi i tyre ishte , Daniel Boid ndërsa të arrestuarit e tjerë si të dyshuar për sulme terroriste janë dy djemtë e tij, Zakarija Boid, 20 vjec dhe Dilan Boid, 22 vjec, si Anes Subasic, 33 vjec, Mohammad Omar Aly Hassan, 22 vjec dhe Zijad Yaghi, 21 vjec.

Të akuzuarit janë paraqitur, të hënën për herë të parë para një gjykate në Raleigh nën akuzën për sigurimin e mbështetjes materiale për terroristët. Autoritetet thonë gjithashtu se Boid dhe të dyshuarit e tjerë ishin stërvitur me armë sulmuese dhe ishin përpjekjur të mblidhnin para për sulme terroriste.

Prokurorët thonë se udhëheqësi i tyre, 39-vjeçari Daniel Boid, kishte qenë në Afganistan për stërvitje ushtarake në kampet terroriste, dhe kishte luftuar atje mes viteve 1989- 1992, para se të kthehej në SHBA. Dokumentet në gjykatë akuzojnë Boid, që njihej dhe me emrin “Sejfullah” se ka inkurajuar të tjerët të angazhuar në luftë fetare. Nëse të arrestuarit deklarohen fajtor mund të dënohen me burg përjetë.

Reklama

From → Uncategorized

Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s