Kalo te lënda

Radikalët islamikë zhvendosin luftën e terroristëve në Evropë, Rusi, Izrael edhe në Shtetet e Bashkuara.

by më 01/08/2013

Bosnja si një plasdarm për zbatimin e planit “Evropa 3000”

лидер группа исламские фундаменталисты Босния-Герцеговина Балканы мусульманинFoto: EPA

Në mes të gushtit të vitit 2003 udhëheqësit radikalë islamikë vendosin të krijojnë infrastrukturën terroriste në Ballkan me qëllim që ta zhvendosin luftën e terroristëve në Evropë, Rusi, Izrael, ndërsa pak më vonë edhe në Shtetet e Bashkuara. Përgjegjës kryesor për krijimin e kësaj baze emërohet Sahid Emir Musa Ajzi – një veteran i luftës në Afganistan, i lidhur ngushtë me talebanët dhe “Al-Qaeda-n”. Duke qenë një militant me shumë përvojë, ai është përgjegjës për rekrutët me “aparencë të bardhë evropiane”.

Bosnja, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia jugore dhe Mali i Zi në perspektivë duhet të bëhen një shtet i vetëm islamik. Kjo është faza e parë e pushtimit të Evropës në bazë të planit “Europa 3000”. Sipas kësaj ideje kryesore të islamistëve, Evropa duhet të bëhet vendi i myslimanëve (nga Uralet deri në Britaninë e Madhe). Skema e realizimit të planit është përpiluar me etapa dhe e bazuar në taktikën e “dhunës dhe urrejtjes”. Në periferitë e qyteteve më të mëdha evropiane, duke përfshirë edhe ato ruse, do të krijohen enklave shumë të mëdha myslimane. Objektivi kryesor – bashkimi i këtyre enklaveve në një të ardhme të afërt në një qendër unike myslimane.

Pjesa e dytë e këtij plani quhet “Kaukaz 2000”. Sipas tij NATO-ja do të zgjerohet në drejtim të Lindjes dhe do të marrë nën kontrollin e vet Detin Kaspik. Ai do të lihet nën ndikimin e plotë politik dhe ushtarak të Turqisë. Pranë Rusisë dhe Kinës do të krijohet “brezi i gjelbër”, kurse lidhjen me Evropën do ta kontrollojë Stambolli.

Në të njëjtën kohë merret vendimi për t’u angazhuar me punën e trajnimit të terroristëve me pamje (aparencë) sllave, të përzgjedhur mes boshnjakëve dhe shqiptarëve. Këta militantë mund të lëvizin pa asnjë problem nëpër gjithë botën pa ngjallur dyshimet e policisë dhe shërbimeve të sigurisë. U quajtën ata “Djajtë e bardhë.” Ata janë të trajnuar fort mirë dhe të gatshëm për xhihad (luftë të shenjtë) në të gjithë Evropën dhe në Rusi.

Ndërkaq këta “specialistë me fytyra sllave” janë në pritje të orës së vet. Të gjithë ata janë të gatshëm për shehidllëk dhe për martirizim për hir të Kuranit. Bërthama e kuadrove të rinj është e përbërë nga myslimanët e Bosnjës, si dhe rekrutët nga Çeçenia dhe Kaukazi.

Në Bosnjë deri më sot e kësaj dite veprojnë në “regjim të mbyllur” organizatat humanitare të ndaluara zyrtarisht, të cilat janë përfshirë në listën e zezë të grupeve terroriste në Shtetet e Bashkuara. Këto janë “E Ardhmja Ideale Boshnjake” (Idealna Buducnost Bosne), “Fondi Al-Haramain”, “Fondacioni i bamirësisë Al-Nashab Al-Aqsa” (Fond Al-Nashab Al-Aksa), “Dzhemiat Al-Furkan” (Jemiat Al-Furkan) dhe “Taiban El-Furkan”. Ndërsa forcat lokale të sigurisë bëjnë një sy qorr dhe një vesh shurdh. Kështu dhe shumohen “organizatat e ndryshme humanitare” me paratë islamike. Në llogaritë e tyre derdhen çdo vit qindra e miliona dollarë. Këto para janë mëse të mjaftueshme edhe për pagat, edhe për rekrutimin e mbështetësve, edhe krijimin e qendrave – fetare dhe ushtarake. Përveç kësaj, fondet shpenzohen edhe për operacionet e trafikut të drogës, blerjet e armëve për “pikat e nxehta”. Në Bosnjën Qendrore vepron në ilegalitet një rrjet i tërë kampesh, ku të rinjtë myslimanë merren me përgatitjen fetare dhe veprimtari subversive në kurset 3-mujore.

Terroristët e trajnuar i dërgojnë më pas përtej kufirit nëpërmjet agjencive turistike dhe linjës së “organizatave humanitare”. Ekstremistët islamistë, të trajnuar në Bosnjë dhe Hercegovinë, vendosen në Kaukaz, Afganistan, legalizohen në SHBA dhe Evropë.

From → Bota, islam, Terrorizem

Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.