Kalo te lënda

Kryemyftiu palestinez Haxhi Muhammed Amin al-Hysejn, që krijoi divizionin “SS” kosovar “Skanderbeg”

by më 17/01/2014

Ne mars te 1944 kryekomandanti SS Heinrich Himmler me sugjerimin dhe kontributin e krymyftiut  palestinez Haxhi Mohammed Amin al-Hysein vendosi te krijoje divizionin SS shqiptar dhe me vendimin e dates 17 prill u krijue me 1 maj 1944 ne Pej, Prizrend dhe ne Prishtine Arma Malore Divizioni SS „Skanderbeg“ nr.21 me 9.275 vete nga te cilet ne fakt u mbajten vetem 6500 tue perfshi edhe 300 shqiptar te kethyer nga divizioni SS i Bosnjes “Hanxhari”. Se bashku me oficerat gjerman te drejtimit divizioni arrinte 8500 ushtarak. Divizioni perbehej nga dy regjimente te kambsorise, nga regjimenti i altilerise, nji repart zbulimi, nji repart informacioni, nji repart tankesh dhe nji repart te rijsh. Pjesa ma e madhe e rekrutave ishin shqiptar musliman nga Kosova. Divizioni SS „Skenderbeg“ do tu perdorte nga nazistat ne Jugosllavi per luftime, keshtu gjate veres ai veproi ne Kosove dhe ne Maqedonine veriore jo si njisi ushtarake luftimi ne ndihme te gjermanve. Komandanti i divizionit Schmidhuber raportoi Berlinin se ne maj 1944 ai urdheroi krijimin ne Prishtine te Kampit te famshem te perqendrimit per te dyshimtit politik ku do te sherbejshin si roje pjestart e Divizionit shqiptar.

Mbas luftes dyte botnore Myftiun e kerkuen forcat nderkombetare si kriminel lufte, por ai arriti te ikte ne Egjypt ku gjeti strehim nga aleatet e tij Enver Sadati dhe Naseri, edhe keto pronazist. Kur mbreti i Jordanise Abdallah ibn Hussein I-re deshti te ia kalonte drejtimin e palestinezve nji tjetri, Myftiu shtini qe ta vritshin. Po per shkak kontradiktash Myftiu shtini te vriste nji tjeter lider palestinez, rivalin e tij Ragip Nashashibin. Myftiu palestinez Haxhi Muhammed Amin al Hysejn arriti te behej nje nder drejtuesit kryesor dhe ma aktiv te Konfernces se Vendeve Islamike, ku sot Shqiperia asht pjestare. Edhe udheheqesi i mevonshem palestinez Jaser Arafat, qe ishte nipi i Myftiut nga e ama dhe njikohesisht adhuruesi i tij, vazhdoi lidhjet me Shqipnine.

Shikò ne Youtube « 1941 KryeMufti takohet me  Hitlerin»  https://www.youtube.com/watch?v=eVuIht_nzDU  .

Shikò« PHOTOS AND DOCUMENTS » http://www.tellthechildrenthetruth.com/gallery/  me foto te takimeve te Kryemyftiut me Hitlerin, me Geringun, me Himmlerin, Rippentropin etj, si dhe inspektimi nga ana e tij e reparteve SS gjermane dhe SS bosnjake. Po ashtu jepen fotografi te Myftiut mbas luftes dyte botnore si nji nder organizuesit me aktiv dhe nje nder drejtuesit kryesor te « Konferences Vendeve Islamike ». Lexo « ADOLF HITLER E IL MUFTI’ DI GERUSALEMME » http://www.kore.it/CAFFE/rosselli/hitler-mufti.htm   .

.
( Ne foto stema e divizionit SS Skenderbeg )

Enver Hoxha, edhe ky nip hoxhe si Arafati, me gjithese hiqej „shume parimor“ dhe „antiklerik“, kurr nuk na foli per bashkepunimin e Myftiut palestinez me nazizmin, ndersa nga ana tjeter tinzash mbante lidhje me Arafatin dhe gjate viteve 1965-1967 ne „Drejtorine e Dyte – te zbulimit ushtarak“ ne Tirane, sterviteshin ne sekretin ma te madh shume palestinez kamikaxe te Arafatit, te cilet me vone ne Lojrat Olimpike te Mynhenit-Gjermani ne vitin 1972 grabiten skuadren e Izraelit dhe bene nje kasaphane.

Ndersa gjate vjeteve te fundit shqiptart jane habite krejtesisht mbas ndeshjes miqesore midis „socialistve“ dhe „demokratve“, keto pasardhes te Enverit, edhe keto tinzash kush direkt e kush duke heshtur, e futen Shqiperine ne Konferencen e Vendeve Islamike dhe ua hapen portat e Shqiprise per veprim terroristve arab, ashtu siç rezultoi me vone nga lajmet e shtypit.

Prandej lind pyetja:  A u intereson shqiptarve sot të vazhdojnë politiken e hasmerisë me kojshitë, duke u ba kështu per shkak të lidhjeve fetar islame, vegla çorre të politikes turko-arabe në Ballkan, apo të ndjekin politiken e permirsimit të raporteve të fqinjësisë dhe të bashkepunimit europian?

Perketheu dhe pregatiti Paul Tedeschini

Reklama
Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s