Kalo te lënda

Siri, grupet e afërta me “Al Qaida’në” ku ka edhe shqiptarë po negociojnë për tu bashkuar

by më 21/03/2014


Grupi më i madh i krahut të rezistencës kundër Bashar Al-Asadit, që lypin një Siri me Sheriat, Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit ka paraljmëruar një bashkim të grupeve të këtij krahu të rrezistencës. Për çudi,megjithëse shpallë haptazi bashkëpunimin me “Al Qaida’në” ky grup, në të cilin ka edhe luftëtarë e komandantë nga radhtë e shqiptarëve nga Kosova e Shqipëria, ka ashpërsuar përqasjen me “Xhabhat Al-Nusra”, që konsiderohet “filiale” e “Al Qaida’së” në Siri.
Qindra shqipatarë i janë bashkuar luftës në Siri, luftës së grupeve kundër regjimit të Bashar Al Asadit që lypin një Siri me Sheriat. Bashar Al Asad është një president që vije nga alevitët, komunitet që krysisht i takojnë sektit “Shija” të islamit. Në Siri, sikurse edhe në Irak, përplasja me sekteve të islamit, sekti “Shija” dhe “Sunij” është e hapur deri në mohim të njëri tjetrit si anëtarë të të njëjti besim.

Në luftën e Sirisë dhjetëra shqiptarë janë vrarë, derisa për shumicnë e tyre, si për ata nga Kosova , ashtu edhe për ata nga Shqipëria, familjarët e tyre do të deklaronin se kanë rënë shehid (dëshmorë) dhe ishin krenarë për ta.

Por, me zhytjen e rezistencë kundër Bashar Al Asadit në krim të luftës, dhe me identifikimin gjithnjë e në rritje me “Al Qaida’në”, lufta ka mbërri në një qorrsokak.

Megjithatë, grupet e afërta me organizatën terroriste “Al Qaida”, që tash nuk e kanë shumicën e peshë së rezistencës, peshë që e mbajnë opozitarët që lypin një shtet demokratik në Siri, po ri-organizohen.

Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), që njihet dhe si “Deule’ja” ka paralajmëruar që po negocion me dy grupe jashtë rrethit të saj për të marrë përkrahje dhe shkrije në të.

“In sha Allah së shpejti do të dëgjoni lajme të gëzueshme për 2 grupe të mëdha të muxhahidëve jashtë Shamit dhe Irakut do to bëjnë bej’a Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit, si dhe do të ndryshohet emri i Shtetit Islam…”, paralajmërohet në një nga faqet që promovon luftën e “Deula’së”

“Shteti Islam mbetet dhe zgjerohet me lejen e Allahut edhe pse kjo i hidhëron munafikët dhe ziliqarët”, njofton ky medium i xhihadit në rrjetet sociale.

Ky grup, për çudi, tash për tash është në konflikt të hapur me formacionin më të afërt me “Al-Qaidan”, grupin “Xhabhat Al-Nusra”.

Nëpër mediumet e “Deula’së” çdo ditë publikohen lajme për vrasje të ushtarëve të saj nga formacioni “Xhabhat Al-Nusra”, një formacion që po ashtu ka shqiptarë nga Kosova e Shqipëria në radhët e tij.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/siri-grupet-e-aferta-me-al-qaidane-ku-ka-edhe-shqiptare-po-negociojne-per-tu-bashkuar-4165/

Reklama
Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.