Skip to content

Irani ka prezantuar raketën e re tokë-tokë F-313

by më 23/08/2015

22 Gusht 2015, E shtunë

Gazeta Iraniane Media e Lire

Irani sot ka prezantuar raketën e re balistike me rreze të shkurtër veprimi, për të cilin zyrtarët thonë se mund të godas caqet në mënyrë më precize. Raketa tokë-tokë Fateh 313 e cila shfrytëzon karburant të ngurtë, është by CloudScout” href=”http://www.mediaelire.net/lajm/3272/irani-ka-prezantuar-raketen-e-re-toke-toke-f-313/#21072481″>VERSION i sofistikuar i raketës së mëparshme Fateh 110 dhe ka tani mundësinë e lansimit më të shpejtë, afatin më të gjatë dhe mund të godas caqe me precizitet të lartë në distance gjer në 500 kilometra. Lansimi i saj nga lokacioni i panjohur është prezantuar në televizionin shtetëror iranian.

Raketa F-313 është prezantuar gjatë ceremonisë së shënimit të Ditës së industrisë mbrojtëse gjatë së cilës ka marrë pjesë edhe kryetari iranian Hasan Ruhani. Ai ka deklaruar se fuqia ushtarake është e pashmangshme për arritjen e paqes në Lindjen e Afërt. Raketa e re është prezantuar një muaj pasi që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën me të cilin është pranuar marrëveshja nukleare në mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

KS i OKB-së në atë rezolutë i bënë thirrje Iranit që të mos kryejë kurrfarë aktivitete lidhur me raketat balistike të cilët mund të mbajnë armë nukleare. Irani thekson se raketat e t’ia nuk janë prodhuara për atë qëllim. Rezoluta poashtu parashikon embargo në armatim gjatë tetë viteve të ardhshme, por që nuk është pjesë e marrëveshjes historike. Ruhani ka deklaruar se do të blejnë dhe shesin armë” nga ku dhe kujt është e nevojshme”.

“Iran është i rrethuar si nga Lindja ashtu edhe  nga Perëndimi me shtetet të cilët janë të ballafaquara me kriza, konflikte dhe luftëra, për këtë shkak ne duhet të jemi të gatshëm në mbrojtjen adekuate të vendit tone. Ne kemi Ministrinë tone të mbrojtjes. Nuk përpiqemi për luftë dhe agresion ndaj vendeve tjera, edhe pse doktrina ushtarake e disa vendeve është doktrinë e agresionit. Ata ndërtojnë mbajtëse aeroplanësh dhe llojet e ndryshme të armëve me qëllim të kryerjes së agresionit në këtë rajon të botës. Bile nuk hezitojnë të përdorin çfarëdo lloji armatimi, bile edhe ato johumane”, ka shtuar Ruhani.

“Neve çfarëdo që kemi nevojë, do të blejmë armë, dhe për këtë nuk presim lejen prej askujt. Në rast se është e nevojshme, pa shqyrtim do të shesim  edhe armët tona. Nuk do të presim lejen apo pëlqimin e askujt dhe nuk do të shikojmë asnjë rezolute”, ka thënë kryetari i Iranit Hasan Ruhani.

 

www.mediaelire.net

Advertisements

From → Bota, Lajme

Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s