Hidhu te lënda

Kisha në Kuqishtë të Rugovës ringritet mbi rrënojat, malsorët i kthehen fesë së mohuar

by më 31/03/2016

……………………………………Banorët e Krahinës së Rugovës, janë ndër shqiptarët e fundit që me dhunë e terror të pushtuesit osman, u detyruan t’a ndërronin besimin fetar nga katolik të krishter në mysliman, besim që keta malesor të njohur për trimëri, qëndresë e besë shqiptare, asnjëhere nuk e pranuan si besim të zemrës, por vetëm si fe të dhunës që dhuna dhe terrori i pandërprerë u la në vatër, deshtën apo nuk deshtyën ata, njësoj sikurse që iu imponua pjesës më të madhe të kombit.

Mirëpo banorët e krahinës shqiptare ne zë e me nam të lavdishëm në luftërat me të gjithë pushtuesit, duke u bazuar në një kujtesë të freskët historike të rrethanave tragjike të pushtimit osmano-turk si dhe ne arsimimin e larte të kesaj popullate, gjithnjë e me shumë e kerkojnë dhe e gjejnë të kaluarën e vet të mohuar,kishat dhe objektet e tjera të rrënuara të trashëgimisë religjioze dhe historike. Kisha e Kuqishtës, e ringritur mbi themelet e kishës së vjetër katolike, është një shenje e madhe e lavdisë së dikurshme shqiptare, të vazhdimësisë religjioze dhe historike kombetare shqiptare. Kjo është shenjë nostalgjie ku banorët e mallëngjyer të Kuqishtes e Rugovës i kerkojnë e i gjejnë rrënjët e identitetit të vet kulturor e religjioz, te vetëdijshëm që si kan thënë gjithmonë të parët tonë, në historinë e njerëzimit nuk mund të ketë shembull të ket ndonjë trung pa rrënjët e veta. E rrënjët e rugovasve dhe të shqiptarëve në përgjithësi, janë vetëm objektet e kulturës, ato objekte që i ngritën e ringritën të parët tonë, pa qenë të detyruar t’u falen kulteve dhe religjioneve që në realitet perkujtojnë vetëm dhunën dhe shkatërrimin kombetar të shqiptarëve.

Marre nga http://www.revistadrini.com/2012/10/kisha-ne-kuqishte-te-rugoves-ringritet-mbi-rrenojat-malsoret-i-kthehen-fese-se-mohuar/

Advertisements
Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s