Hidhu te lënda

Sergei Lavrov: ISIS, nafta, armët nëpër kufirin Siri-Turqi

by më 31/03/2016

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov
gazeta iraninane -Media e Lire –

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov thotë se rrjedha e naftës të kontrabanduar nga Daesh (ISIS) në kufirin sirian-turk është duke vazhduar pavarësisht sulmeve mbi infrastrukturën e grupit terrorist dhe ndalimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi tregtinë e paligjshme.

Pasi Forcat Ajrore tona filluan operacionin për të ndërprerë trafikun e paligjshëm, veçanërisht të produkteve të naftës dhe të naftës, nga Siria për në Turqi …, ky trafik është zvogëluar ndjeshëm, tha të mërkurën Sergei Lavrov.

Ai i bëri këto komente gjatë një takimi me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili vizitoi Moskën për të diskutuar mbi Sirinë dhe çështje të tjera me udhëheqësit rusë.

Ne jemi këmbëngulës në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne kërkojmë  për të ndaluar tregtinë me Daesh (ISIS)  dhe të terroristëve të tjerë ashtu siç kërkon rezoluta për t’i dhënë  fund të rrjedhës së terroristëve të huaj, personave të armatosur nëpërmjet territorit turk në Siri, shtoi Lavrov.

Moska vazhdimisht ka thënë se ka dëshmi që tregon se Turqia ishte e përfshirë në kontrabandën e naftës nga zonat e pushtuara nga Daesh në Irak dhe Siri. Ankaraja ka hedhur poshtë me forcë akuzat.

Në dhjetorin e kaluar, Këshilli i Sigurimit miratoi një rezolutë që synon ndalimin, ndërprerjën e rrjedhës së të ardhurave të Daesh (IISI). Ai kërcënoi me sanksione mbi palët që blejnë naftë nga grupi terrorist.

Daesh (ISIS-i) financon aktet e terrorit kryesisht nëpërmjet trafikut të drogës, shitjes së naftës dhe antikave, dhe shpërblimet nga rrëmbimet. Për më tepër, raportet tregojnë se individë të pasur në rajonin e Gjirit Persik kanë ngritur fonde të mëdha për grupin terrorist.

Ndërkohë, një televizion rus tha se ka gjetur dokumente të çmuara që zbulojnë shtrirjen e tregtisë së paligjshme të naftës nga Daesh dhe lidhjen e saj të dukshme me Turqinë.

Një ekip i Kanalit Dokumentar Rusia Sot, i cili udhëtoi në zonat e çliruara këto ditë në veri të Sirisë, kishte gjetur dokumente të çmuara që kanë adresat turke, tha ekipi i dokumentarit.

Shënimet  financiare për tregtinë e paligjshme, si dhe qëllimin dhe koston e tregtisë, shtoi dokumentari televiziv.

Mbi 170 të dhënat financiare, prej datës  mes 11 janarit dhe 24 janarit të  vitit 2016, janë shënuara nga ajo që duket të jetë të departamentit të shitjes së ministrisë së Daesh (ISIS) të burimeve natyrore.

Lista e dukumentin, shënon, gjithashtun, emrin e llojit të naftës,   çmimin për fuçi, datën  e shitjes, numrin e kamionit që e ka bartur dhe shumën e përgjithme të naftës së shitur.

www.mediaelire.net

Advertisements
Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s