Skip to content

Këtë mëngjez (21 janar 2010) u nda nga jeta përkthyesi i madh shqipëtar, Pashko Gjeci

by më 03/04/2016

Pashko Gjeçi

Sot në mënges, më 21 janar,pak minuta para orës 8, u nda nga jeta intelektuali, shqiptari me kulturë botërore, përkthyesi i paarritshëm Pashko Gjeçi, në moshën 92 vjeçare, njeriu i madh,  që na ka mundësuar të njohim veprat brilante të lashtësisë dhe mesjetës të të shumë autorëve të mëdhenj botëror .

Nuk ka rëndësi mosha, por vepra e tij. Sot vendi yn, letërsia dhe lexuesit e panumërt, humbën një njeri të madh, komunikuesin e lexuesit shqiptar me veprat botërore, Pashko Gjeçin.

I ndieri Pashko Gjeçi i përmasave të tilla të paarritura mund të quhet vetëm me përkthimin e një vepre aq të gjerë nga rrokja, aq të pasur nga idetë dhe aq të lartë nga forma artistike, siç është kryevepra e Dante Aligierit, që nga përmasat jo vetëm i përket letërsisë italiane por edhe asaj botërore, “Komedija Hyjnore” , madje pa qenë nevoja të përmenden përkthimet e tjera, disa të njohura nga lexuesi:

“Odiseja “e Homerit, e disa të panjohura si “Hamleti” i Shekspirit, “Fausti” (pjesa e dytë),

tragjedi nga Rasini etje…

Gjithmonë vargje, gjithmonë kryevepra, dhe gjithmonë në një lartësi tejet mjeshtërore.

Ç’ përfaqëson Komedia Hyjnore dhe përse mjafton përkthimi i saj në gjuhën shqipe me atë cilësi, me të cilën e ka kryer mjeshtri i gjuhës Pashko Gjeçi, për ta bërë ta nderojmë përkthyesin- poet si një ndër figurat më të mëdha të kulturës sonë të të gjithë kohërave? Të gjitha letërsitë kanë nga një figurë qëndrore, gjithëpërfaqësuese: * Letërsia e vjetër greke, ka Homerin; letërsia latine-Virgjilin, letërsia spanjolle-Servantesin; letërsia angleze-Shekspirin; letërsia gjermane- Gëten; letrësia ruse -Pushkinin; letërsia franceze-Balzakun dhe letërsia shqipe At Gjergj Fishten, Naim Frashrin etj. Ashtu siç njihet At Gjergj Fishta në Shqipëri dhe citohet nga i madh dhe i vogël , ashtu njihet edhe Aligieri në Itali.

Nuk ka italian që të mos citojë vargjet e Komedisë Hyjnore. Pikërisht është kjo që e bënë të madh Pashko Gjeçin. Referencat e tij gjenden si të askujt tjetër nëpër Fjalorët Enciklopedikë, jo vetëm në atë italianë, por edhe ata botërorë.

Në renditjen e vlerave, apo zërave Dante Aligieri zë vendin e parë në këto enciklopedi. Pranë tij gjithmonë do të gjendet edhe emri i Pashko Gjeçit. Ndaj sot u nda nga jeta një personalitet, një përkthyes i pazëvendësueshëm. Lamtumir o shqiptar i Madh! Të faleminderit që na dhurova vepra të tilla të niveleve ndërkombëtare.

Ngushëllimet më të ngrohta familjes Gjeçi! U prehtë në paqe shpirti i tij artistik ! Lamtumir miku më i mirë i lexuesve shqiptar, Lamtumir! Respekt për njerëzit e kulturës sonë kombëtare!

Sipas vlerësimit të z. Shpëtim Çuçka

(Shpëtim Çuçka është një ndër përkthyesit më të njohur dhe më të rëndësishëm në Shqipëri.)

Advertisements
Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s