Kalo te lënda

Shpërthen tenori shqiptar: Më bëtë të më vijë turp që jam bashkëkombësi juaj!

by më 05/08/2017

Tenori i njohur shqiptar, Agim Hushi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka lajmëruar miqtë e tij se ka braktisur vendin falë Australisë. Përmes rreshtave, ai shkruan se i vjen turp nga vetja që është bashkëkombësi ynë. Sipas tij, Shqipëria është kapur për fyti dhe po jep shpirt në duart e një kaste kriminele, ku vlerë kanë hajdutët, injorantët.

“Se fundmi rikthimi ne qytetin tim, atje ku filloi karriera ime; ne Sydney Opera!
Ndihem kaq i lumtur dhe krenar per kete rikthim dinjitoz, si qytetar australian!

Pas nje viti qesharak, me se fundmi erdha dhe une tek termat serioze te realitetit te nje atdheu te deshtuar, qe eshte kapur per fyti dhe po jep shpirt ne duart e nje kaste kriminele, ku vlere kane vetem hajdutet, maskarenjte, injorantet, baballaret tane te kombit me hundet zbardhur nga kokaina!

Me bete te me vije turp nga vetja qe jam bashkëkombësi juaj! Me dhemb qe ai popull i mire ka marre pothuaj lehtesine e nje kopeje delesh, per t’u çuar buze gremines dhe kujtesa historike i eshte kthyer ne nje histeri politike te skajshme dhe pa asgje qe te kujton qyteterimin te cilit i perkasim!

Duke lene pas sukseset e medha te nje sheshi qesharak me maje dhe ujra qe rrjedhin si perrenj psiqike te semure dhe tregun e ri, po ju prezantoj pamje te botes se lire ku emrin e kryetarit te bashkise se nje qyteti 5 milionesh se di askush dhe ku kryetari i shtetit mbane pergjegjesi edhe per menyne e pensionisteve!

Te nje shteti qe po pergatitet te dergoje se shpejti 4 banoret e pare te perjetshem tokesore ne Mars! Lamtumire Shqiperi!!
Faleminderit Australia ime!!!”, përfundon ai.

Lini një Koment

Lini një koment

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.