Skip to content

Kina ndalon emrat muslimanë në rajonin e dominuar nga muslimanët

by më 06/08/2017

Autoritetet kineze kanë lëshuar një listë emrash muslimanë të përdorur në rajonin e Xinjiangit, të cilat tani e tutje janë të ndaluara për t’u përdorur për të porsalindurit, sipas raportit të Radio Free Asia.

Njëzet e nëntë emra, të cilat zakonisht përdoren nga popullata mbizotëruese muslimane e ujgurëve të rajonit veriperëndimor, janë paraqitur në dokumentin me titull “Rregullat e emërtimit të pakicave etnike” të lëshuar të mërkurën e kaluar, sipas Channel News Asia.

Emrat me kuptime të forta fetare si Islam, Kuran, Meka, Imam, Sadam, Haxhi dhe Medina, si dhe emrat që kanë “konotacione të luftës së shenjtë [xhihad] ose të splitizmit [si pavarësia e Xinjiangut]” janë përfshirë në listë, Raporton Radio Free Asia (RFA), duke cituar një zyrtar të policisë.

Megjithatë, ende lejohen emra më neutralë.

Nëse prindërit e thyejnë vendimin, fëmijët e tyre nuk do të regjistrohen në sistemin e familjeve qeveritare të njohur si ‘hukou’, i cili siguron qasje në shërbimet sociale, si përkujdesja shëndetësore dhe arsimi, shtoi zyrtari duke folur për RFA.

Në mars, një vendim i ngjashëm ndalonte “emërtimin e fëmijëve për të ekzagjeruar entuziazmin fetar”, por pa sqaruar hollësi.

Dekreti i ri vjen pasi autoritetet kineze ndaluan mjekrat dhe mbulesat “anormale” në vende publike, përhapjen e “ideve ekstremiste” dhe martesën në përputhje me ritet fetare.

Dënimet e imponuara ndjekin vijën e qeverisë për të luftuar ekstremizmin fetar. Aktivitetet e paligjshme fetare dhe separatiste në rajon, bashkë me popullsinë e saj muslimane në rritje kanë qenë vazhdimisht shqetësime të mëdha për Pekinin.

Ujgurët tradicionalisht praktikojnë Islamin Sunni, i cili konsiderohet si një formë e moderuar e fesë. Megjithatë, disa kanë filluar të ndjekin praktikat më të përhapura në Arabinë Saudite ose në Pakistan, siç janë gratë që mbajnë një perçe të plotë, sipas Reuters.

Provinca ka parë shumë dhunë pasi Xinjiangu u godit nga sulmet terroriste, goditjet dhe shpërthimet, për të cilat Pekini fajëson separatistët ujgurë. Tetë vetë u vranë dhe 10 u plagosën në një nga sulmet e fundit me thikë në Pishan County në shkurt. Në vitin 2015, ekstremistët kryen një sulm me thikë mbi një minierë qymyrguri, që rezultoi me 50 vdekje.

Autoritetet kineze janë të shqetësuara nga ndjenjat separatiste në rajon. Organizata të ndryshme, të tilla si Lëvizja Islamike e Turkistanit Lindor dhe Organizata e Çlirimit të Turkistanit Lindor, përkrahin pavarësinë e Turkistanit Lindor, që është pjesë e rajonit të Xinjiangut.

Lëvizja islamike e Turkistanit Lindor, e njohur edhe si Partia Islamike e Turkistanit, është një grup ekstremist që ka kryer më shumë se 200 akte terrorizmi dhe është shënuar si një grup terrorist nga shumë vende, duke përfshirë Kinën, SHBA-në dhe shtetet e BE-së ndër të tjera. / © Gazeta Impakt

http://gazetaimpakt.com/kina-ndalon-emrat-muslimane-ne-rajonin-e-dominuar-nga-muslimanet/

Advertisements

From → Besimi, Bota, islam

Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s