Skip to content

Historia e FAMULLISȄ SȄ BARBULLUSHIT (Rrethi Shkoder)

by më 10/08/2017

Famullia e Barbullushit ka një histori të veçantë dhe të lashtë, duke filluar që nga shekulli XIV me kishën e Shën Shtjefnit, e cila është një ndër kishat më të vjetra e më të mëdha të vendit të asaj kohe, siç e përshkruan Fra Kerubini, Nënprefekti i misioneve të Shqipërisë, dy shekuj më pas, me datën 27 mars 1638, ku thekson se: “Pran Drinit nga veriu përmbi një kodrinë gjendet kisha e Shën Shtjefnit, e cila është e madhe si të tjera kisha të Shqipnisë, bile përveç tri ose katër, është ndër ma të mëdhat dhe, sikurse thonë pleqtë, ka qenë e moçme, por ka qenë dëmtue dy o tri her prej turqve dhe sërisht rindertue. Ka një kumbanore, çka nuk e kanë të gjitha përveç tri o katër. Gjithashtu vorrezat. Në portën e vogël në njane ka një gur të shkrum.”

Për herë të parë përmendet në regjistrin e Kadastrës së Venedikut, në vitin 1416-1417. Tek detyrimet e Barbullushit përmenden nëntë shtëpi të kishës së Shën Shtjefnit si dhe katër priftërinj. Në krye të kësaj kishe është Dom Luka Krasinjori, kryeprift, i cili, sipas Atë Pashk Bardhit, duhet të lexohet “Gran Sinjor”, pra “Imzot”, gjë që vërteton rëndësinë e kryefamullitarit të Barbullushit të asaj kohe. Në vitin 1404, Dom Mate Gazulli, nga Barbullushi, kishte blerë një bibël të çmueshme me shumën e madhe prej 60 dukatesh, nga arqipeshkvi i Tivarit.
Me ardhjen e pushtimit turk, Barbullushi luftoi dhe qëndroi edhe tre vjet rresht mbas rënies së Shkodrës. Sipas gojëdhënave, Barbullushi u pushtua vetëm me tradhti. Kjo ndodhi një të diel, kur e gjithë burrnia e Barbullushit ishte mbledhur në kishën e Shën Shtjefnit për të kryer ritet fetare. Sipas të thënave, gjaku i derdhur në këtë kishë ka rrjedhur përgjatë fshatit dhe turqit pas kësaj masakre shembën edhe kishën e Shën Shtjefnit.
Në vitin 1610, sipas Marin Bicit, “Barbullushi ka kishën e Shën Shtjefnit që zë 300 frymë, me kelk, me patene, me kryq argjendi si zakonisht me shtroje të kuqe”.
Rëndësinë e kësaj kishe e dëshmojnë dy arqipeshkvij, të cilët kanë pretenduar ta marrin nën zotërimin e tyre. Kisha është e vendosur ndërmjet dioqezës së Lezhës dhe të Shkodrës, në Fshatin e Barbullushit. Për një dhjetëvjeçar, 1628-1638, kemi një dokumentacion të gjerë lidhur me këtë çështje. Imzot Pjetër Mazreku, i emëruar arqipeshkëv i Tivarit dhe Primat i Serbisë, më 16 shtator 1624, erdhi në Barbullush në vitin 1628, “se pari me nje shkrese te nje ipeshkvi te Shkodres te 256 njet me pare dhe pastaj me nje brev apostolik te sotem tu e pretendue kujdesin e famullise dhe frytet.” Me sa duket, deri në vitin 1635, kishën e Shën Shtjefnit të Barbullushit e zotëroi Imzot Pjetër Mazreku. Më pas, me vdekjen e tij, më 28. 5. 1635 dhe emërimin e Imzot Gjergj Bardhit në vendin e arqipeshkvit të Tivarit, shohim të rishtrohet kërkesa e ipeshkvit të Lezhës, Imzot Orsinit, për zotërimin e kësaj kishe. Në mars të vitit 1638, erdhi vendimi përfundimtar nga Roma që e linte këtë kishe në duart e arqipeshkvit të Tivarit.
Mbasi u shkatërruan të gjitha kishat prej luftash, ky fshat, bashkë me gjashtë fshatra të tjerë, e paguan rishtas vendin ku kishte qenë kisha dhe nxorën lejen prej turqve ta ndërtonin përsëri që prej themeleve.
Në vitin 1629, Imzot Orsini, ipeshkëv i Lezhës, njoftoi se ka filluar të ndërtojë portikun e kësaj kishe, duke dashur të tregojë të drejtën e tij të mohuar për ta zotëruar.
Në maj të vitit 1638, në këtë kishë bën shërbime vetë arqipeshkvi i Tivarit, Imzot Gjergj Bardhi, i cili ka gjetur aty si famullitar dom Nikoll Gjonimën.
Në vitin 1654 kisha e Shën Shtjefnit në Barbullush u bë selia e parë e ipeshkvit të Shkodrës, Imzot Bogdani. Ky e rregulloi dhe e stolisi kishën e madhe, siç tregon mbishkrimi përmbi derë kah juglindja, e i fali kësaj kishe je trupore të Zojës.
Kur erdhi në Barbullush dom Shtjefën Gaspari, në vitin 1671, nuk e gjet aty Imzot Bogdanin për shkak se, siç e sqaron Koleti “atë e kishte mundue një feudal turk, prandaj edhe ishte largue për në Rrjoll”.
Dom Shtjefën Gaspari shkruan në vitin 1671: “ Me 5 te muajit nandor, ma ne fund mbetet per tu than rreth kishes katedrale te kesaj dioqeze te Shkodres e cila eshte ne emnin e Shen Shtjefnit ne fshatin e Barbullushit. Kjo kishe eshte e ndertume prej guri, ka nevoj per meremetim per sa i perket pullazit dhe nje pjese muri, tue ul kumbanoren. Shpenzimi eshte rreth 100 skuda. Nuk ka pasuni te patundshme tue qene se jane te zena nga turqit. Kjo kishe ka qene plaçkit dy here nga turqit. Ka robe te shenjta me vlere te pakte. Ka nevoje per pjanete, kelk shejt, ritual, parapet altari, dy korporale dhe shtampat per oste. Nuk mbahet Shejti Sakrament nga rreziku i turqve. Ka nje shtatore te Zojes te lyer me ar dhe me Krishtin ne kra dhe nje kuader te Shen Shtjefnit te derguem nga Kongregacioni i Shenjt.”
Me tej, ndjekim të dhënat për këtë kishë, përmes relacionit të Imzot Zmaievich-it, arqipeshkëv i Tivarit të vitit 1703: “Barbullushi ka kishen e Shen Shtjefnit protomartir, ku sherben ipeshkvi. Ishte nje abaci me te ardhuna te mira e lidhur me ipeshkvine e Tivarit. Eshte e damtume prej termetit me dy te çara ne mure e me 15 skuda do te ishte riparue dami. Kisha ka elterin kushtuar Shen Shtjefnit dhe statujen e Zojes prej druni te zbukuruar e te stolisur. Nga qe famullia ishte e madhe punonin dy prifterinje qe jetonin bashke te cilet ishin dom Mark Zagariçi dhe don Gjergj Suma”.
Më 10 maj 1730, u shugurua ipeshkëv i Shkodrës Imzot Ndoc Vladanji. Ky nguli selinë e vet në Barbullush. Por jetoi vetëm 11 vjet në ipeshkvinë e vet e qe varruar nën altarin e madh të kishës së Shën Shtjefnit në Barbullush, të cilën, kur ishte gjallë e pat shpallur katedrale të begatë me ndjesë, si ishte zakoni për katedralet.
Relacion dërguar Arqipeshkvit të Tivarit nga Ipeshkvi i Shkodrës:
“Duke qene se i kam bere nje relacion me te imte dhe me te mire per Dioqezen time, Kongregacionit te Shenjte te Propagandes Fide, po te njejtin por te permbledhur po ja dergoj edhe Shkelqesise Suaj. Ne kete Dioqezen time katedralja eshte ajo e Shen Shtjefnit Martir i pare. Ky shenjtor ka patur nje kishe ne qytet por meqenese eshte kthyer ne xhami nga turqit, paraardhesi im Imzot Anton Vladanji, ka shpallur per katedrale Kishen e Barbullushit ne Dioqezen time. Ajo ndodhet bregut te Drinit ne kufi me Dioqezen e Sapes, tre ore larg nga qyteti i Shkodres dhe nen bekimin e pot e njejtit Shenjtor, qe u permend me siper. Kjo kishe eshte e zbuluar dhe ka te mbuluar vetem altarin e madh. Kur kam bere vjet me 1745 ne muajin nentor viziten time, kam gjetur dymijeegjashtedhjeteedy (2062), dhe fryme 16.271.
Kam konfirmuar ne te gjithe kete dioqeze 1300 fryme.
Kisha ne kembe nen drejtimin e prifterinjeve shekullar jane vetem tre te mbylluara, nje ne Dajç, kushtuar Shen Nikolles, tjetra ne Rioll, kushtuar ngjitjes se Krishtit ne Qiell (te Shelbumit). Disa kisha jane te rrenuara nga koha, e te tjera te zbuluara. Per ketë disa here i eshte bere e ditur Kongregazionit te Koncilit te Shenjte, por nuk bejme keq ta perserisim prap, duke u mjaftuar vetem te dijne se turqit nuk na len te rinovojme kishat, as te rregullojme te vjetrat, keshtu qe per pasoje te gjitha jane ne gjendje shum te keqe. Dhe ato tre te sipermendurat me rrezik te maddh meremetohen fshehtazi me drujne te vjeter dhe tulla te perdorura, me qellim qe turqit te mos e vene re. Ajo e Rjollit duke qene ne mes te maleve udhehiqet me me pak frik dhe me me pak rrezik.
Ospicet e eterve misionar dhe kishat deri tani jane gjashte, perveç ketyre eshte edhe nje tjeter kishez e kushtuar Shen Gjergjit ne fshatin e quajtur Kokia e bashkangjitur me Triepshin. Tani per tani jane ne dioqeze 20 prifta shekullar (dioqezan), eter misionar 12.
Dhe me ne fund duke mos dashur ti behem barre mirsjelljes suaj, me nenshtrimin e duhur ju dedikohem e rikonfirmohem duke puthur Purporen e Shenjte”.

Sipas relacionit te Ipeshkevit Pal Pema Kampsi në viti 1746:
Per vitet 1772-1787, kemi dokumentet e Koletit, i cili, duke folur si e gjeti Barbullushin, shkruan: “kallzohen edhe disa vende te disa kishave, por tash jane rrafshue krejt e te gjitha tokat jane te zaptume; aq sa shifet veç kisha e Shen Shtjefni, kryemartir, pajtor i djoqezit, e cila tash se voni kje shpall edhe prej Imzot Anton Vladanjit, katedralja e djoqezit te Shkodres e stolise me shume nderna te veçanta, por ashte ne rrezik most e bie mbrenda e duket se ashte e re, do te thote e ndertume mbasi ra shkodra, pse ka shumice rrasa e nenshkrime te Imzot Bogdanit, te cilat shiheshin te dera e vogel ndermjet lindjes e jugut, por kto rrasa jane thy dhe demtue shkrimi”. “ Ne kete kishe kje vorrue edhe Imzot Ambroz Bruçi, durrsak 1824-1832. Ky vdiq ne Shkoder, por mbasi ne qytet nuk kishte veçse nje kishe famullitare, kisha epeshkvnore ishe ende ajo e Shen Shtjefnit ne Barbullush, e tuj pas dasht me hi ne dhe ne kishen ipeshkvnore, trupi i tij kje que n’ate katund”. Ndërsa, sipas Karl Pooten, ipeshkëv i Shkodrës, më 26 janar 1873, kisha e Shën Shtjefnit në Barbullush ekzistonte para pushtimit turk.
Sipas të dhënave të pleqve të Barbullushit, Dedë Gaci, 1908 dhe Mark Pashuku, 1900, goditjen e fundit, kisha e Shën Shtjefnit e mori nga tërmeti i 1 qershorit 1905, (në Barbullush ra 9 ballë). Mbetën vetëm muret e kishës së rrënuar. Në këtë kohë ceremonitë fetare bëheshin në një kapele të vogël që zinte rreth 60 vet, që ndodhej në lagjen e Bardhanjorëve në Barbullush. Për ditë të shënuara dhe festash kur vinin edhe nga fshatrat përreth, ceremonitë zhvilloheshin mbrenda mureve të kishës së rrënuar të Shën Shtjefnit. Pleqtë i mbajnë mend muret e kishës në këmbë deri nga vitet 1920-1921. Në njërin prej tyre ishte një pikturë e madhe murale. Nga llumi i Drinit ishte gunga e kishës. Ishte dera e burrave dhe ajo e grave. Më pas, mbrenda mureve të kishës së Shen Shtjefnit u ndërtua një kishë më e vogël, që u quajt kisha e vorreve.
(Marrë nga shkrimet e Mentor Qukut, Kumbona e se dielës) viti 1943, Nr. 27).

Tuj kene se kisha e Shen Shtjefnit nuk mjaftonte te zinte mbrenda te gjithe popullin e ne veçanti gjate festive ishte e nevojshme ndertimi i nje kishe te re, dhe kete e beri zelli i Famullitarit te njohun Dom Ndre Planit ne vitin 1936, bashke me ndihmen e popullit mujti ne pak kohe me e ndertue kishen e re qe i pershtatet ma se miri nevojave te famullise e paraqitet mjaft bukur.
Delegate i ri Apostolik te kjo kishe bani ma t’parin pushim, drejtue per Shkoder, e kje prite me nderime prej Famullitarit e prej banorve te vendit.
Ne vitin 1942 Dom Luigj Zojsi e ristrukturoi kishen dhe e pajisi me banka.
Me daten 6 qershor 1943, fort i nderueshmi Dom Luigj Zojsi famullitar i zellshem i Barbullushit e ftoi Shkelqesin e Tij Imzot Gasper Thaçin, Arqipeshkev Metropolite i Shkodres per me bekue kishen e re e te bukur sa ska te ketij katundi.
Gezimi per kishen e ndertueme nuk zgjati shume sepse ne vitin 1967, nen presionin e revolucionit cultural te regjimit komunist filloi persekutimi ndaj klerit dhe kishave.

Periudha e diktaturës komuniste, vitet 1963 – 1990
Ne vitin 1963 e arrestuan dom Ernest Troshanin naten e Kshnellave mbasi kremtoi meshen ne qelen e vet. Shkaktaret e ketij arrestimi ishin disa servile dhe spiuna te vet fshatit Barbullush. Mbas dom Errnestit erdhi per te sherbyer ne kete famulli dom Mikel Beltoja deri sa u mbyllen kishat totalisht me daten 7 mars 1967.
Ne vitin 1972 partia e mblodhi popullin per te pare kampionatin boteror mbrenda kishen nepermjet nje televizori. Ne vitin 1976 rregimi komunist e shnderroi kishen ne semete dhe po ne kete vit prishen edhe çelen e priftit, gjithashtu prishen komplet edhe kishen e vorreve, pra kishen e Shen Shtjefnit.
Ne vitin 1977, gjate punimeve per hapjen e transheve te ushtrise, ne suken e kishes se Shen Shtjefnit, u zbulua kembana e vjeter e kesaj kishe. Kembana u gjet e vendosur ne kembe, gje qe provon se eshte ruajtur aty nga ndonje raprezalje. Deri vone kjo kembane eshte e ruajtur sa ne magazinat e kooperatives bujqesore, sa ne repartin ushtarak, sa ne ndertesen e Keshillit Popullor te fshatit Barbullush derisa u zhduk krejtesisht.
Rënia e komunizmit dhe vitet e lirisë
Në vitin 1990, dom Ernest Troshani kremtoi meshën e parë natën e Krishtlindjes në lagjen Dedaj dhe ditën e Krishtlindjes Dom Ernesti e kremtoi meshën te varret e reja. Ishte i papërshkrueshëm emocioni i besimtarëve, të cilët ishin tharë për meshë e për meshtarë, siç e përshkruajnë vetë disa besimtarë të moshuar.
Po këtë vit filluan të hyjnë në Shqipëri misionarë e misionare. Kështu, në vitin 1991 erdhën për të shërbyer në këtë famulli Misionarët e Bamirësisë, Vëllezërit e Nënë Terezës, deri kur u caktua si famullitar Dom Ernest Troshani.
Motrat Oblate të Zemrës së Papërlyer të Marisë erdhën për herë të parë në Barbullush më 1 janar 1995. Katër motrat e para e gjetën kishën famullitare, të ndërtuar në vitin 1936, në një gjendje të mjeruar, po ashtu edhe kambanoren dhe një trupore të Zojës së Papërlyer.
Ato vendosën të zhvillojnë aktivitetet e tyre në këtë famulli dhe, si fillim, ndërtuan një parafabrikat për të banuar. Më pas filluan me sistemimin e rrethimit të krejt territorit të famullisë.
Në vitin 1996 filluan punimet për ndërtimin e kishës së re dhe bashkangjitur kishës, një banesë për motrat si dhe objekti për aktivitetet e famullisë.
Me datën 11 tetor të vitit 1998, Shkëlqesia e tij, arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, e shuguroi kishën e re, duke ia dedikuar Zemrës së Papërlyer të Marisë.
Motrat ende zhvillojnë aktivitetet e tyre ne famulli, kontribuojnë në mirëmbajtjen e kishës, bëjnë vizita nëpër familje dhe tek të sëmurët, mbajnë katekizëm për moshat e ndryshme dhe për të fejuarit. Gjatë viteve të shkuara ato kanë dhënë kurse rrobaqepësie, italisht dhe anglisht. Kanë hapur një kopsht për fëmijët, i cili frekuentohet nga katolikët dhe myslimanët. Në mungesë të meshtarit, shpeshherë motrat kanë bërë edhe salikimet.
Në vitin 2006, në bashkëpunim me besimtarët e famullisë dhe me ndihmën e disa donatorëve italianë, Motrat Oblate ndërtuan edhe kompanjelin e ri.
Dom Ernest Troshani qëndroi në këtë famulli deri më 9 tetor 2011, duke i mbyllur vitet e tij të shërbimit me një meshë solemne, të kremtuar nga Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra, i cili po në këtë kremtim emëroi si famullitar të ri, Dom Giovanni di Mauro, i cili shërbeu vetëm një vit dhe u kthye në Itali.
Nga viti 2011-2012 u bënë punimet për ristrukturimin e kishës së vjetër dhe ndërtimin e qelës së priftit. Këto punime u realizuan me ndihmën e disa donatorëve gjermanë (Renovabis).
Në muajin gusht të vitit 2012, famullitar administrator i kësaj famullie u emërua Dom Artur Jaku, i cili shërbeu në këtë famulli deri në muajin shtator të vitit 2014, pasi u emërua nga Shkëlqesia e Tij famullitar i katedrales së Shkodrës.
Nga viti 2014 e deri tani, kjo famulli nuk ka një famullitar të vetin, por vazhdojnë të vijnë meshtarë të ndryshëm për të kremtuar meshën e për të ndarë sakramentet.

Meshtarët që kanë shërbyer në famullinë e Barbullushit qysh se janë mbajtur regjistrimet:
Dom Gaspër Bufli, 1881 – 1882
Dom Pjetro Ivanaj, 1883 – 1887
Dom Pal Shantoja, 1888 – 1892
Dom Mark Klari, 1892 – 1905
Dom Pjetro Tusha, 1905 – 1906
Atë Agostino Glasnoviç, 1906,
Dom Giuseppe Puka, 1906,
Dom Nikoll Radovano, 1906 – 1911
Dom Pjetër Sukreli, 1912,
Pa prift 1913 – 1914
Dom Zef Shllaku, 1915 – 1918
Dom Zef Sukreli, 1918 – 1929
Dom Ndre Plani, 1930 – 1936
Dom Kolec Prenushi, 1937 – 1941
Dom Luigj Zojsi, 1942 – 1949
Dom Zef Gilaj, 1949 – 1950
Pa prift, 1950 – 1951
Dom Pjetër Gruda, prill – korrik 1952
Dom Nikoll Dragusha, 1952 – 1955
Dom Trijac Gjoka, 1955 – 1956
Dom Zef Gilaj, qershor – tetor, 1956
Dom Lasër Dedi, 1956 – 1957
Dom Ernest Troshani, 1958 – 1965
Dom Mikel Gjergji, 1965. (deri në mbylljen e kishës)

Publikoi ne facebook Ndoc Shaben ne “ZEFJANA”

Advertisements
Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s