Skip to content

Lek Pervizi: At Ambroz Martini – Nje shqiptar i madh

by më 12/08/2017

At Ambroz Martini ishte nji prej deshmitareve te fundit te dhunes komuniste. Pást Drít!

VIDEO:
Te nderuem bashkatdhetare, lajmi i vdekjes se At Ambroz Martinit u perhap anemane ne saj te internetit, dhe erdhi deri ketu ne Bruksel ku ai pat sherbye si famulltar katolik per 20 vjet. Une pata fatin ta gjej ketu me 1990, dhe deri kur u largue. Ta njoh e ta vleresoj, si njeri fetar, intelektual i nalte e patriot i madh, luftetar i fjale e pse jo edhe i pushkes. Orator ne disa gjuhe, jo nga ata qe i pergatisin fjalimet me shkrime por nga ata qe i krijojne ne çast dhe i lajne njerezit me goje hapun dhe i ngrejne sallat peshe.

Nga pulti i kishes, ku ai u fliste besimtarve per ligjet, rregulla, doktrinen fetare, per traditat ma te mira shqiptare, ngrihej edhe zani i denimit te krimeve te diktatures, qe edhe atij ia kishte internue njerezit, bashke me mija te tjere. Dikush i pat thane, – or padre po nuk flitet ne kishe per politike ! Si ? per boten tjeter ndoshta po, por per boten shqiptare kisha nuk asht vetem nje vend i shenjet, por edhe nje qender e patriotizmit qe ne duhet te mbajme te gjalle ne çdo rrethane e situate. Gjendja qe po kalon Shqipnia asht tragjike, e ne qofte se ne kishe une ngre çeshtjen e njerezve qe torturohen e vdesin neper kampe e burgje, ato njerez jane te gjithe te shenjte, pse martire te idealit ma te nalte, martire te lirise. E kjo nuk asht politike, por humanizem, e humanizmi asht e pandare nga besimi.


Isha ne Shqipni, dhe nje jave para se me u largue, pata fatin ta takoj, te lodhun e te ngarkuem me vite, por kurajoz e trim si gjithmone. Per mue ishte nder. Ai i kishte ndejte prane ne çastet e fundit te prindit tim te krevati i vdekjes e deri ne varrim, ku kishte mbajte nje fjalim te bukur, ne radhen e oratoreve te tjere, te patrioteve Muharrem Bajraktari e Rifat Kolgjini. Ne çastin kur po largohesha, bame disa fotografi, dhe ai me dha bekimin, qe do te me shoqnoje gjithe jeten e mbetun. Ju te tjeret qe shkrueni, dhe ju lumte qe pekujtoni keta burra, fetar e atdhetare, intelektuale e patriote te flaket, qe ne zemer kishin jo vetem besimin por edhe atdheun e lirine, dy terma te pandame, pse nuk mund te kete atdhe pa liri e liri pa atdhe. At Ambroz Martini, paresishit ishte shqiptare e pastaj fetar. Ai e citonte shpesh frazen magjike te Vaso Pashes ” Feja e shqiptari asht shqiptaria ” ! E vetmja mungese e ketij franceskani te vogel me shtat, por te madh me shpirt, ishte se nuk shkruente dendun, dhe oratoria e tij qe i ra botes perreth nga Australia, ne Amerrike e deri ne Europe, mu ne qendren e saj Brukeseli, mbeti e pashkrueme. Nje tjeter nga merita qe i duhen njohun, asht, se ai i pari ngriti shkollen shqipe ne Belgjike per gjithe femijet e shqiptarve pa dallim, qysh me ardhje e tij ne kete vende me 1974 e deri vone. Ne kete perkujtese te shkurten, perfaqesoj te gjithe ata shqiptare qe e njohen dhe e paten bariun e tyne te mirefillte gjate shume vjeteve. I dashun Pater Ambrozi, perulemi para kujtimit dhe vorrit atje ne Shkodren tande te dashtun, me nderim e permallim. Shpirti yt pushofte ne paqe. “Requescat in Pace”, Amen.

Lek Pervizi, Bruksel me 14 janar 2010.

Advertisements
Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s