Skip to content

Fahri Xharra: Don Shtjefën Kurti – viktimë e urdhërave serb

by më 28/02/2018

Don Shtjefën Kurti u lind në Ferizaj më 24 dhjetor 1898. Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, ndërsa gjimnazin në qytetin e Shkodrës. Studimet teologjike i filloi në Austri, për t’i vazhduar më tej pas Luftës së Dytë Botërore në Romë në kolegjin “Propaganda Fide”. U shugurua në qytetin e shenjtë, ku mbajti edhe të parën meshë. Më pas u kthye në vendlindje ku punoi në zyrën ipeshkvnore e më pas në Gjakovë. At Shtjefni nuk ndiqte vetëm jetën fetare. Ai ishte i shqetësuar edhe për fatin e vendit të vet, ndaj në 5 maj në vitin 1930, së bashku me dy famullitarë i dërgojnë një peticion sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ku përshkruante situatën që po kalonin shqiptarët.

Por ditë të vështira do ta prisnin pas Luftës së Dytë Botërore. Arrestohet në vitin 1946 dhe një vit më vonë dënohet me 20 vjet burg si agjent i perëndimorëve. Lirohet nga burgu i tmerrshëm i Burrelit në vitin 1966, por arrestohet sërish në vitin 1971 për spiunazh, sabotazh dhe kryerjen në fshehtësi të riteve fetare. Këtë herë dënimi ishte i pakthyeshëm. U pushkatua në një vend që ende nuk dihet edhe sot. Sot Don Shtjefën Kurti është një ndër 38  martirët shqiptarë që u kanonizuan nga Vatikani. Edhe një herë: “Arrestohet në vitin 1946 dhe një vit më vonë dënohet me 20 vjet burg si agjent i perëndimorëve. Lirohet nga burgu i tmerrshëm i Burrelit në vitin 1966, por arrestohet sërish në vitin 1971 për spiunazh, sabotazh dhe kryerjen në fshehtësi të riteve fetare. Këtë herë dënimi ishte i pakthyeshëm. U pushkatua në një vend që ende nuk dihet edhe sot.”

-A ju duket pak e çuditshme, ishte viti 1946 kur Shqipëria ende nuk ishte konsoliduar si  shtet , kur Shqipëria ende nuk e kishte ngirë barkun bukë dhe u gjetën egjentët perëndimor në mesin e predikuesve katolik ?
A mos ishte ky urdhër serb për likuidimin e “elementit katolik” ( siç e thonin serbët ) ?
A mos ishte  “ fajtor”  peticioni i tij  i 5 Majit 1930  drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë për situatën që po e kalonin shqiptarët në Jugosllavi ?   Të vërtetën e humbur e dinë vetëm urdhërdhënësit për burgosjen  e tij të fill pas luftës dhe ata të pushkatimit me 1971?
Në bazë të asaj që po lexojmë nga e kaluara komuniste e Shqipërisë , nga varësia totale  e krerëve komunist të Shqipërisë nga Serbët dhe nga shumë vepra tjera antishqiptare serbe të kryera në Shqipëri – edhe zhdukja e trupit pa jetë të Don Shtjefën Kurtit  ishte urdhër serb.

Në gazetën NewYortk Times të dates Shkurt 2017 shkruar nga   Matthew lexojmë “As Albania Reckons With Its Communist Past, Critics Say It’s Too Late “ , pra është shumë vonë  ballafaqimi i Shqipërisë me të kaluaren e saj komuniste. https://www.nytimes.com/2017/02/26/world/europe/as-albania-reckons-with-its-communist-past-critics-say-its-too-late.html)
Don Shtjefni lindi në Ferizaj të Kosovës me 24 dhjetor 1897, në një familje patriotike të njohur kosovare, si fëmija i 6 prej 9 fëmijëve që kishte familja. Pasi mbaroi shkollën fillore në Ferizaj, vazhdoi Seminarin Pontifik të Shkodrës. Rreth vitit 1914 mbaron shkollën e mesme dhe fiton të drejtën e vazhdimit të studimeve teologjike në Romë, duke i përfunduar me rezultate mjaft të mira dhe duke zotëruar pesë gjuhë të huaja, mes të cilave latinishten, gjermanishten dhe frëngjishten.

Pas përfundimit të studimeve, megjithëse i propozohet të punojë në Selinë e Shenjtë, ai e refuzoi këtë ofertë, meqë dëshironte t’i shërbente me devotshmëri popullit të tij. Kështu, pasi shugurohet meshtar në Romë, më 13 maj 1921, kthehet në vendlindjen e nënë Terezës në Novoselë të Gjakovës. Ditë të errëta po vinin për popullin shqiptar të Kosovës. Presioni, shantazhet dhe mizoritë ishin intensifikuar nga klika shoviniste serbe, prandaj edhe Don Shtjefni bashkë me vëllezërit e tij, Don Luigj Gashin dhe Don Gjon Bisakun punonin ditë e natë për të mbrojtur popullin e shumëvuajtur kosovar nga sulmet shoviniste serbe.
Arsyeja që jugosllavët nuk e donin të gjallë Don Shtjefnin ishte edhe :” Veprimtaria e tij në dobi të fesë dhe patriotizmit ra shpejt në sy të autoriteteve serbe, prandaj shpeshherë edhe u kërcënua, por asnjëherë nuk u frikësua. Vrasja e at Shtjefën Gjeçov Kryeziut, në Zymë, e hidhëroi shumë, por nuk u tërhoq nga rruga e tij. Një herë një milic i kishte kërcënuar haptazi duke u thënë: “Edhe ju do ta pësoni si frati i Zymit”, e kjo nuk e dobësoi, por me dashuri punoi për ta ndihmuar popullin  evendlindjes së tij.”

Komunistët e Shqipërisë  duke mos njohur asgjë nga historia, duke u mjaftur me idetë bolshevike të serbëve , nuk dijëshin që janë shqiptar që përpara internacionalizmit të rrejshëm ( rus dhe serb ) qëndron nacionalizmi shqiptar. Komunistët shqiptar nuk e dinin  apo nuk donin të dinin që: “ ky memorandum ka mbetur i pari dhe i vetmi që bëri jehonë në arenën ndërkombëtare për pozitën e rëndë të shqiptarëve në Jugosllavi, me anë të të cilit kërkohet ndërhyrja e shpejtë kundër persekutimeve, keqtrajtimeve barbare dhe torturave që u bëheshin shqiptarëve të Kosovës. Për këtë qëllim tre vëllezërit shkojnë edhe në Beograd për të protestuar për vrasjen në pabesi të at Shtjfën Gjeçovit, por rezultati ishte minimal, sepse edhe përfaqësuesi i Selisë së Shenjtë në Beograd ishte i pafuqishëm për të bërë një ndërmarrje të tillë.”

NY Times shkruan : When the Rev. Shtjefen Kurti, a 73-year-old Catholic priest, was executed in 1971 for performing a baptism, the Communist authorities didn’t bother to inform his family. Only when his brother tried to take food to him in prison did he learn the priest’s fate.
“Don’t come back,” a guard told the brother. “He won’t be needing it anymore.”

Pra , roja i burgut i thotë të vëllait të priftit të vrarë dhe zhdukur 73 vjeçar “ Mos eja, atij nuk i nevojitet më asgjë “

Don Shtjefen Kurti përmendet edhe në raportin 30 faqësh të Intelegjences Amerikane për Shqipërinë.

Raportin komplet mund ta gjeni ne linkun e bashkangjitur:

https://www.cia.gov/library/readingroom/docs/CIA-RDP82-00457R014500140002-8.pdf

“…Një natë, mbas mesnate, më morën me makinë dhe më çuan jashtë Tiranës, më dhanë lopatën dhe më thanë: “Puna jote, pa gjyq mori fund, tani hape varrin tënd”. E hapa. Ata vunë skuadrën e pushkatimit dhe më thanë: “Prano aktakuzën, ose të vramë”. Unë nuk e pranova. Pas kësaj lufte psikologjike thanë: “Po e lëmë një herë në burg”. Kështu provoi përsëri ftohtësinë e burgut famëkeq të Burrelit. Dr. Lazër Radi kujton:“Natën e Krishtlindjeve, me dritë të errësuar, don Shtjefni thoshte meshën në mesnatë. Mbas meshe, kur u ndezën dritat, shohim dyshemenë të lagur nga lotët e tij”. Vuajtjet e këtij martiri të fesë nuk kanë të sosur. Ai e grishi zërin kur në shoqërinë shqiptare në rend të ditës ishin padrejtësia, shtypja, dhuna etj. Këto ishin arsyet e largimit nga plumbat e serbëve, këto qenë arsyet që u deskriminuan totalisht nga kasta diktatoriale në shtetin e tyre amë……..

Referencat:

-https://www.nytimes.com/2017/02/26/world/europe/as-albania-reckons-with-its-communist-past-critics-say-its-too-late.html?smid=fb-share
-. https://kurbini.info/2017/06/20/don-shtjefen-kurti-dokumentar-nga-nikolin-kurti/
-http://www.drita.info/2017/11/03/don-shtjefen-kurti-deshmor-i-fese-dhe-lirise-1897-1971/

-http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=255987

-http://www.kohajone.com/2016/11/05/heroi-i-lirise-se-munguar-dom-shtjefen-kurti/

-http://www.kishakatolikeshkoder.com/martiret-e-komunizmit/dom-shtjef%C3%ABn-kurti/

Fahri Xharra, 27.02.18.

Gjakovë

https://www.etimologji.com/2018/02/27/don-shtjefen-kurti-viktime-e-urdherave-serb-shkruan-fahri-xharra/

Advertisements
Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s