Hidhu te lënda

Mr. Ndue Ukaj: Kosova duhet të shkapet nga Turqia

by më 02/06/2018

Kur shkrimtarja austriake, Ingeborg Bachmann, shkruante:
“historia mëson, por nuk ka nxënës”, ajo fliste për raportet e përhershme problematike ndërmjet popujve dhe kujtesës së tyre. Për më tepër, ajo fliste për popujt të topitur, që nuk kanë
kujtesë historike, pra, për popuj që nuk mësojnë
asgjë nga historia. Duke e stigmatizuar këtë raport, ajo i thërriste popujt që të mësojnë nga kaluara.
Historia e popujve europianë, është e mbushur me ngjarje dhe momente të shumta dramatike, por nuk di të ketë ndonjë popull, që mos të ketë mësuar asgjë nga e kaluara, si shqiptarët. Për ne, deri me tani, historia qe një mësuese e kotë.
Ajo na ka mësuar dhe këshilluar përherë, por ne nuk qemë nxënës të mirë, përkundrazi, qemë nxënës të këqij.
Çuditërisht, vazhdojmë të jemi nxënës të tillë, dhe
mos të mësojmë asgjë nga ajo.Të kthehemi te raportet
ndërmjet shqiptarëve dhe turqve. Ato gjithmonë kanë qenë
dramatike, por ndër ne, kemi patur nxënës të këqij, të cilët,
këto raporte dhe mosmarrëveshjet historike, kanë tentuar t‟i
kamuflojnë me do farë dokrrash, sajimesh dhe
trillimesh nga më të çuditshme, në thelb ahistorike.
Perandoria Osmane, dihet botërisht që shqiptarët i la
më të prapambeturit në Europë. Pikërisht kjo e vërtetë, gjatë
viteve të fundit, u tentua të kamuflohet
dhe tëmohohet. Nga liderë, klerikë, historianë
dhe nga publicistë.
Madje, shumë shqiptarë, gjatë kësaj kohe, ranë në dëlirë, duke
i shpjeguar këto raporte si vëllazërore, dhe, duke e krahasuar
Perandorinë Osmane me NATO-n. Kjo është marrëzi!
Secili që guxoi të fliste apo të shkruante kundër këtij ligjërimi,
u stigmatizua dhe u anatemua keq nga qarqe të shumta
neoosmane ndër shqiptarë. Dhe u promovua një diskurs
linçues ndaj perëndimit, vetëm për t’ ia përkëdhelur
pafundësisht sedrën Sulltanit të ri të Stambollit. Vetëm tani
kur ra maska e Turqisë, shqiptarët filluan të kuptojnë
agresionin turk karshi shqiptarëve. A në fakt, ky agresioni nuk
ka filluar sot, por ka filluar qyshkur kemi lejuar të harrohen
krimet e shëmtuara që bënë osmanët mbi ne, dhe, të njëjtit i
quajtëm “vëllezër.” Dhe kjo “vëllazëri”, gjatë këtyre viteve
është shndërruar në një besëtytni primitive, të cilës, i besuan jo
pak shqiptarë mendjerobër e kokëkrisur.Në emër të kësaj
vëllazërie, janë bërë allishverishe dhe veprime të dëmshme për
Kosovën dhe Shqipërinë: në fushën e
ekonomisë, të trashëgimisë kulturore dhe tëarsimit. Po në
emër të kësaj vëllazërie, ka vepruar Hashim Thaqi, i cili u bë
vegël në duar të tiranit të Stambollit, qeverisja e të cilit, në
masë të madhe, është bazuar te intrigat dhe aftësia për të bërë
intriga sa më shumë. Gjatë këtyre viteve, kemi dëgjuar
predikime të vrullshme, përbuzëse, patetike, për gjoja një
“bashkëjetesë” përgjatë sundimit të gjatë osman, dhe jo për
pushtim.
Gjatë këtyre viteve, kemi përjetuar përçmime dhe
përbuzje nga ma të ndryshmet. Për shembull: kemi heqë
Gjergj Kastriotin nga zyret tona, kur një gjë e tillë është
kërkuar nga Stambolli.Pastaj, ua kemi falur pjesën
vitale të ekonomisë.
Madje, për hir të kësaj vëllazërie, kemi dashtë Skënderbeun ta
paketojmë, dhe ta shpallim një mit të kot, që ka prishë Pax
Otomania. Dhe, marrëzia ka shkuar aq larg, sa, në
emër të kësaj vëllazërie, neve, mbetjeve osmane, na është
kërkuar ta ndryshojmë dhe retushojmë historinë tonë, në
këmbimtë një historie të shkruar nën diktatin turk.
Të tentohet të kamuflohen raportet e tensionuara dhe
dramatike, me do farë sentimentesh primitive, është njësoj
sikur të tentohet të mbulohet dielli me shoshë. Kështu jemi
sjellë deri tani, kur ra maska e turpit. Dhe, ky është moment i
mirë që ta ushtrojmë kujtesën dhe të fillojmë të bëhemi
nxënës të mirë.
Ta kuptojmë se Turqia, ka ushtruar pushtet politik dhe jo
politik që një dekadë e më shumë në Kosovë dhe në Shqipëri.
Dhe, kjo është bërë e mundshme, në sajetë politikanëve
palaço, pa parime dhe pa vlera: të Prishtinës dhe të Tiranës.
Kërcënimet e Erdoganit, ulërimat dhe britmat
e të sëmurit të Bosforit, secilit shqiptar i ka të njohura
dhe të qarta. Ato i ka dëgjuar shpeshherë në histori. I kanë
ardhë nga Stambolli dhe nga Beogradi. Hashim Thaqi, me
qeverisjen e tij bashibozuke, pas vdekjes së Ibrahim Rugovës,
i ka dëmtuar raportet e Kosovës me perëndimin, dhe e ka futur
atë nën kthetrat e Turqisë. Ai ka qeverisë me mentalitet tipik
erdoganian. E ka sfiduar shumë herë sinqeritetin e perëndimit,
ka manipuluar skenën politike dhe opinionin publik, me
dokrra, duke i premtuar Europë, por duke e afruar me Turqi.
Tani duhet ta themi qartë: ndikimi enorm turk në Kosovë, ka
ardhë përmes qeverisjes orientale të Thaqit. Ai, për vite tëra
predikoi hapur vëllazërinë me Erdoganin. Prandaj, ai është
përgjegjësi kryesor për kapjen e disa
egmenteve të Kosovës nga Turqia. Ne gjithmonë kemi besuar
se hija e Gjergjit ende i tremb të sëmurit e Bosforit.
Dhe besojmë se, agresioni turk mund ta ndalet vetëm duke e
forcuar aleancën me perëndimin. Ashtu siç vepronte dikur
Ibrahim Rugova.
Kjo thyerja e fundit e raporteve ndërmjet shqiptarëve dhe
turqve, është një shans që të bëhemi nxënës të mirë. Pra,
përfundimisht, ta shkapim Kosovën nga Turqia. Sepse,
aleancat me të, për ne gjithmonë kanë qenë të kobshme.
Kosova, duhet të kultivojë raporte korrekte me Turqinë, dhe
kjo mund të ngjet vetëm atëherë kur të krijohen kushte për
raporte të qarta politike- dhe jo raporte nënshtruese,
përbuzëse, gjoja vëllazërore, sepse, në politikë, raportet e tilla
nuk ekzistojnë dhe janë mashtrim.

Shkruan: Mr. Ndue Ukaj, Prishtinë/Kosovë (ndue.ukaj@gmail.com)

Ndue Ukaj, shkrimtar, kritik i letërsisë dhe publicist, u lindi në vitin 1977 në Stubëll të Epërme të Vitisë. Ka kryer studimet
për letërsi dhe gjuhë shqipe në fakultetin e filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ku ka ndjekur edhe studimet e
magjistraturës. Një kohë, ka jetuar në Suedi, ku ka ndjekur kurse të gjuhës dhe kulturës suedeze. Ka qenë anëtar i disa
redaksive letrare dhe gjithashtu anëtar i disa manifestimeve kulturore. Po ashtu ka qenë editor i revistës për art, kulturë e
shoqëri “Identiteti” që është botuar në Prishtinë. Është i përfshirë në disa antologji të poezisë shqipe, brenda dhe jashtë
vendit. Poezitë dhe tekstet e tij janë përkthyer në anglisht, rumanisht, spanjisht, italisht dhe suedisht dhe është prezantuar
nëpër shumë revista ndërkombëtare. Është autor librash me poezi dhe studime letrare. Ndërsa libri “Godo nuk vjen‟‟, u
laureua me çmimin kombëtar “Azem Shkreli” për librin më te mirë të botuar me poezi në vitin 2010 në Kosovë. Ndërkaq
në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, “Ditët e Naimit”, u laureua me çmimin për poezinë më të mirë.

Nr. 33-Revista DIELLI DEMOKRISTIAN-VJENE (Vjene, qershor 2018) (2)

Advertisements
Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s