Hidhu te lënda

Kastriot MYFTARAJ: Karikaturat e gazetës daneze “Jyllands Posten” për Muhametin dhe karikaturat e Kuranit për Krishtin

by më 16/09/2018

Kur në 30 shtator 2005 gazeta daneze “Jyllands Posten” publikoi 12 karikatura për Muhametin, e gjithë bota islame reagoi me një ashpërsi shumë të madhe, dhe e mori këtë si një fyerje shumë të madhe.

Gazeta “Jyllands Posten” nuk kishte asnjë lidhje me shtetin danez, ajo ishte thjesht një gazetë private. Por nga gjithë bota islame u ngrit një stuhi e vërtetë shkretëtirse urrejtjeje ndaj Danimarkës, për shkak se qeveria daneze dhe drejtësia daneze refuzoi të dënonte gazetën dhe autorët e karikaturave.

Në vitin 610, një tregtar arab 40 vjeçar, Muhameti, pretendoi se filloi të merrte kumte hyjnore, të cilat vazhduan për 22 vite dhe u përmblodhën në Kuran, libri i shenjtë i fesë islame. Në këtë tjetërsohet dhe praktikisht karikaturizohet themeluesi dhe profeti i një feje tjetër, Krishterimit, Jezus Krishti. Derisa Muhameti, për nevojat e veta, si krijues i një feje të re, e përvetësoi Krishtin në fenë e re, si profeti Isa, por e zhveshi dhe ia mohoi atij të gjitha atributet kryesore që kishte në fenë e krishtere. Krishti përmendet 25 herë në Kuran, ndërsa Muhameti përmendet vetëm katër herë. Kjo tregon se interesi më i madh i atyre që hartuan Kuranin dhe që vetëparaqiten në shumës si “Ne”, ka qenë detraktimi i Krishtit.

Detraktimi i Krishtit në Kuran fillon qëkurse ai quhet musliman. A mund të imagjinoni se çka do të ndodhte sikur Vatikani të lëshonte një enciklikë ku të thuhej se Muhameti ka qenë i krishterë? Në Kuran nuk pranohet se Krishti ishte trupëzim i Zotit, çka është themelore në fenë e krishterë, në të gjitha degët e saj. Në Kuran, në Sure El Maidë thuhet për të krishterët: “E mohuan të vërtetën ata që thanë se Zoti është Mesihu, biri i Merjemes”.

(Sure El Maidë: 5: 17) Kurani nuk e pranon as një gjë tjetër themelore të Krishterimit, atë se Krishti ishte Biri i Zotit dhe se Zoti e incintoi Marinë me anë të Shpirtit të Shenjtë. Gjithashtu në Kuran, Trinia e Shenjtë, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë, një koncept bazik i Krishterimit ky nuk pranohet, quhet shirkh, idhujtari. Në Kuran, në Sure En Nisaë, thuhet për të krishterët: “O ithtarë të Librit, mos e teproni në fenë fenë tuaj dhe mos thoni gjë tjetër për Allahun, përveç asaj që është e vërtetë… Besoni pra Allahun dhe të Dërguarin e tij dhe mos flisni për Trininë. Pushoni së foluri se është më mirë për ju. Allahu është vetëm një Allah dhe larg qoftë që ai të ketë fëmijë”.

(Sure En Nisaë: 4: 171) Gjithashtu në Kuran mohohet edhe kryqëzimi i Krishtit, një gjë themelore kjo për Krishterimin. Në Sure En Nisaë thuhet: “Por ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan por atyre u përngjau”.

(Sure En Nisaë: 4: 157) Kështu, Muhameti, shtatë shekuj pas Krishtit, mori librin e shenjtë të të krishterëve, mori çka deshi prej tij, tjetërsoi Krishtin, e detraktoi atë, dhe të gjitha këto u fiksuan në librin më të shenjtë të Islamit. Kështu muslimanët e kanë bërë fyerjen e Krishtit dhe Krishterimit dogmën e tyre të shenjtë. Ky është një rast unik në historinë botërore të religjioneve. Në të vërtetë në Kuran bëhen një seri karikaturash për Krishtin dhe Krishterimin. Edhe pse muslimanët kanë vepruar kështu ndaj Krishtit dhe Krishterimit, ata janë shumë të ndjeshëm ndaj çdo kritike dhe etiketimi që u vjen atyre nga bota e krishterë dhe reagojnë në mënyrë shumë të ashpër kur këto gjëra ndodhin. Kjo është një arrogancë aq e madhe sa ç’ mund të imagjinohet dhe krejt pa precedent në marrëdhëniet mes religjioneve dhe qytetërimeve. Kjo është simptomë se problemi më i madh i Islamit nuk qëndron tek fundamentalizmi, tek ekstremizmi, por qëndron tek vetë thelbi i tij. Në thelbin e tij ai është arrogant, fyes ndaj Krishterimit, pas të cilit lindi. Muslimanët e të gjithë botës ankohen shumë për Islamofobinë, por Islamofobia nuk është asgjë përpara Kristofobisë, e cila është e fiksuar në librin e shenjtë të fesë islame. Kjo është në origjinë të konfliktit mes Islamit dhe Krishterimit, por edhe Judaizmit, i cili gjithashtu detraktohet në Kuran. Islami ka një problem të madhe me vetveten, dhe duhet të bëjë një reflektim të thellë, duke spastruar nga libri i vet bazik të gjitha ato sa thashë më lart. A do të arrijë Islami që ta bëjë këtë gjë? Nuk më duket se ka gjasa që kjo të ndodhë. Dhe derisa kjo nuk do të ndodhë Islami do të jetë në dinamikë të konfliktit me fetë dhe qytetërimet e tjera. Prandaj është e nevojshmë që shqiptarët të ndahen sa më parë nga kjo fe, me anë të ndalimit me ligj të Islamit. Ndalimi i Islamit me ligj është një gjë e drejtë se vetë libri i shenjtë i fesë islame, Kurani, bart shpifje, fyerje dhe nxitje të urrejtjes ndaj Krishterimit, i cili është shtatë shekuj më i hershëm se Islami.

Last Updated on E Merkure, 16 Qershor 2010 01:21

Written by Gazeta SOT

E Merkure, 16 Qershor 2010 00:00 Nga Kastriot MYFTARAJ

Advertisements
Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s