Kalo te lënda

Gani Mehmetaj – Krishterimin nuk e morëm nga romakët, por e solli Shën Pali me predikim

by më 05/04/2019

Krishterimin ua dhamë ne romakëve e jo ata neve.
Nga territori i Ilirisë kalonin në Romë përhapësit e krishterimit. Sa herë e kishin punën piskë apostujt e krishterë fshiheshin në Iliri. Ne u dhamë mbrojtje. Shën Pali dy herë u strehua në Durrës. Romakët aq shumë e urrenin fenë e krishtere sa që Neroni, i mbyti për një ditë 5000 të krishterë, duke ua lëshuar shtazët e egra nga kafazi. Roma e bëri fe zyrtare, atëherë kur u dobësua aq shumë, sa që nuk kishte si ta luftonte. E puthi dorën, të cilën nuk e mundi.

Dardanët Flori e Lauri, dy shenjtor të krishterimit nga Ulpiana, i vrau ushtria romake, meqë e predikonin krishterimin. Pra, kjo fe është e jona, e jo e romakëve. Pse t’ua falim? Nga ne e morën krishterimin edhe sllavët që erdhën nga Karpatet, por ata e shtrembëruan duke i futur pyka të egërsisë së tyre.

Ashtu si e përhapëm fenë e krishterë ilirët, një stërnip i ilirëve, Mehmet Ali Pasha, sundimtar i Egjiptit, vrau 7000 sauditë vehabistë, sepse ata e sulmuan Egjiptin që t’ua impononin sektin e ri myslimanëve. Luftën kundër vehabizmit, i cili po bënë kërdi sot, Pashai i Egjiptit e fitoi vetëm më ushtarë shqiptarë.

Paganizimi?
Kush na pengon që ta mbajmë? Perënditë ilire i kemi, emrat ua dimë, pse të mos i adhurojmë, madje pse të mos tu ngrehim përmendore?
Në Romë është Vatikani, por ka qindra përmendore pagane romake. Baba Tomori, thotë Çajupi ishte vend i perëndive ilire, Dodona, po ashtu.
Dhe për të gjitha këto debate, s’kemi pse nxehemi. Secili e ka mendimin e vet.

Reklama

From → Besimi, Historia, Kisha, Kombi

Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s