Kalo te lënda

Niko Ljarja: NE MEMORJEN TIME ……22 MARS 1969

by më 25/04/2019

Sigurisht qe ç`do vit e kujtoj jo pa dhimje dt. 22 Mars 1969….Çastet e jetes qe kaloka njeriu qenkan te çuditshem e te pa harrushem. Ndonse kane kaluar shume e shume vite perseri i kujton ato ngjarje qe te çojne ne gjatsine e vales se dhimjes te atyre viteve …..Sigurisht qe ka dhe shume njeres te tjere qe ne memorjen e tyre kane data kalendarike te ndryshme nga kjo e imja ,por te gjitha keto lloj datash mendoj konvertojne ne nje pike te perbashket ……Te krijojne dhimje kur i kujton…..

Ky eshte babaj im inxh. Kimist Gaspër Ljarja ish inxh. I fabrikes se famshme Birra Korça….Diplomuar ne universitetin e Bolonjes Itali per inxh. Kimist. Ku me marrjen e diplomes mbron e merr dhe titullin Profesor.1933.
Mbasi kethehet ne Shqioeri emerohet ne gjimnazin e Shkodres e me vone drejtor i ketij gjimnazi……

Menjehere ne vitin 1945 emerohet e rive ne pune fab.e vaj-sapunit ne Uji i Ftote Vlore……Krahas punes te kesaj fabrike kryente dhe mbulonte analizat kimike te Kuçoves ,frigoriferin e Durësit e vajin e Elbasanit…E ne ate kohe ka kryer dhe rrafinimin e vajit te ullirit…E gjithashtu ka prodhuar dhe vajin e pambukut…..
Ku sigurisht qe diheshe ne ate kohe te veshtire ç`do deshtim që mund të të ndodhte quheshe sabotim e pasojat diheshin……

Ne vitin 1948 transferohet ne Korçe ku rifillon prodhimi i te famshmes Birra Korça….fabrike e ndertuar nga Italjanet ne 1927….Pune qe e vazhdoj deri ne 22 Mars 1969.

Ne 1960 bashke me inxh. Sovjetike vene ne pune dhe prodhojne birren e pare Tirana….
Rreth nje vit me vone prap ne Tirane eksperimenton dhe prodhon majane e pare te birres ne vend …Deri atehere vinte nga Çekia…..U hoq nga importi….
Gjithashtu mbas nje studimi ka kultivuar me sukses ne Pogradec ….Lupolon …..nje element shume i rendesishen per prodhimin e birres…..qe vinte nga Çekia….u hoq nga importi.
Gjithashtu gjate viteve 1962 – 1963 ka vene ne pune dy fabrika moderne te huaja te asaj kohe per prodhimin e veres e rakise ,ne Korçe e ne Pogradec….Dhe ka qene K/inxh i ndermarjes ushqimore Korçe e Pogradec…..

Dhe pikerisht ne 22 Mars 1969 mbas gjithe asaj pune te suksesshme te kryer prej tij…….Per konjuktura politike te asaj kohe arrestohet ne moshen 60- vjeçare……Ne te ashtuquajturin ..Grupi i Polakeve.. …Grup politik i krijuar per konjukturat politike te atyre viteve ku dhe u denuan nga Gjykate e Larte ne nje gjyq te montuar e qesharak ……Dhe mbas gjithe asaj pune qe kishte kryer qe nga viti 1945 deri ne 1969 ne industrine ushqimore te asaj kohe , shperblehet ne moshem 60-vjeçare me 10- vjet burg……
Kreu denimin e plote ne Ballsh e mbasi doli nga burgu ne 22 Mars 1979 tashme ne moshen 70- vjeçare……Vdiq mbas 5 javeve…..

Fatmirsisht autoritetet e Korçes ne ate kohe me familjen tone nuk u sollen keq ….une dhe mamaja…..Dmth. nuk patem pasoja plus…..e keshtu ne vazhduam jeten tone te përditshme ,por tani sigurisht me nje status tjeter ….Qe ishte i njojtur per ate kohe…….

Une sapo kisha mbaruar gjimnazin e sigurisht qe isha i ndergjegjshem qe une tani e tutje duhej te sakrifikoja ç`do gje e te mos kerkoja me asgje…….
E dija shume mire filozofine e atij sistemi qe kur te ndodhte nje fatkeqsi e kesaj natyre ……Duhej ta ngulisje mire ne koke e te mos kishe asnje iluzjon ……E ta zbatoje mire ne vetveten tende vargun e famshem Dantesk…O TI UDHTAR QE KALON NEPËR KËT DERË / HARRO E LARGO ÇDO SHPRESE E ËNDËRR….. ….etj.etj. Ishte varg i rënde por i vërtetë per ate kohe e duhej zbatuar mire …..që të mbijetoje…..
E keshtu qe nga ai moment e mbrapa duhej te harroja ç`do gje apo enderr qe perbente mosha ime 19- vjeçare…..
Dhe fale Zotit gjeta forca e fshiva ç`do gje nga mosha ime per te hapur tash e mbrapa nje faqe te re komplet tjeter te jetes time te me pastajshme…..Te cilen mendoj qe jo pa dhimje e sakrifice….e perballova me sukses……
Te gjithe ata qe me njohin besoj qe e vërtetojne ketë…..

Kurse sot mendoj që për të gjithë ne që kaluam nëpër këtë rruge dhimjesh ….është e pa vdekshme thënja e Dostojevskit….Me jepni nje dhimja tju jap nje rroman …….

Niki Ljarja 20 marzo 2017

 

Reklama
Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s