Kalo te lënda

35 Vite pa të madhin Loro Boriçi (me 25 prill 2019)

by më 02/06/2019

Si sot, 35 vite me pare, ndahet nga jeta i madhi LORO BORICI! Ai eshte nder figurat me te medha te futbollit tone dhe padyshim nje nder baballaret e PARTIZANIT dhe futbollit tone. Futbollist superstar, superelitar, trajner i madh, profesor dhe mendimtar i futbollit shqiptar, ndoshta me i madhi i te gjitheve, personaliteti me i madh i futbollit tone.

LORO BORICI vdiq parakohe, me 25 prill 1984, në moshën 62-vjeçare, që për një sportist mund të quhet vdekje e parakohshme. Loro vdiq nga një sëmundje e rëndë, tumor ne mushkeri, ndonëse ishte në një moshë jo shumë të vjetër. Në sëmundjen e tij mund të ketë ndikuar shumë cigaret e shumta që ai tymoste. Në fakt, për kurimin e tij jashtë vendit, gjë për të cilën në atë periudhë kërkohej leje speciale e rezervuar për shumë pak shqiptarë, ndërhyri vetë Ramiz Alia, i cili, si shkodran që ishte, dha urdhër që Loros t’i bëheshin të gjitha përkujdesjet e mundshme për përmirësimin e shëndetit. Por, megjithëse u dërgua jashtë për kurim, ai nuk mundi të shpëtonte dot.

Karriera e tij eshte e gjate dhe e lavdishme. Tituj sportivë te shumte “Mjeshtër i Merituar”, “Nderi i Sportit Shqiptar”. Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të Parë Urdhri i Artë “Naim Frashëri” Medalje e Argjendtë në Lojrat e Ushtrive të Lindjes (Hanoi, 1963)Fitues i anketës “Sporti Popullor”. Fitues i Kampionatit Ballkanik 1946. 80 ndeshje ndërkombëtare , nga të cilat 24 i ka luajtur me ekipin e Kombëtares ku ka shenuar 6 gola ne harkun kohor 22.08.1946 – 15.09.1957 .

Sukeset e tij jane te panumerat. Si lojtar me Partizanin: Fitues i Kampionatit Kombëtar 1949 dhe 1954.Fitues i Kupës së Republikës 1949. Si trajner me Partizanin: Fitues i Kampionatit Kombëtar 1963/1964/1971. Fitues i Kupës së Republikës 1964/1966/1968/1970. Kampion Ballkani midis klubeve, “Partizani” 1970, kampion Ballkani me Shpresa. Medalje e argjendtë në Lojërat e Ushtrive të Lindjes (Hanoi) 1963. Si trajner vec PARTIZANIt ka trajnuar Kombëtaren e të Rinjve, Shpresat , Kombëtaren e Shqipërisë, Kombëtaren e Kinës.

Ai është emblema e ekipit të madh të Partizanit në vitet 1949 deri në vitin 1957, ku në rolin e qendërsulmuesit që bombardonte portat kundërshtare dhe trajnerit i solli skuadrës kryeqytetase një varg kupash të kampionatit e të Kupës së Republikës. Sulmues gati 190cm, elegant, potent, teknike superbe, thjeshtesi intrepertimi, lojtar skuadre, klas, kapiten. Lojtar me peshe ne fushe. Lider i lindur. Me emrin e tij në sferën e trajningut lidhet fitimi i medaljeve të argjendta në turneun e Hanoit, në fitimin e Kupës Ballkanike me Partizanin në vitin 1971. Ai është trajneri i madh i përfaqësueses shqiptare, që sigloi rezultatet sensacionale me Irlandën e Veriut 1-1 në Tiranë në vitin 1965, barazimin “varrmihës” ndaj RFGJ-së së Helmut Shënit në vitin 1967, që solli eliminimin e nënkampiones së botës nga finalet e Kampionatit Europian të Romës në vitin 1968. Apo i fitores së thellë 3-0 ndaj skuadrës përfaqësuese të Turqisë në vitin 1971. Boriçi është njeriu i Kinës, në mesvitet 1970, ku dha një ndihmesë të madhe në zhvillimin e futbollit kinez me stërvitjet, leksionet e drejtimin e skuadrave kineze. Dhe kinezët ia ditën shumë lektorit, pedagogut e njeriut që shkriu gjithçka nga jeta e tij në ato vite. Ato befasoheshin për orët e shumta që ai punonte gjatë tërë ditës.

Si trajner i përfaqësueses zhvillon 20 ndeshje zyrtare, ku nuk u shpëton disa shkarkimeve, pas humbjeve me danezët dhe gjermanët (1963, 1981) nga viti 1957 e deri në vitin 1981. Eshtë i dyti nga numri i ndeshjeve të zhvilluara dhe pikëve të grumbulluar (8 pikë) bashkë me Shyqyri Rrelin. Pas dy ndeshjeve të mëdha të Shqipërisë me RFGJ në vitin 1967 (0-0) dhe 1971 (0-1), trajneri i përfaqësueses gjermane do të shprehej: “Unë dua t’i bëj një kompliment shumë të madh skuadrës shqiptare dhe trajnerit të saj, kolegut tim Loro Boriçi. Edhe një herë komplimente për Shqipërinë e futbollin shqiptar dhe për skuadrën e tij të mirë.” (17 shkurt 1967, Tiranë). “Dua t’i bëj komplimentet më të mira kolegut tim Boriçi, i cili e ka ngritur skuadrën e tij. Ndonëse fituam, barazimi do të ishte më i drejtë, pra do të isha dakord edhe me rezultatin 1-1″ (17 shkurt 1971, Tiranë). Suksesi më i madh i Loros është ndeshja që është komentuar më shumë, ajo e 17 dhjetorit 1967 ndaj përfaqësues së Gjermanisë, kur skuadra jonë arriti të ndalë skuadrën gjermane duke barazuar 0-0 dhe duke e larguar atë nga Evropiani i vitit 1968, kur ajo vinte si nënkampione e botës. Loro Boriçi pa dyshim është trajneri më jetëgjatë dhe më i suksesshëm i skuadrës kombëtare shqiptare. Loro në fakt ka hyrë në histori edhe si trajner i kombëtares së futbollit të Kinës. Ai arriti të krijonte atje një ekip shumë të mirë, dhe atë gjë ai e bëri me shumë pasion.

Loro Borici padyshim si futbollist edhe si trajner ka qene ikona shumplaneshe futbollit tone. Nje dekan i vertete i futbollit tone. Futbollist i madh, trajner i nivelit europian dhe boteror, pedagog me vlera te medha morale dhe profesionale, njeri i thjeshte dhe pune shume, mjeshter i madh futbolli. Ai eshte dhe do te mbetet figura me e madhe, me integrale dhe me komplekse dhe e ndritur, qe ka nxjerre futbolli shqiptar si brenda fushes por dhe jashte saj. I perjetshem qofte kujtimi i te madhit LORO BORICI!

Ne fund te shohim cka thene nje ikone tjeter e madhe si Pano, per Loron e madh

Panajot Pano: Loro Boriçi ishte unikal

“Nuk kishte futbollist të kohës sime që nuk donte t’i ngjante sadopak Loro Boriçit. Ai kishte qenë ndër të paktët që kishte luajtur jashtë vendit në Itali dhe ndër të paktët që kishte mundur të luante me skuadra të suksesshme të kohës si Vllaznia dhe Partizani. Ai më grumbulloi në skuadër në ndeshjen me Bullgarinë dhe që nga ai moment pati një lloj lidhje shpirtërore midis nesh edhe pse për seriozitetin që kishte mundohej të fshihte ndjenjat e tij të vërteta. Ai i dedikoi gjithçka kësaj loje. Jo pa shkak edhe kinezët e zgjodhën në vitet 70-të për të shkuar e dhënë eksperiencën e tij edhe atje. Them se Boriçi është unikal dhe nuk do të ketë një person që të bëjë aq shumë për sportin. Ç’është e vërteta ne luanim me gjithë shpirt për ekipin kombëtar, pasi e kishim në gjak futbollin dhe na pëlqente shumë. Por ai ishte gjithmonë një hap para nesh jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Loro Biriçi është padyshim për mua një nga njerëzit më dinjitozë që ka pasur futbolli ynë. Nuk dua të ndalem në momente të veçanta të tija për të përshkruar një jetë dedikuar vetëm futbollit, pasi vetëm fakti se ka qenë një nga të parët dhe të paktit futbollistë që është aktivizuar në kampionatin italian të futbollit dhe fakti se ka qenë trajneri më afatgjatë i ekipit tonë përfaqësues, tregon për vlerësimin që i bëhej Loro Boriçit. Ai ishte tipik për mënyrën e lojës, korrektësinë, shumë miqësor dhe tejet serioz në punë.”

http://www.janinapress.com/2019/04/25/35-vite-pa-te-madhin-loro-borici/

Reklama

From → Uncategorized

Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s