Kalo te lënda

“LAHUTA E MALCISȄ” e At Gjergj Fishtes asht Çmimi Nobel i shqiptareve.

by më 03/06/2019

Nga Gjergj Jozef Kola

Miq të dashtun, poet të ndritun e shpirta të plagosun nga diktatura!

Në vjetin 1940 Akademia suedeze e Nobelit e pranoi unanimisht propozimin për Nobel të poetit kombëtar shqiptar Gjergj Fishta për veprën e tij letrare: LAHUTA E MALËCISË. Që në krijimin e Nobelit në 1900, simbas porosisë së Alfred N, themeluesit të saj, kriteri i vetem, apsolut ka qene dhe asht: NJI VEPER E JASHTZAKONSHME LETRARE E NJI AUTORIT!

Akademia suedeze ka mbete e befasueme nga madhështia, thellësia, bukuria e Lahutës, nga forca e karaktereve epokale që trajtohen aty e origjinalitetit e ritmit dhe e rrjedhes së fabulës historike. Në fjordet Skandinave asht ndje mirë e bukur, bukuria e krojeve të pashtershme të alpeve shqiptare, aty ku ka mbijetue kombi jonë tash mijra vjet.

Kështu pra; na shqiptarët e kena Nobelin tonë, ky nobel quhet LAHUTA E MALËCISË! Ne vjetin 1940 per here te pare ne historine e Nobelit nuk u nda cmimi NOBEL, ne ate vit qe Fishta kaloi ne amshim ne shpine e Atit.

Rreshtat e maposhtem i shkruen vetëm nji gjallesë shullane, në damarët e te cilës rrjedh helm e jo gjak shqiptarit. Kjo krijesë sa meskine aq edhe paradoksale, prodhim i zonës se parë operative të jugut e di shumë mirë se përcka jepet Nobeli, diktatura qe ja ka botue veprat në perëndim, (në nji kohe qe na „communi mortali“ as TV nuk na lejohej) e di mirë mekanizmin. Prandaj Malua nga Gjinokastra sulmon pikërisht tempullin e artë të kombit shqiptar, kodikun e tij të shejtë: LAHUTEN E MALËCISË! Ligësia asht e pakufishme, helmi vlon në damarët e Ismail Kadarese kur e poetin e kombit, poetin e LAHUTES e ngushtëzon tek vokacioni i tij fetar: PRIFTI Gjergj Fishta, shkruan Malua, me nji ligesi anadollake, a thue se nuk e di se 5 shqiptarët që shkruen gjuhën shqipe në pesë shekujt e pushtimit osman, Gjon Buzuku, Frang Bardhi, Pjeter Budi, Pjeter Bogdani, Gjon Kazazi ishin PRIFTA KATOLIK.

LEXONI MIQ E BANI VETE NJI MENDIM SE CKA SHKRUAN IDHULLI JUEJ NGA GJINOKASTRA BEKTASHIANE:

„Prifti Gjergj Fishta, në vetminë e kuvendit të françeskanëve po rrekej të krijonte një vepër që ishte sa jashtë kohe, aq edhe jashtë mundësive të tij. Ai orvatej të thurte poemën e madhe totale, ku të mblidhte krejt eposin shqiptar në shembullin e mbledhësit mesjetar të Nibelungëve, të epëve të tjera evropiane, madje edhe më thellë, të epëve homerike. Absurde si ndërmarrje, për arsye që merreshin lehtë me mend, ajo bëhej dyfish e tillë, për shkak se poetit françeskan u mungonin shumë gjëra e në radhë të parë TALENTI i veçantë në kësi rastesh, për të përpunuar apo më saktë për të vënë në fre atë shkumbëzim të lirë, magjepsës e me bukuri befasuese, herë parajsore e herë infernale të eposit verior. Në vend të atij TËRBIMI poetik, ai nxori nga pena poemën e gjatë MONOTONE “Lahuta e Malcisë”, një kronikë e cila duke qenë veç të tjerash, moralizuese e didaktike, ngjante me epet e veriut aq sa ç’mund të ngjante ujët e distiluar me ujëvarat e bjeshkëve.

Tiranë, 1988-1989 Ismail Kadare!

Dozën e helmit në këto vargje satanike antishqiptare të Ismail K. e shton fakti se u botuen në vjetin 1989 kur muri Berlinit kishte ra, Caushesku ishte pushkatue bashkë me nexhmijen e tij e Shqipnia po hapej ma në fund drejt lirisë e demokracisë.

Miq të mirë, skjarojeni mikun tuej Ismail K. se cmimi Nobel jepet për nji vepër letrare dhe akademia Suedeze nuk e di ende sot se për cilën vepër me vendosë e kjo asht arësyeja kryesore.

Me vendose për dy romanet e realizmit simbolik socialist „Gjeneralin e ushtrisë se vdekur“ kyt roman të mbushun me reminishencë ndaj periudhës osmane e me nji urretje patologjike ndaj pushtuesve perendimor italo-gjerman, nuk i ban asnji shërbim kombit shqiptar e Ballkanit. Me vendosë për „Dimrin e madh“ ku i thuren hymne diktatorit pervers komunist i cili e izoloi Shqipninë ma keq se haxhiqamili, as kjo nuk i shërben kulturës përparimtare botnore.

Nëse dikush naltëson romanin ekspresionist „Pallati i ëndërrave“ të shkruem me nji stil deriatehere te panjoftun per Kadarene, me nji ngjashmëni befasuese me stilin kafkaesk, marrë kjo nga përkthimet franceze, (meqë kadareja nuk e njef gjermanishten), atehere ta dijmë mirë se akademia e njef ma mirë se opinioni shqiptar letersine dhe e di se cka e kujt i perket ky stil. Për mue që e kam përditë në dorë Franz Kafka-n me nxanësit e mi në Vjene kjo bjen menjihere në sy pa pasë nevojë me përdore „letersine krahasuese te stilit“.

(Pa dashtë me folë për romanet e Ismail K. mbas diktaturës të cilat nuk shquhen as nga stili e as nga struktura e nuk afrojne kurgja në romanin modern postdiktatorial shqiptar, pa përmendë këtu atë botnor. Miku juej sot merret me publicistike patriotike e cila sidomos te lexuesi enverist ka nji jehonë mjaft të mirë, merita e vetme e të cilit asht paralajmërimi ndaj rrezikut te islamizmit të kombit shqiptar në Ballkan….nësë kjo veprimtari publicistike patritotike mjafton për nominimin për Nobel, mbetet e haptë.)

Prandaj, përpara Gjergj Fishtës apo ma mirë me thanë, përpara Lahutës së Malëcisë u ngrit njiherësh e gjithë akademia suedeze në kambë dhe ishte vetëm lufta e dyte që e la kombin shqiptar pa Nobelin e saj. Sikur te kishte vdekë disa vjet ma vone Poeti i kombit, kombi shqiptar do të kishte sot Nobelin e vet.

„Fishta e Frasheri janë poetë të kombit, vetëkoregjohet Ismail K në nji intervistë tashma në moshë të thyeme, ata edhe pse nuk lexohen prej kujt (?) për vetë artin e tyne, janë të domosdoshëm në kohët e rrezikut kombëtar“.

Miq të mirë, unë mendoj se LAHUTA E MALËCISË mbetet vepra ma e naltë si formë e si stil e kombit shqiptar e vetmja e parë e madhe e denjë për cmimin Nobel.

Natyrisht që miku juej Ismail K flirton sot me pushtetarët në Tiranë sepse ai e ka inteligjencën me e marrë vesht se në Shqipni establishmenti postkomunist asht „pllaka e vorrit“ që mban mbyllë shpirtin e lirë e demokratik të shqiptarit. Miku juej nuk ishte kurrë nji MIK i vegjëlisë e i kombit, porse gjithmone nji mik i pushtetmbajtësve, dje i nevërhoxhes e sot i pjellës së tij.

Klipp und klar: Ismail K. ishte nji SAUL qe nuk u ba kurrë PAUL.
Ju përshëndes miqësisht nga Vjena – me 3 qershor, 2019

Sqarim i publikuesit: Emni “SAULI” ishte emni i “Shen Palit/Paulit” kur persekutonte kristjant.

Reklama
Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s