Kalo te lënda

Artan Shkreli: Shpella ku jetoi një vit albanologu i madh dom Nikollë Gazulli, i vrarë më 1946 nga komunistët.

by më 12/12/2019

Artan Shkreli, zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe një i apasionuar pas zbulimeve ka postuar në rrjetin social vendin ku ka jetuar një vit albanologu i madh dom Nikollë Gazulli, i vrarë më 1946.
Përmes fotove ai paraqet shpellën ku ka jetuar një vit albanalogu i shquar, mjetet rrethanore të cilat ka përdorur ai për të jetuar.
Posti i plotë i Shkrelit:
Martiri i shndritshëm!
Dje Artur Jaku dhe Niko Sheldia na bënë me dije se, pas vitesh kërkimi, u zbulua shpella ku jetoi një vit, deri ne ditën e mbrame, albanologu i madh dom Nikolle Gazulli.
U pat vrarë aty gjate represionit të marsit të 1946-ës.
Mjafton zbulimi i kësaj shpelle, a vrime në shkëmbin gëlqeror, për të kuptuar se si dhuna dhe egërsia komuniste, të barazueshme vetëm me antinjerëzinë naziste, goditi Malësine e Madhe, klerin e angazhuar (për shpëtimin e gjindjes së vet) dhe mendimin më të lartë humanist të kohës.
Në këtë çarje të thellë të tokës në Vrith (tregoheshin shumë legjenda, e askush nuk e dinte më ku ndodhej) u gjetën tepricat e kalbura të shtratit të tij të improvizuar, shkalla e shembur dhe mjete elementare për mbijetesë; një kovë uji e ndonjë enë e vogël.
Historia e dom Nikollë Gazullit është vetë golgota disa shekullore e Shqipërisë, që kulmoi me cka do ndodhte pas përfundimit të LIIB.
Varri i tij nuk dihet…

 

Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.