Skip to content

Pader Anton Harapi opinion per Luigj Gurakuqin

Rrëfimi i Luigj Gurakuqit: Takova atë që donte të më vriste

Botimi i veprës së plotë të At Anton Harapit, sjell në vëmendje publicistikën e tij. Nën titullin “Naltimi i ndërgjegjes kombtare”, Botime Françeskane Shkodër, 2017, vepra rrok së bashku shkrimet në prozë të At Anton Harapit botuar në revistën “Hylli i Dritës”. Janë vënë edhe disa shkrime të At A. Harapit botuar në gazetën “Ora e Maleve”, 1923-1924.
Përshtypjet e tij për ata që i njohu nga afër, ata që e deshën e ata me të cilët nuk u mor vesh e bëri debat, ata me të cilët qe në një mendje e ata me të cilët ndau mendime të kundërta, parë në dritën e viteve më vonë, peshojnë më shumë e më ndryshe. Prej kësaj vepre shkëpusim rrëfimin e tij për Luigj Gurakuqin. E ka njohur mirë, pasi ka qenë pjesë e grupit opozitar me të. Lexoni më tepër…

Dom Alfrons Tracki, Prifti gjerman që u vrà nga komunistët më 1946 (Pushkatimi)

Nga Gjovalin Lazri

Pushkatimi

Në një shkrim të kohës mësojmë se forcat e shpëtimit kombëtar, që jetonin ende në male, i afruan atij të gjitha mundësit e shpëtimit, por ai nuk pranoi të largohet, duke u thënë: “Nuk kam arsye për t’u larguar. Jam krejt jashtë politikës, dhe më e rëndësishmja është që në këto momente kam një mision fetar tepër të lartë që dua ta kryej me përkushtimin ma të madh. Ky njeri që kam pranë është një nga njerëzit e mi më të dashur. Siç e shikoni, ai akoma s’e ka lëshuar frymën e fundit. Kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta braktis. Pastaj kam dhe arsye të tjera edhe më të mëdha. Dijeni se unë jam edhe shqiptar. Këtu nuk kam ardhur si politikan, nuk jam as ushtar, as pushtues, por jam meshtar, dhe po të jetë se duhet të vdes, dua të vdes si meshtar”. Lexoni më tepër…

Dom Alfrons Tracki, Prifti gjerman që u vrà nga komunistët më 1946 (Pjesa e parë)

Nga Gjovalin Lazri


Ky tregim, i thjeshtë por mbresëlënës, e ka zanafillën në një lagje të qytetit të Shkodrës, që quhet Serreq. Në qendër të saj ashtë një kishë, që në Shkodër njihet me emrin “Kisha e Madhe”. Në oborrin e saj ishte një kinoteatër, ku shfaqeshin filma dhe zhvilloheshin aktivitete teatrale e artistike për mosha të ndryshme. Aty ishin dy ambiente edukative: kisha dhe kino-teatri. Në kishë përfshihej edukimi ynë i përgjithshëm fetar e muzikor. Në të parin zinin vend programet e mësimit të fesë, në mënyrë që këto mosha të rriteshin të edukuar me moral të shëndoshë, me sjellje të mira e korrekte në familje e në shoqëri. Paralelisht me këtë kishim dhe edukimin muzikor, mësimin e këngës, në mënyrë që ritet fetare t’i këndonim sa më të sakta dhe me intonacione të pastra. Në këto aktivitete artistike materialin muzikor në shumicën e rasteve e kishim nga muzika klasike, krijime të mjeshtërve të mëdhenj botëror si: Mozart, Hajden, Bethoven, që ne fëmijët i pëlqenim shumë. Mjeshtri i ynë akoma i parritur mirë, që na i mësonte me kaq pasion këto këngë në ato vite, ishte pianisti 16 vjeçar Tonin Harapi.
Lexoni më tepër…

Deshmitë e At Ambroz Martinit mbi krimet komuniste


Lek Pervizi: At Ambroz Martini – Nje shqiptar i madh

At Ambroz Martini ishte nji prej deshmitareve te fundit te dhunes komuniste. Pást Drít!

VIDEO:
Te nderuem bashkatdhetare, lajmi i vdekjes se At Ambroz Martinit u perhap anemane ne saj te internetit, dhe erdhi deri ketu ne Bruksel ku ai pat sherbye si famulltar katolik per 20 vjet. Une pata fatin ta gjej ketu me 1990, dhe deri kur u largue. Ta njoh e ta vleresoj, si njeri fetar, intelektual i nalte e patriot i madh, luftetar i fjale e pse jo edhe i pushkes. Orator ne disa gjuhe, jo nga ata qe i pergatisin fjalimet me shkrime por nga ata qe i krijojne ne çast dhe i lajne njerezit me goje hapun dhe i ngrejne sallat peshe. Lexoni më tepër…

Injac Zamputi: Historiani shqiptaro-italian që hodhi dritë mbi Mesjetën tonë

Nga Prof. Luan Malltezi*

Injac Zamputi është një historian shumë i njohur në Shqipëri, në Kosovë, në Malin e Zi, në Maqedoni, sepse ai shkroi për të parët e tyre në Mesjetë, për shqiptarët në trojet e veta, që sot nuk janë më brenda kufijve etnikë të vendit tonë. Le të themi që në fillim, se Zamputi nuk qe një njeri i regjimit dhe në këtë vështrim, nuk gëzoi ndonjë mbështetje të veçantë, por pavarësisht nga kjo, ai bëri emër të madh pikërisht në atë kohë të vështirë, duke u angazhuar tërësisht me të gjitha aftësitë e tij intelektuale në zhvillimin e shkencës albanologjike shqiptare, botimin e burimeve të shumta dokumentare, të domosdoshme për fillimin e mbarë e të qëndrueshëm të studimeve shqiptare për periudhën e Mesjetës. Këtë mundësi e bëri realitet për të Prof. Buda, historiani dhe dijetari i shquar, që u ndodh në krye të punëve për zhvillimin e arsimit, kulturës dhe shkencës në Shqipëri. Buda gjeti tek Zamputi njeriun e ndershëm, intelektualin e shquar dhe të talentuar, plot dëshirë dhe pasion për t’i shërbyer shkencës, përparimit të arsimit, kulturës, historisë së vendit. Lexoni më tepër…

Driton Dikena: Vehabizmi, një lëvizje politiko fetare që tenton të pushtojë Ballkanin

Bashkësitë Islame në Ballkan por dhe autoritetet e rendit Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, thonë se në vend janë të pranishme grupe vehabiste por se ato nuk paraqesin ndonjë rrezik për momentin. Sipas tyre, besimijanë të pranishme grupe vehabiste por se ato nuk paraqesin ndonjë rrezik për momentin. Sipas tyre, besimi vehabi është i importuar në Ballkan, dhe për këtë arsye besimi në fjalë mundi të ndikojë vetëm disa grupe të vogla. Myslimanët në rajon, shumica e quajnë veten “myslimanë evropianë” dhe me frikën se mos prishet ky imazh nuk e fshehin shqetësimin e ndjerë nga ekzistenca dhe shfaqja e vehabinjve në rajon.

Të rinjtë, të cilët me pamjen e tyre na sjellin në mendje talebanët e ardhur nga kampet e Bin Ladenit në Afganistan, për disa janë sekt islamik, ndërsa për disa të tjerë janë fundamentalistë të rrezikshëm, të cilët përligjin islamin burimorë dhe kërcënojnë institucionet ekzistuese të bashkësisë islame në Ballkan. Lexoni më tepër…