Kalo te lënda

Terrori Enverist (*)

by më 25/10/2008

Kampet: Kampi shfarosës i Maliqit.- 1947-1952, 2000 të
burgosur. Punohej për tharrjen e kënetës së Maliqit, të zhytur
në baltovinat e kënetës deri në kërthizë. Këmbët ua çanin
kallamat dhe gjakun ua thithnin ushunjëzat. Midis torturave
ishte futja në gropën e fekaleve gjer në fyt, groposja e gjallë e
të riut Virtyt Gjylbegaj që gjatë rrugaë nga uria hante ndonjë
copë panxhari, por e paguante me hu kurrzit gjersa binte në
tokë pa ndjenja. 62 vetë vdiqën.

Kampet e Borshit dhe Shën Vasisë.- 1966-1991, me mijëra
vetë kanë punuar për taracimin e bregdetit, nga Borshi në
Sarandë 50 km Kristina von Kohl, anëtare e Komitetit të
Helsinkit kur e pa këtë kamp tha se “kampet naziste të Dahaut
dhe Mat-hauzenit kanë qenë shumë më të mira”

Kampi skëterrë i Spaçit.– 1968-1990. Me mijëra të burgosur
politikë kanë nxjerrë miliona ton bakër dhe pirit nën
kamxhikun e gardianëve shpirtkazëm, në kushte të ashpra
malorë( -15 gradë Celsius)Më 1973 ata bënë një revoltë, por kjo
u shtyp mizorisht

Kampi i Qafë-Barit.– 1982-1990. 21 km afër Fushë Arrëzit,
400-500 të burgosur politikë nxirrnin bakër dhe pirit.Më 1984
pati një revoltë që u shtyp mizorisht.

Kampi i Valiasit, 12 km pranë Tiranës.- Që nga viti 1945,
400 vetë punonin për sistemimin e tokavë të fermës së
Kamzës. U mbyllmë 1946, por u mbajtën të internuar politikë.
Kampi i stadiumit në Tiranë.- 1945. Kampi i Jubës, më 1946,
800 të burgosur hapën një kanal me gjerësi 6 m e thëllësi 10
m 5 km të gjatë.

Kampi i Kozarës.– 1948 punuan 700 të burgosur politikë në
kanalë bonifikimi të Myzeqesë.

Kampi i Gosës.- 1949, 600 të burgosur politikë, sistemonin
tokat bujqësore.

Kampi i Bedenit.– 1950-1952 1000 të dënuar politikë, hapën
një kanal 15 km të gjatë në terren kodrinor me gurë shtufi.
Vdiqn 20 vetë.

Kampi i Urës së Bonës.– 1950, 700 të burgosur politië, punoi
në hekurudhë.

Kampi i Bishqemit.– 900 të burgosur, hapën tunelin 400 m të
gjatë.
Kampi për hapjen e kanalit Peqin-Kavajë.- 2000 të
burgosur, hapën kanalin 50 km të gajtë.

Kampi i Vlashukut.– 1500 të burgosur, hapën kanal 2 km të
gjatë e 30 m të thellë. Punonin si skllevërit e Egjiptit të lashtë.
U ndërtua për tërheqjen e ujrave të lumit Devoll. Vdiqn 40
vetë.

Kampi i Urës Vajgurore.- 2000 të burgosur, punuan për
ndërtimin e aeroportit të Kuçovës.
Kampi nr 4 në Tiranë.- 1953-1955 600 të burgosur ndërtuan
blloqe pallatesh te “Agimi”.
Kampi i Rinasit.– 1955-1957, 1500 të burgosur ndërtuan
aeroportin.
Kampi i Varibobës.– 700 të burgosur gjatë 1955-1956,
bonifikuan fushëm e Fierit.
Kampi i Tërbufit.– 1955-1957, 900 të burgosur, thanë
kënetën, detyroheshin të punonin të zhytur në baltë gjer në
mes, sëmureshin e vdisnin nga piskimet e ushunjëzave të
infektuara.
Kampi i Zadrimës.– 800 të burgosur nga të cilët 300
ushtarakë grekë të dënuar në Shqipëri. 1955-1957.
Kampi i “Dinamos”.- 500 të burgosur për ndërtimin e
pishinave.
Kampi i Thumanës.– 500 të burgosur 1960-1963.
Kampi i bllokut “Puna” Tiranë.– 400 të burgosur ndërtuan
500 apartamente.
Kampi i sanatoriumit Tiranë.- 350 të burgosur.
Kampi i Kombinatit Ushqimor Tiranë.- 300 të burgosur
1959-1961.
Kampi i Laçit.– 1963-1967, 700 të burgosur ndërtuan uzinën.
Kampi i Rubikut.– 1963-1965, 400 të burgosur, ndërtuan
uzinën.
Kampi i Fushë-Krujës.– 1965-1966, 600 të burgosur, ndërtuan
fabrikën e çimentos.
Kampi i Elbasanit.– 1966-1968, 1000 të burgosur, ndërtuan
1968-1970, 350 të burgosur ndërtuan uzinën.
Kampi i Skrofofabrikën e çimentos.
Kampi i Repsit.-tinës, Vlorë.- 1967-1971, 700 të burgosur,
thanë kënetën e Nartës pjesërisht.
Kampi i Ballshit.– 1971-1984, 1000 të burgosur ndërtuan
uzinën.
Kampi i Torovicës.– 1968-1991, 400 të burgosur punuan në
bujqësi.
Kampi i kompleksit “Dinamo”.– 1977-1987, 400 të burgosur
ndëruan qindra apartamente për ministinë e brendëshme.

* (Të dhënat janë marrë nga libri “Mandelët e Shqipërisë”,
të Agim Mustës, Shtëpia Botuese
“Naim Frashëri”, tetor 1992)

From → Uncategorized

Lini një Koment

Lini një koment

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.