Kalo te lënda

Dy fjalë per Musa Juken ish kryetar Bashkie i Shkodres dhe minister i mbrendshem i Ahmet Zogollit.

by më 09/04/2017

Nga Paul Tedeschini

Në nji shkrim gazetarja Anila Dushi shkruen per origjinen e familjes së Musa Jukes:

“Duke folur për familjen e tij, referuar asaj që i kanë treguar paraardhësit, asaj që është e shkruar apo dhe materialeve të grumbulluara nga kushëriri i tij, Gëzim Juka, i cili është në proces të shkrimit të një libri për historinë e kësaj familjeje, Zamir Juka tregon se familja e tij ka ardhur në Shkodër nga zona e Dukagjinit, fshati Pecaj pas vitit 1600. I pari i fisit ishte Pal Juca, i besimit katolik, dhe më pas pjesëtarët e kësaj familjeje janë kthyer në myslimanë, ku dhe mbiemri Juca kthehet në Juka. Kjo mësohet se ka ndodhur në kohën e ikjes së Venedikut dhe ripopullimit të zonave rreth kalasë së Shkodrës.”.

Musa Juka lindi në Shkoder në vitin 1885 dhe vdiq në Aleksandri-Egjipt në vitin 1955. Ai ka qenë kryetar bashkie i Shkodres dhe ma vonë ka qenë minister i mbrndshem i Ahmet Zogollit.

Tregojnë se kur Musa Juka, (ish kryetari i Bashkisë Shkodër dhe ma vonë Ministër i Brendshëm i mbretit Ahmet Zogollit) iu drejtue Myftiut të Hasit:

“Po ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!”

Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë: “Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhé”.

Lini një Koment

Lini një koment

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.